Serbia i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kroacisë, i ndalohet hyrja…

April 26, 2018 17:53

Serbia i përgjigjet në të njëjtën mënyrë Kroacisë, i ndalohet hyrja…

Ndalimi i hyrjes së ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, në Kroaci ka nxitur të njëjtin reagim dhe te Serbia.

Qeveria serbe ka vendosur sot që ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanovic, nuk do të jetë i mirëpritur në të ardhmen në territorin e shtetit serb, transmeton lajmi.net.

“Qeveria serbe beson se këto veprime të Kroacisë janë kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektit reciprok të bazuar në vlerat evropiane, që përfshijnë lëvizjen e lirë të njerëzve”, thuhet në komunikatën e qeverisë serbe.

Ky vendim i marrë nga qeveria serbe nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse acarimin e mëtejshëm të raporteve mes Serbisë dhe Kroacisë, të cilat pësuan “shkundje” kur kryetari i Partisë Nacionaliste, Vojisllav Sheshel, shkeli dhe fyeu kroatët dhe simbolet e tyre gjatë një vizite të delegacionit kroat në Serbi.

s.a/dita

April 26, 2018 17:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*