Sërish protesta të dhunshme në Athinë

September 18, 2016 12:22

Sërish protesta të dhunshme në Athinë

Protesta të dhunshme janë zhvilluar në Athinë, në përvjetorin e tretë të ekzekutimit të muzikantit dhe aktivistit të majtë, Pavlos Fysas, prej një anëtari të organizatës kriminale “Agimi i Artë”.

Grupe protestuesish të majtë, të mbështetur edhe prej organizatave antiraciste, protestuan në vendin ku 3 vite më parë, Panajotis Rupakias goditi me thikë muzikantin, duke e lënë të vdekur në vend.

E ndërsa gjyqi i organizatës fashiste ende vazhdon, vrasësi gëzon lirinë në saj të një klauzole në ligjet vendase. Protestuesit kërkuan drejtësi, në mënyrë që të mos përsëriten më akte të tilla.

Pas përfundimit të protestës, një grup anarkistësh hodhën gurë dhe bomba molotov kundër forcave të shumta të policisë, që ndodheshin në zonë, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese.

Prej sulmit të anarkistëve u dëmtuan disa vitrina dhe automjete, ndërsa një polic mori plagë të lehta. Ai u dërgua në spital, ku pasi mori ndihmën e parë, u largua.

Policia ndaloi disa anarkistë, por ndaj tyre nuk janë ngritur ende akuza. Në vazhdim, grupi i anarkistëve iu drejtua lagjies “Eksarkia”, ku dhe zhvendosën aktet e dhunës.

Gjatë përleshjeve të natës në këtë zonë të kryeqytetit helen u dëmtuan disa makina dhe u dogjën koshat e mbeturinave në rrugët pranë Politeknikumit të Athinës.

Atmosfera në qendër të Athinës ishte mbytëse prej gazit lotsjellës dhe tymit të flakëve. Situata iu kthye normalitetit gjatë orëve të mëngjesit.

September 18, 2016 12:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin