Serbët paralajmërojnë bllokimin e të gjitha rrugëve në veri

Redaksia Online July 31, 2013 09:51

Serbët paralajmërojnë bllokimin e të gjitha rrugëve në veri

Serbët në pjesën veriore të Kosovës që kanë bllokuar rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviç,  kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personat e arrestuar Sllobodan Repiç dhe Zharko Veselinoviç, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri.

Të hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës i kanë arrestuar  Sllobodan Repiç, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviç, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Këto arrestime kanë sjellë edhe sulme ndaj misionit të EULEX në veri të Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës tha se grupe personash të panjohur, sulmuan gjatë natës një makinë të Misionit të EULEX-it në veriun e Mitrovicës të banuar me shumicë serbe.  Ky ishte sulmi i dytë në ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në veri.

Njëri nga të arrestuarit është Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviçit, i njohur si një nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës dhe për lidhjet e tij të dyshimta me krimin e  organizuar.

Autoritetet serbe ndërkohë u bënë thirrje qytetarëve serbë në veri të shmangin çdo veprim të dhunshëm, ndërsa kritikuan EULEX-in për urdhër arreste të fshehta kundër serbëve, një pohim i hedhur poshtë nga zyrtarët evropian.

Redaksia Online July 31, 2013 09:51
Komento

1 Koment

  1. hosteni July 31, 10:03

    shefe guzhine baronesha Ashton, ndihmes shefa Thaci &Dacic , menuja : corbe qe nuk I pelqen as kosovareve as serbeve ,,,,,,,,,,,hajeni vete kete qe gatuat,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*