Serie A si filmi “Game of Thrones”, të gjithë duan fronin e “Zonjës”

July 16, 2017 22:15

Serie A si filmi “Game of Thrones”, të gjithë duan fronin e “Zonjës”

Mbrëmjen e sotme (me orën e Amerikës) do të kthehet një nga serialet më të ndjekur në historinë e televizionit. Në fakt, sot do të shfaqet seria e parë e sezonit të shtatë të “Game of Thrones”.

Fama e këtij seriali ka arritur maja të paprekura më parë. Mjafton të mendosh se reklama e publikuar në Youtube për sezonin e ri ka marrë 33 milionë shikime. Protagonistët e serialit janë shtatë familje mbretërore, në luftë për fornin e shpatave. Kush ulet në atë fron sundon mbi gjithë familjet e tjera.

Një temë kjo që mund të përshtate shumë mirë edhe në një kampionat futbolli ku skuadrat përfaqësojnë mbretëritë e ndryshme që luftojnë për fronin e më të mirës.

Në Serie A ky fron mbahet nga “Zonja e Vjetër”, e cila do të kërkojë ta mbrojë atë për vitin e shtatë radhazi, si askush tjetër më parë në historinë futbollit italian. Juventus, për rrjedhojë, është si familja Lannister e “Game of Thrones”, ajo që është aktualisht e ulur në fornin e shpatave, të cilin e mban prej disa vitesh falë martesave, vrasjeve aleancave. Por dinastia e familjes Lannister ka arritur në një pikë kulmore:

“Armiq nga lindja, nga veriu, nga perëndimi dhe nga jugu” (thotë Cersei në “triler”-in e serialit). Të gjithë janë gati të luftojnë kundër Lannister për të sunduar shtatë mbretëritë. A do të arrijë Juventus të mbrohet nga sulmet e Roma, Napoli, Milan dhe Inter?

MILAN, “HOUSE TARGARYEN” – Para rebelimit të mbretit Robert Baratheon (mbretëria e tëcili financohej pikërisht nga Lannisterët në sezonin e parë), shtëpia e Targaryen ka qenë e fundit që është ulur në fronin e shpatave.

Janë pretendët më të akredituar për ta rimarrë fronin sepse, pasi u persekutuan dhe u detyruan të emigronin, falë pasionit të Daenerys dhe dragonjve të saj janë drejt rikthimit në vendin që u takon.

torna-game-of-thrones-tutti-contro-la-juve-le-casate-in-lotta-pe-53806-1

Dragonjtë, simbol i Kinës, nuk mund të përfaqësojnë asgjë tjetër përveçse Milan-in e Yonghong Li dhe merkaton e zjarrtë që po zhvillojnë kuqezinjtë. Fassone dhe Mirabelli kanë blerë një ushtri të re, siç ka bërë Daenerys me Dothrakit.

Por Daenerys ka zgjedhur të ketë në krah Tyrion Lannister, vëllai i urryer nga Cersei dhe Jamie Lannister, i cili ka trdhëtuar familjen e tij për një të mirë më të madhe. Pikërisht si ka bërë Leonardo Bonuçi, që pas gjashtë vitesh me Juventus, ka zgjedhur ngjyrat kuqezi për të gjetur mundësi të reja.

NAPOLI,  “WHITE WALKERS” – Janë ushtria më e frikshme duke parë se në të kaluarën, periudha e akullt zgjati më shumë se një brez. Një periudhë që tashmë duket e largët dhe që rrëfehet në legjenda dhe që përcillet brez pas brezi, siç ndodh në Napoli për skuadrën e madhe të Maradona-s. Kur u mposhtën, u ngrit një mur (barriera) për të mbrojtur mbretërinë nga pushtimi i tyre, por nga fillimi i serialit jo vetëm që është lajmëruar kthimi i tyre, por atij i frikësohen familjet e veriut.

torna-game-of-thrones-tutti-contro-la-juve-le-casate-in-lotta-pe-53806-2

Pikërisht si “White Walkers”, edhe Napoli pritet të kthehet në luftë për titull prej 5 vitesh. Presidenti De Laurentiis vazhdon të përforcojë ekipin, ka ndryshuar udhëheqës nga Benitez te Sarri dhe tani, pas konfirmimit të ushtrisë së sezonit të kaluar, ka ardhur më në fund koha për të luftuar për titullin. A do të arrijnë ta kalojnë murin?

 

INTER, “HOUSE STARK” – Janë një nga familjet më historike të shtatë mbretërive të serialit, luanin një rol shumë të rëndësishëm në kontrollin e shtatë familjeve, pikërisht si Inter në Serie A. por, për shkak të fërkimeve të vazhdueshme me Lannisterët, kanë humbur të gjithë liderët e tyre gjatë sezoneve të fundit.

Në fillim i ka takuar këshilltari të mbretit, Ned Stark, më pas gruas Catelyn dhe djalit të parë Robb dhe djalit tjetër Rickon. Si familja Stark, nga 2011-a e deri më sot, Inter ka parë t’i largohen shumë protagonistë. Presidenti Massimo Moratti, i detyruar t’i lërë vendin Erick Thohir-it, më pas kanë ardhur lamtumirat e Zanetti, Cambaisso, Samuel dhe Milito.

torna-game-of-thrones-tutti-contro-la-juve-le-casate-in-lotta-pe-53806-3

Në fund ka ardhur edhe largimi i të gjithë njerëzve të Moratti-t që kishin mbetur në klub. Një nga fëmijët që kanë shpëtuar, “bastardi” John Snow, falë aleancës me rojtarët e murit, ka arritur të marrë fronin e mbretërisë, por për të mundur aleatët e Lannister ka qenë i detyruar të kërkojë ndihmën e familjes Arryn, e cila kishte përfunduar nën kontrollin e motrës Sansa.

Ahstu si John Snow, Thohir është bindur të pranojë aleancën dhe fondet e Suning. Edhe pse lufta për titull duket akoma larg, Inter po punon që të kthehet në Champions League.

ROMA, “HOUSE MARTELL DHE TYRELL” – Familja e Martell është një nga më antiket e shtatë mbretërive. Për një kohë të gjatë ka pasur një rol të rëndësishëm në luftën për fronin, por shoesh është fshehur në tokat e saj, në jug, duke krijuar aleanca për të ruajtur pushtetin e saj.

Si Martell, edhe familja e pasur e Tyrell, shpesh ka përdorur martesat dhe aleancat për të marrë pushtetin, por rrallë herë i është afruar fronit si në vitet e fundit. Tyrell kanë qëndruar gjithmonë në krah të Lannister në vitet e fundit të mbretërimit, duke i dorëzuar këtyre të fundit edhe një element të çmuar (Pjanic) në këmbim të pushtetit.

Por tani, pas vdekjes së nipërve më të rinj, mbretëresha Olenna ka studiuar një plan të ri për të rindërtuar pushtetin e familjes së saj.

torna-game-of-thrones-tutti-contro-la-juve-le-casate-in-lotta-pe-53806-4

Ashtu si Tyrell do të lidhen me Martell gjatë këtij sezoni, Roma ka zgjedhur një drejtor të ri sportiv, Monchi (i transferuar nga Sevilla, një lokalitet ku janë xhiruar skenat e familjes Martell, jo rastësisht), dhe pavarësisht se ka humbur elementë të rëndësishëm si Salah dhe Rudiger, po organizon një merkato të karakterizuar nga blerje me perspektivë, si i riu turk Under.

Ndërkohë, nuk mund të përjashtohen aleanca të tjera gjatë vitit. Një ushtri e re, e ndryshme nga ajo e viteve të fundit dhe me një udhëheqës të ri. A do të jetë ky viti i duhur për të hedhur Juventus-in bga froni?

July 16, 2017 22:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*