Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

May 20, 2014 08:13

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndjerë edhe sot në kryeqytet.Lëkundjet e kanë patur epiqendrën 13 km në veri të Kuçovës, 23 km në veri të Beratit e 47 km në jug të Tiranës, por lëkundje të lehta të tërmetit janë ndjerë në Kuçovë, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje.

Tërmeti me magnitude 4.5 balle shkalla Rihter u regjistrua në orën 06:43 në koordinatat 40.91 në veri dhe 19.88 në lindje, lëkundjet në thellësinë 2 kilometër dhe zgjati 3-4 sekonda ndërsa nuk ka ende raportime për dëme materiale.

Tërmeti 4.5 balle u pasua nga 1 lëkundje tjetër në orën 07:05 me magnitudë 2.8 ballë shkalla Rihter. Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 13 km në juglindje të Cërrikut, 21 km në jug të Elbasanit, 48 km në juglindje të Tiranës, në koordinatat 40.93 në veri dhe 20.04 në lindje, lëkundjet në thellësinë 6 kilometër.

Tërmeti i sotëm vjen në valën e tërmeteve të regjistruara gjatë ditës së djeshme që shkaktuan jo vetëm panik tek banorët por edhe dëme materiale, kryesisht dëmtime të banesave./ ORA

May 20, 2014 08:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*