Serbia nuk pranon kërkesën që Kosova të jetë në Konferencën e Komisioneve të Integrimit

October 23, 2015 20:09

Serbia nuk pranon kërkesën që Kosova të jetë në Konferencën e Komisioneve të Integrimit

Kosova nuk ka arritur, të jetë pjesë me të drejta të plota në konferencën e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore.

Propozimi i Shqipërisë nuk është aprovuar dot, për shkak të mungesës së delegacionit të Malit të Zi dhe kundërshtisë që Serbia kishte, që aprovimi malazes të bëhej nëpërmjet një shkrese zyrtare.

Për shkak të anulimit të pjesëmarrjes se delegacionit nga Mali i Zi për hir të situatës së tyre politike, ky vendim nuk u arrit të merrej pasi pala serbe nuk e quajti dakortësinë me shkrim që delegacioni i Malit të Zi depozitoi duke rënë dakord me propozimet dhe amendamentet. Do të ngelet një çështje e cila do të shqyrtohet gjatë vazhdimit të Presidencës së radhës, e cila do të jetë e Bosnjë Hercegovinës“, tha Majlinda Bregu.

Bregu, drejtuese e kësaj konference dhe kryetare e komisioni parlamentar të Integrimit e cilësoi si arritje, dakortësinë e të gjithë delegacioneve për përfshirjen e parlamenteve në procesin e Berlinit. / Dita /

October 23, 2015 20:09
Komento

4 Komente

  1. DRENICA E KUQE October 23, 20:42

    Ne rast te tille, politika e pergjegjshme shqiptare duhet ta shpalle bashkimin kombetar e territorial te tokave te copetuara shqiptare dhe Shqiperia te funsionoje si nje teresi, si nje shtet i shqiptareve, dhe, jo te vazhdoje te bie pre e politikave anti shqiptare te fqinjve pushtues e dinake!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. maja October 23, 22:09

    Sa rendsi qe i jep vetes kjo kodra mbas bregut…

    Reply to this comment
  3. mira October 23, 23:39

    Psikopati Rama eshte ne delir, i duket sikur eshte lider ballkanik nderkohe qe ne politike eshte nje fshatar provincilal frikacak qe ja kane hedhur te gjithe te brenshem e te jashtem, por ai e ka mendjen tek karikja kryeministrore dhe tek thesi me para.

    Historikisht te gjitha ta qe kane drejtuar shqiperine( me perjashtim te Enverit) e kane shitur bythen tek te huajt, po njesoj si Zogu, vetem per pushtet.
    Serbia nuk po le kusur pa bere per ta demtuar dhe shkaterruar Kosoven, ky karabushi fryhet
    si gjeli maje plehut dhe sikur te mos ishte i cmenduri krimineli dhe shpellari saliserbi qe “kaloi vijen e kuqe” sipas kinezit te vogel Arviziu, NE KETU DO KISHIM PESHQESH EDHE ARMET KIMIKE, qe nje dite te bukur “si padashje nga nje gabim teknik apo ndonje “i cmendur i sajuar” do i kishin bere hatane popullit shqiptar.
    Dy dite lajme dhe kaq.
    Keta jane politileshet e papergjegjshem dhe kuislinget e Shqiperise dhe te Kosoves

    Reply to this comment
  4. fatos October 24, 10:17

    Ô koke loqe E di eshte lindur dhe ritur ne tirane babai dhe gjyshi qyqetare me breza bile gjyshi i tije eshte nje nga firmetaret ne durres per pavaresine e shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*