Serbia, e disponueshme për “një qendër të dhënash” nga Huawei

November 5, 2019 14:39

Serbia, e disponueshme për “një qendër të dhënash” nga Huawei

Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi.

Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit.

Aktualisht Serbia ka dy marrëveshje me kompaninë kineze dhe njëra prej të cilave, ajo për kamerat e sigurisë në rrugë, ka provokuar diskutime.

Raportime mediatike të ndryshme flasin për aplikimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës

“Me gjasë akuza të tilla janë një lloj lufte tregëtare ndaj një kompanie joperëndimore që ka vendosur distancën në një treg dinamik” – shkruan portali ResPublica.

Presionet ndaj Huaweit janë kaq të mëdha saqë edhe në Britani, marrëveshja mes saj dhe Vodafone për internetin 5G u shty për pas zgjedhjeve.

Edhe në Tiranë, Ambasada Amerikane paralajmëroi për kujdes sapo kryeministri Rama promovoi teknologjinë 5G, patentën e së cilës e kanë pikërisht kinezët e Huawei.

Më shumë, rreth argumentit, klikoni KËTU

d.a. / dita

November 5, 2019 14:39
Komento

1 Koment

  1. Lili November 5, 20:09

    Nuk ka hap Rrjetin 5 G ky serbi , as bythen per asgje si ky i joni, Prandaj serbet i japin fabrika e neve gjishti ne bythe!
    Kur te mesojne mos me dhane bythen per ashje pushtetaret tone , atehere ndoshta do respektohemi si shtet e si popull!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*