Rio 2016/ Rekomandimi serb: Braktisni podiumet me kosovarë

August 7, 2016 15:37

Rio 2016/ Rekomandimi serb: Braktisni podiumet me kosovarë

Braktisni ceremonitë e marrjes së medaljeve në rast se në podium do të jenë edhe sportistë të Kosovës, është këshilla që qeveria serbe u ka dhënë sportistëve të saj në rast se ata do të ndajnë podiumin me atletët e ardhur nga Kosova.

Ministri serb i Sporteve, Vanja Udoviçiç tha se, megjithatë, vendimi përfundimtar u takonte vetë sportistëve serbë.

”Theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një detyrim, por vetëm me një rekomandim, pasi çështja është komplekse”, thonë burime nga qeveria serbe.

Kosova është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 dhe në Rio janë të pranishëm tetë atletë, disa prej të cilëve morën pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës me Shqipërinë.

“Nuk duam të kërcënojmë atletët tanë, por nuk mundemi të dëgjojmë himnin e Kosovës dhe të shohim flamurin e tyre”, deklaroi Udoviçiç.

August 7, 2016 15:37
Komento

5 Komente

  1. Leo August 7, 16:46

    Pa serbet ne podium do te ishte shume me bukur!!!!!. Do zoti qe atletet fitojne medalje,pa puna e srbeve eshte e lehte. Te pirdhen nga erdhen.

    Reply to this comment
  2. Shushica August 7, 17:06

    U ka mbetur ora në mesjetë…..Ndjej keqardhje për këtë popull që udhëhiqet akoma nga instinktet , si kafshët në pyll.Ndoshta kanë të drejtë kroatët që sillen ashpër e me nacionalizëm ekstrem ndaj tyre .Ne jemi shumë , shumë , përpara e humanë në raport me ta , pavarësisht format.

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku August 7, 18:16

    Keta serbet jane te marre fare mor zoteri. Cfare shansesh ka qe nje sportist kosovar te hypi ne podium? Dhe pastaj cfare shancesh ka qe nje sportist serb te fitoje nje medalje ne te njejten gare me kosovarin. Nuk iu rrihet pa folur dhe duan te tregojne pa tjeter qe jane budallenjte e Ballkanit.

    Reply to this comment
  4. Alban August 7, 21:12

    Cfare qeniesh te prapambetura keta barbaret e Ballkanit!

    Reply to this comment
  5. haku August 8, 11:04

    Nje propagande armiqesore sllave kunder shqiptareve.Maqedonasit sllave organizuan nxenesit maqedonas te protestojne kunder shkollimit te nxenesve shqiptare ne gjuhen shqipea. Kjo nje marri qe nuk ndodhe cdokund. Edhe ministri serb, Vanja porosite te rijet serb te protestojne kunder te rinjeve shqiptare. Edhe ate ne nje tubim boteror ku e tere bota eshte e bashkuar, e shoqeruar, e futur ne nje solidaritet botror ndernjerezor. Sjelljen e tille te ministrit serb e denon gazeta “Blic” beogradase.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*