Serbia, letër 22 shteteve të BE: Rishqyrtoni njohjen e Kosovës

October 4, 2017 11:13

Serbia, letër 22 shteteve të BE: Rishqyrtoni njohjen e Kosovës

Serbia do të kërkojë nga 22 shtetet e BE-së të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Beogradi zyrtar do t’i dërgojë një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas rastit të pavarësimit të Katalonisë.

Siç mëson “Novosti” serb, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vuçiç do t’i bëhet BE-së pas mesazhit të Brukselit, i cili ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk janë raste të njëjta.

Letra e cila do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ku njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë?”.

Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë.

Presidenti Vucic ka thënë se nuk pret që Brukseli të reagojë pas letrës zyrtare që do të dërgojë Serbia, por sipas tij, është detyrë e tyre të mbrojnë interesat e vendit të tyre. “Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por më nuk do të ndodh. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letë, derisa shqiptarët mund të flasin atë që iu vije në mendje”, ka thënë Vuçiç.

October 4, 2017 11:13
Komento

1 Koment

  1. vlora.vlora October 4, 11:59

    Do te thote qe edhe kosova po beri referendum ,bashkohet me shqiperine ,nga te dyja anet serbet dhe evropa bashke ne bythe e kane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*