Seria A, barazon Interi, Manaj luan 20 minuta

October 5, 2015 07:51

Seria A, barazon Interi, Manaj luan 20 minuta

Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e vështirë të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Serisë A.

Pjesa e parë është mbyllur pa golave, pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit arritën të kalonin në avantazh me anë të Muriel, në minutën e 51. I gjendur në disavantazh të një goli, Mancini vendosi të bëjë ndryshime në formacion dhe në minutën e 71 hodhi në fushën e lojës edhe talentin shqiptar, Manaj, i cili e bëri më të rrezikshëm sulmin zikaltër.

Interi barazoi në minutën e 76 me kroatin Perisic, ndërsa pak minuta më vonë kryesori i takimin i mohoi kryesuesve të Serisë A edhe një 11-metërsh të pastër, pas një ndërhyrje ndaj Manajt. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe Interi me pikën e fituar ngjitet edhe një herë në vendin e parë të renditjes, por Fiorentina ka një ndeshje më pak, të cilën do ta luajë në mbrëmje ndaj Atalantës.

Të dielën, Roma u rikthye te fitorja, duke triumfuar 2-4 në Palermo. Ndërsa Udinese-Genoa u mbyll në barazim 1-1.

October 5, 2015 07:51
Komento

1 Koment

  1. "BALASHI" October 5, 12:14

    Asgje nuk me intereson nga kjo ndeshje, veç lajmit te mrekullueshem te aktivizimit te Manajt, qe i uroj me shume minuta e golin e pare interist se afermi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim