Serbia vijon gjuetinë e shtrigave ndaj kosovarëve, MPJ: BE të ndërhyjë urgjentisht

August 14, 2018 11:50

Serbia vijon gjuetinë e shtrigave ndaj kosovarëve, MPJ: BE të ndërhyjë urgjentisht

Serbia vijon ndalimet e shtetasve kosovarë teksa kalojnë nëpër territorin e saj.

Sipas informacioneve të para të Zyrës Ndërlidhëse së Kosovës në Beograd, personi në fjalë është ndaluar për veprën penale terrorizëm.

“Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga Serbia mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit”, ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ajo i bën thirrje Serbisë që të ndalë urgjentisht keqtrajtimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve kosovarë.

MPJ i drejtohet edhe Bashkimit Europian e komunitetit ndërkombëtar që t’i tërheqin vëmendjen shtetit fqinj për sjellje të këtij lloji, si dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të shtetasit kosovar.

s.a/dita

August 14, 2018 11:50
Komento

2 Komente

  1. A August 14, 16:47

    Si e kerkoka lirimin e kosovarit MPJ e Kosoves , po sikur te jete vertet terrorist ? Apo eshte diçka e pa mundur , mos ishin te pakte terroristet kosovare te ISIS ? Kosova arrestoi nje funksionar serb , pse hyri “pa vize” ne Mitrovice , tani na beka ultimatume per nje person te dyshimte per terrorizem . Gomarlliqe !

    Reply to this comment
    • Tani August 14, 18:03

      Qeveria e Kosoves duhet te beje te njeten gje, te arrestoje kriminelet e luftes se Serbise. Te fuse ne burg kedo qytetar qe ka qene ushtarak dhe kalon permes Kosoves. Nuk mund ta zgjidhni ceshtjen duku ju lutur Italise apo Frances qe jane pro-serb.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*