“Serie A ka përfunduar, nëse Lotito e dëshiron këtë kampionat të mallkuar, le ta marrë”

March 22, 2020 22:47

“Serie A ka përfunduar, nëse Lotito e dëshiron këtë kampionat të mallkuar, le ta marrë”

Koronavirusi ka goditur edhe futbollin italian me të gjithë forcën. Për javë të tëra kampionatet janë ndalur dhe dikush pyet kur dhe nëse do të jetë e mundur të fillohet përsëri për të mbyllur sezonin.

Drejtuesit e futbollit synojnë të kthehen në fushë në kohë për të përfunduar sezonin, por ka edhe nga ata si, Massimo Cellino , që shprehen se sezoni ka mbaruar dhe se njerëzit po vdesin. Sipas numrit një të klubit të Brescias ky kampionat është i mallkuar.

“Por çfarë rikuperimi, por çfarë sezoni të përfundojë, unë mendoj për vitin e ardhshëm, vetëm atë. Sezoni është zhdukur, nëse Lotito e dëshiron këtë kampionat të mallkuar, le ta marrë. Mjaft më, sezoni ka mbaruar. Dhe nuk flas kështu sepse Brescia është në vendet e fundit. Jemi të fundit sepse e meritojmë. E meritoj unë i pari. Unë mendoj për ata që do të humbasin punën e tyre dhe ata që po vdesin”

“Ka shumë gjëra. Nuk duhet të mendojmë se kur të rifillojmë, por nëse do të mbijetojmë. Nëse flasim për futbollin, gjithçka duhet të zhvendoset sezonin tjetër dhe ky sezon të marrë fund. Realizëm, zotërinj, duhet të ketë realizëm, përfundoi Cellino.

e.k. / dita

March 22, 2020 22:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim