Serbia tërheq trupin diplomatik nga Shkupi, nuk jep asnjë arsye

August 21, 2017 09:29

Serbia tërheq trupin diplomatik nga Shkupi, nuk jep asnjë arsye

Pa asnjë njoftim paraprak, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka tërhequr të gjithë stafin nga ambasada e saj në Shkup, ndërsa autoritetet maqedonase nuk dinë ta thonë arsyen e këtij veprimi.

Misioni diplomatik i Beogradit kishte kërkuar përforcimin e sigurisë së objekteve të ambasadës, gjë të cilën Ministria maqedonase e Rendit e kishte bërë.

Agjensia serbe e lajmeve Beta njoftoi se stafi i ambasadës është thirrur për konsultime urgjente në kryeqytetin serb. Ambasadorja Dushanka Divjak Tomiç nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e largimit të personelit, por ka lënë të kuptohet se mund të japë më tepër hollësi gjatë ditës.

Ministria e Jashtme maqedonase thekson se është në komunikim me autoritetet në Beograd për të mësuar shkaqet e këtij veprimi.

Serbia kishte raporte shumë të mira me pushtetin e kaluar në Maqedoni, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për ekzekutivin aktual. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç e ka theksuar më shumë se një herë këto muajt e fundit se vendi i tij kishte gabuar me njohjen e fqinjit jugor sipas emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë” dhe jo referencës ndërkombëtare “FYROM”.

Një agjent i shërbimit të sigurimit serb ishte brenda ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë gjatë trazirave të 27 prillit, kur turma e protestuesve hyri me dhunë dhe rrezikoi jetët e deputetëve, duke lënduar fizikisht kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në veçanti duke i shkaktuar lëndime të rënda drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

August 21, 2017 09:29
Komento

1 Koment

  1. Arben August 21, 15:31

    SHANTAZH NDAJ ZAEVIT, DHE LIGJIT PER

    GJUHEN SHQIPE.

    LE TE VENE ANDEJ NGA KANE ARDHUR,

    NGA STEPAT E RUSISE

    MAQEDONI = SHQIPERI.

    VDEKJE KOMUNIZMIT

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT

    SLLAVO-KOMUNIST.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim