Serbët me version të ri: Droni u komandua nga një lojtar në fushë (!!!)

October 16, 2014 13:07

Serbët me version të ri: Droni u komandua nga një lojtar në fushë (!!!)

Pas akuzave se ishte vëllai i kryeministrit Rama ai që komandoi flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi fushën e blertë të Beogradit, policia serbe vjen me një tjetër version po kaq absurd.

Sipas shefit të drejtorisë së policisë në Beograd, Miladin Despotović, valëvitja e flamurit kuqezi me Shqipërinë etnike është komanduar nga fusha nga një futbollist i kombëtares sonë. Por zyrtari i policisë serbe në këtë rast nuk jep emrin e futbollistit që sipas tyre kanë ngritur flamurin.

Sipas gazetës serbe G92 që citon kryepolicin serb, telekomanda u gjet më pas në posedim të delegacionit tonë në Serbi.

Në versionin e parë, autoritetet serbe, të cituara nga mediat e Beogradit, akuzuan Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit shqiptar se e kishte komanduar ai flamurin. Olsi Rama ndodhej në tribun VIP të stadiumit “Partizani” në Beograd për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri bashkë. Në intervistën që vëllai i kryeministrit dha për DITA ka shprehur neveri për akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa i ka cilësuar totalisht të pavërteta. Sipas Ramës, ai ka qenë duke fotografuar me telefon ndeshjen dhe se në jetën e tij nuk kishte komanduar ndonjëherë dron.

Flamuri u valëvit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 tetorit 2014 dhe përbri hartës së Shqipërisë etnike ishin dy heronjtë tanë kobmëtare Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

October 16, 2014 13:07
Komento

8 Komente

  1. mergimtari fv October 16, 13:19

    Kam dy dite qe ju deklaroj autorin terrorist me fakte teper bindese , krimineli eshte Hysen Terpeza anetar i delegacionit komunist shqiptar i Tiranes , UDB-ja ka profesionalizem ne gjetjen e autoreve dhe shpifjeve bajate , ajo ka kelysh ne Shqiperi pej dekadash por per kete u perdoren sllavet e FSHF-se qe nxorren ne drite te verteten e Milloshepiçit e piçave te tjere ne UEFA e FIFA .

    Reply to this comment
    • andi October 16, 15:01

      Po sikur ta kene organizu vete Serbija kete ngjarje? A mos i intereson politikes aktuale Serbe te gjeje shkaqe per probleme me BE e afrimin me Rusine por duke u largu nga ana e BE qe ajo ( Serbija) te justifikoje afrimin me Rusin. Nese Droni u ngrit nga nje tribune e Stadiumit si nuk pati mundesi te kapej nga Policija. Megjithate ato (serbet) nuk lejuan tifoze per Shqiperine, ta gezojne e ta mbajne me shendet, edhe nese nje tifoz i Shqiperise e beri i lumte jau punoi sic e meritojne.

      Reply to this comment
  2. orienti October 16, 14:03

    -..serbeve ju ka ngelur droni ne dore..

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit October 16, 15:02

    ti i tregon me gisht Henen kurse ata shikojne gishtin. Pala serbe kekron te implikoje ne plan te pare dronin,kurse ne fakt duhet te jape llogari per organizimin e keq te ndeshjes,per koret raciste dhe mosveprimin e forcave te sigurise madje dhunen e tyre ndaj skuadres shqiptare.Uefa eshte infleksibile per keto gjera e keshtu duhet te ndodhe.Droni dhe harta e Shqipèrise etnike per Uefen jane koncepte qe ia le per konsum politikes,e aq me teper kur nuk ka fakte qe droni eshte leshuar nga shqiptare.Gjersa nuk e gjejne dot kete serbet jane pergjegjes edhe per manovra dezinformuese,shteti yne duhet te reagoje fuqimisht.

    Reply to this comment
  4. Fat man October 16, 16:49

    Pas kontrolleve ne xhepa edhe per cakmake te ekipit te futbollit dhe te 40 tifozave shqiptare, si ka mundesi te hyje ne stadium droni (helikopteri) me flamur dhe tekekomande. Serbet jane jashteqirje dhe plehra. Droni u kap ne stadium, ku ne foto e ka nje huligan serb i Ivanit “toc carri”, me vone doli se u zbulua ne Panceva, qytet i akademise se luftes per ish Jugosllavine e tani per Serbine.

    Reply to this comment
  5. fanol bardhi October 16, 17:32

    Esht teper pak relevante kush e nisi flamurin. Kuptohet qe Serbet gjithe perqendrimin e kan aty e mundohen ashtu me u barazu e deri dikund e kan arrit. Ne gjith globin akti i flamurit ish marr si gjest simpatik e kreativ. Ose lojtaret ose sigurimi e merr flamurin edhe ja kish dhen referit te katert edhe vazhdon loja. Po nje popull i mbushur me urrejtje patologjike ndaj nesh nuk i duhet asnje arsyje te shperthej. Po mos te ndodhte fluturakja e ta kish dhen Shqiperia golin e pare kish ndodh e njejta.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi October 16, 20:09

    Telekomandën e dronit e kanë pasur dy veta,- arkani dhe milloshevici nga varri !? Ndonjëherë e merte dhe ratko mlladiçi për të kruar sumën e gjakosur? Sërbë të trashë,harbutë dhe provokativë?

    Reply to this comment
  7. Mark uk October 17, 16:22

    Shikoni kur te akuzojn edhe tranierin e kombtares.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*