Seria A/ 29 gola në 8 ndeshje, fitojnë Lazio, Napoli e Atalanta, ngec Roma

April 3, 2021 17:59

Seria A/ 29 gola në 8 ndeshje, fitojnë Lazio, Napoli e Atalanta, ngec Roma

Një javë plot me gola ishte ajo radhës në Serie A ku në 8 ndeshje u shënuan plot 29 gola.

Napoli fitoi me rezultatin 4-3 përballë Crotones. Vendasit udhëhiqnin 3-1 në pjesën e parë, por miqtë gjetën forcat dhe barazuan më pas. Djemtë e Gattuso gjetën ende fuqi në këmbët e tyre dhe shënuan golin e fitores me Di Lorenzon.

Atalanta mori një 3 pikësh të vlefshëm duke mundur në shtëpi Udinezen me rezultatin 3-2. Dygolëshi i Muriel e çon “Dea”-n në vendin e tretë.

Edhe Lazion mori një fitore të mundimshme 2-1 në shtëpi ndaj Spezia, në një takim që shënoi përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve pas një ndërhyrje të rëndë të miqve në fund të takimit.

Roma vijon të tregojë paqëndrueshmëri në kampionat duke rënë në vendin e 7 që e le jashtë kupave të Europës.

Verdhekuqtë morën një barazim 2-2 ndaj Sasuolos në transfertë, në një takim që ishin duke udhëhequr gjatë gjithë kohës.

o.j/dita

April 3, 2021 17:59
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim