Kryetari i partisë serbe kërkon shpalljen e Ramës “non grata”

February 19, 2018 14:24

Kryetari i partisë serbe kërkon shpalljen e Ramës “non grata”

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës, se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar, ka nervozuar disa politikanë në Serbi.

Një ndër ta është edhe kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq. Ai ka pohuar se deklarata e tillë e Ramës është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësie ndaj Serbisë dhe popullit serb.

Prandaj, sipas Popoviq-it, Rama duhet të shpallet “persona non grata”, apo person i padëshirueshëm në Serbi.

“Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe shteti i rremë i Kosovës do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët dhe president, është e drejtuar kundër paqes në rajon dhe përfaqëson një akt armiqësor ndaj Serbisë”, thotë Popoviq.

Ai shton se kjo është një tendencë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, prandaj Rama duhet të shpallet i padëshirueshëm, kurse ambasadorit shqiptar në shtetin serb duhet t’i dërgohet një notë proteste.

l.h/ dita

February 19, 2018 14:24
Komento

1 Koment

  1. Toni February 19, 20:44

    Cfare kane keta qe terbohen kur dy vende te pavarura mund te bejne cte duan me njeri tjetrin. Kosova eshte njohur nga shumica e Europes dhe vendeve te botes. Prandaj bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte ceshtje kohe dhe jo ceshtje nese do te behet apo jo. Serbija te haje mut. Kot e ka nuk e merr dot me Kosoven. Kosova tani eshte vend i pavarur. Te kenaqet qe e mori pa qera dhe e shfrytezoj si nje vend te skllaveruar per 75 vjet. Tani Good bye! Eshte shekulli i shqiptareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*