Serbia proteston për 10 cent

June 13, 2018 17:13

Serbia proteston për 10 cent

 

Rritjen e çmimit të naftës, qytetarët e Serbisë e kanë pritur me bllokim të akseve rrugore dhe paralizim të trafikut.

Qytetarët shprehen së çmimi 1.3 euro që ka shkuar benzina dhe 1.24 euro naftë, janë të papërballueshme, ndonëse paga mesatare është rreth 450 euro.

Ndonëse paga mesatare në Serbi është rreth 450 euro, ata thonë se nuk e përballojnë dot çmimin 1.3 euro që ka kapur benzina dhe 1.24 euro që ka shkuar nafta.

Protesta e fundit u zhvillua të martën, ku qindra drejtues automjetesh bllokuan për 20 minuta një nga autostradat hyrëse të Beogradit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Që prej ditës së premte protesta të kësaj forme po zhvillohen në Serbi. Nisma ishte e një grupi qytetarësh në rrjetet sociale.

Ky grafik tregon rritjen me 10 cent që ka pësuar çmimi i benzinës brenda tre muajsh.

Qytetarët ia venë fajin tatimit të vendosur nga qeveria për çdo litër nafte, që sipas tyre zë 55% të çmimit. Por qeveria mbrohet duke thënë se rritja e çmimit reflekton luhatjet e tregut ndërkombëtar dhe tarifat e kërkuara nga institucionet financiare ndërkombëtare.

l.h/ dita

June 13, 2018 17:13
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 June 13, 18:06

    Shqiperia nuk proteston per gjera kaq te vogla.Rrofte emigracioni dhe droga

    Reply to this comment
  2. Adih June 14, 12:06

    Kris 1 @….
    Shqiptaret jane rrahur qe kelyshe ,dhe hane edhe bar po te jete nevoja .
    Ose cohen kur i theret Basha per interesat e veta mafioze . Rrnofte populli i dhjere Shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*