Serbët në qeverinë e Kosovës nuk mbështesin formimin e ushtrisë

December 28, 2015 10:38

Serbët në qeverinë e Kosovës nuk mbështesin formimin e ushtrisë

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç ka thënë se serbët në institucionet e Kosovës nuk do ta përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne për këtë temë kemi folur disa herë dhe kemi theksuar se ne nuk do ta përkrahim asnjë iniciativë të tillë.

Po të kishim qenë të gatshëm të përkrahnim këtë iniciativë, kjo tashmë do të ishte vënë në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Jevtiç në një intervistë për TV Herc të Shtërpcës.

“Konsiderojmë, ka thënë ai, se disa tema janë më të rëndësishme sesa formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe mendoj se shoqëria kosovare duhet të merret me çështjen ekonomike dhe me gjithë atë që i mundon qytetarët e Kosovës”.

Jevtiq ka thënë se për këtë çështje nuk flet askush nga serbët në Qeverinë e Kosovës dhe se kjo nuk është prioritet për serbët, dhe ne, ka shtuar, kemi thënë se përgjithësisht nuk mund ta përkrahim këtë iniciativë.

“Kjo është gjëja e fundit që kemi thënë ne për idenë e formimit të ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Jevtiç.

Ai ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave serbe duke theksuar se formimin e tij e pret në gjysmën e parë të vitit që vjen.

Jevtiq mendon se në vitin 2016 nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë.

December 28, 2015 10:38
Komento

1 Koment

  1. Agroni USA December 28, 13:23

    Gjykimi prej injoranti(jo pa dashje) i pakices serbe ne Kosove eshte per t.u patur parasysh nga Europa,sepse nuk eshte nje kerkese e thjeshte per plotesim te te drejtave te pakicave.por nje pretendim per mosnjohje te Shtetit dhe indirekt.njohje te varesise nga Serbia si dikur.Ky llogjikim eshte njelloj sikur pakicat greke ne Shqiperi te mos duan te kete ushtri shqiptare.C.do te thote kjo.pra qe kemi ushtrine greke qe na mbron.Boll me debillleqet e serbeve dhe te vete Europes qe i shkon pas avazit.Kosova eshte shtet i pavarur dhe nuk ka shtet pa ushtri.Ata qe kundershtojne kete jane armiq te qellimshem te Kosoves e kosovareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*