Serbia të mos ngatërrohet kot!

April 8, 2015 15:35

Serbia të mos ngatërrohet kot!

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Zotërinjtë serbë nuk kanë asnjë të drejtë të preken dhe të shprehen se kjo do sjellë destabilitet në Ballkan. Së pari, Shqipëria dhe Kosova janë tashmë dy shtete legjitime që qysh më parë duhej të ishin një dhe që kanë çdo të drejtë ndërkombëtare të veprojnë sipas dëshirës së popujve të tyre pa diktat e dhunë. Nëse popujt dëshirojnë të bashkohen, këtë të drejtë nuk ka forcë në bote ta ndalë. Së dyti, në vend që serbët të reagojnë tani që kohët kanë ndryshuar dhe të shprehen për pushtimin e gjatë që i kanë bërë Kosovës, dalin e sigurokan që ky bashkim nuk do të ndodhë. Nëse bota është vetëm Serbia, kjo ndodh, por Serbia është njëlloj si Shqipëria, Kosova etj., dhe një votë ka të vetën.

Zotërinj serbë! Tashmë duhet të shikoni jetën brenda kufijve tuaj, sepse dalja nga kufijtë i ka kushtuar shtrenjtë popullit serb, sidomos në 1998-99. Mos i ngatërroni problemet më keq se mbi kurriz të popullit tuaj do bien kusuret. Busulla ka ndryshuar, por ju nuk shikoni gjë sepse nacionalizmi ju ka verbuar. Koha do rrjedhë, paçka se ngadalë, ashtu siç rrodhi edhe për Kosovën, sepse koha nuk ka njëanshmëri. Uroj që Vuçiçi e çiçët e tjerë ta kuptojnë situatën e të mos bëjnë deklarata për vota pushteti!

April 8, 2015 15:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*