Serbia në aleancë të ngushtë me Rusinë, nuk e duan Kosovën në Interpol

April 16, 2018 10:11

Serbia në aleancë të ngushtë me Rusinë, nuk e duan Kosovën në Interpol

Serbia ka filluar tashmë aktivitetet diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan ‘Novosti’.

Moska duket se tani është partneri kryesor i Beogradit, e cila do të lobojë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës në Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë muajit nëntor.

Ndërkohë që, muajin e kaluar Kosova u njoftua se kërkesa për anëtarësim ishte përfshirë në draft-axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 87-të të Interpolit.

Por, drejtori i Policisë serbe, Vladimir Rebiq së fundi ka thënë në selinë e Interpolit se Serbia do të bisedojë me të gjithë anëtarët e kësaj organizate, në mënyrë që t’i bindë ata që Kosova të mos aderojë në këtë organizatë.

Komiteti Ekzekutiv është përgjegjës për përgatitjen e agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Policisë, dhe aktualisht kryesohet nga Meng Honwei i Kinës. 12 anëtarë të tjerë të këtij komiteti janë nga Algjeria, Koreja, Rusia, Kanadaja, Franca, Belgjika, Brazili, Amerika, Moldavia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Nigeria.

Kujtojmë se vjeshtën e kaluar, autoritetet kosovare hoqën dorë nga Interpoli, duke u shprehur se nuk kishin mbështetjen e mjaftueshme për anëtarësim.

s.a/dita

April 16, 2018 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*