Serbia bllokon “autostradën energjetike” Shqipëri-Kosovë

June 30, 2016 10:26

Serbia bllokon “autostradën energjetike” Shqipëri-Kosovë

Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike”, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV të Interkoneksionit, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ende nuk po mund të bëjë operimin e sistemit si bllok kontrollues, por as të bëjë menaxhimin komercial të kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës dhe alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore).

Për pasojë të ndërhyrjes së Serbisë, linja e ndërtuar nuk është lëshuar për qëllime komerciale. Madje, nuk mund të jetësohet as marrëveshja e nënshkruar në mes të operatorëve të dy shteteve për rregullim sekondar, përkundër që në kuadër të projektit të linjës 400 kV është bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi). Në ditën e lëshimit të linjës 400 kV në punë, ndërhyrja e Serbisë në pronën e Kosovës është ngritur si çështje në nivel të dy qeverive.
June 30, 2016 10:26
Komento

2 Komente

  1. TLN June 30, 15:55

    Vazhdojne projektet e suksesshme te Serbise dhe Damir Fazllicit ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Arben June 30, 20:03

    DONI ME PER BELULIN.

    SERBEVE DUHET TU JAPIM NJE MESIM TE MIRE, VETEM KESHTU RRINE URTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*