Sërish shifra të larta nga COVID në vend: Konfirmohen 15 humbje jete dhe 1039 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithsej numërohen 937 të vaksinuar

February 22, 2021 18:00

Sërish shifra të larta nga COVID në vend: Konfirmohen 15 humbje jete dhe 1039 raste të reja në 24 orët e fundit. Gjithsej numërohen 937 të vaksinuar

Sërish shifra të larta të personave të infektuar me COVID janë shënuar në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona dhe janë shënuar 1039 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728  vaksina antiCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64,318 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16  pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita,  1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

 

COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1039

Të shëruar në 24 orë      989

Të shtruar në spitale      656

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               3258

Testime totale           443,748

Raste pozitive            101,285

Raste të shëruara        64,318

Raste Aktive               35,286

Humbje jete                1,681

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21,718

Fier        2864

Durrës     1814

Vlorë        1798

Shkodër     1427

Elbasan       1046

Lezhë           858

Berat          1059

Korçë          982

Gjirokastër  955

Dibër            368

Kukës           397

 

j.l./ dita

February 22, 2021 18:00
Komento

5 Komente

  1. Raimond vlonjati February 22, 19:35

    Perendimi nuk ka konsiderat fare per ne,

    Ndaj Qeveria shqiptare dirket te kerkoje te marre vaksina nga Kina dhe Rusia ,
    nuk ka pse ri besnike e qelbesirave

    Eshte fyese, dhe turp e faqja e zeze
    te jesh kaq servil me Perendimoret saqe te sakrifikosh jeten e popullit tend

    Shko mor vellla merr vaksina nga Kina e Rusia , boll me keta muterit e EU-se,

    Aty po vdesin njerezit kot fare, ndaj shko merr vaksinat

    Duhet qe edhe media dhe gazetat ti bejne thirje Qeverise , ( sepse Opozita eshte deficente )
    te shkoje
    te marri vaksina ne Kine e Rusi,
    sepse Shendeti i Popullit Shqiptar qendron mbi gjitheshka

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi February 22, 19:55

      E Mondi, kaq shpejt u thyeve? Ti i mencuri dhe parimori! Deri para 1 jave thoshe se mund te marrim nga Kina, por jo nga Rusia! Tani u thyeve plotesisht! E po me te ketille burra nuk behet Shqiperia! Lere qe c’them dhe une! Ti je ne Amerike dhe … vari hejbet, nuk je i pari qe ben llogje Kavaje!…

      Reply to this comment
    • Lili February 23, 13:03

      Perendimi ka aq konsiderat per ty sa qeveria jote e sigurisht kur jo ma shume se qeveria jote! Pra kerko fajin per ku gjendet Shendetsia tek qeveritaret tone se perendimoret me milliarda kane ndihmuar Shqiperine!

      Reply to this comment
  2. Boss February 22, 22:27

    Gjithe Bota po perdor vaksinen Sputnik V Ky plehra Cifuto Sorrosiane Rama e ben me qellim qe te zhduk Shqiptaret. Ky eshte njeriu me i ndyre ne Bote. Ne cdo Shtet politikanet po bejne Cmos per te marre Vaksinat Ruse dhe shpetuar njerzit e vet. Evropa i Aprovoi per vete ndersa ne vdesim dhe Ameriken nuk e tradhetojme. Keta kriminela Sadist kane Sy dhe faqe dhe shajne Enver Hoxhen

    Reply to this comment
  3. Njeres pa pune February 23, 08:26

    “Gzim..” e bukur shorehja “llogje kavaje”….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim