Sërish tritol administratorit që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve në Shijak

September 16, 2017 10:14

Sërish tritol administratorit që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve në Shijak

 

Administratorit të shoqërisë që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve dhe kafshëve në Shijak, Arlind Lala, 33-vjeç, i është vendosur sërish eksploziv.

Lënda shpërthyese është vendosur në derën e një magazine që shfrytëzohej nga Lala.

Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Magazina ishte marrë me qira nga 33-vjeçari dhe përdorej për depozitimin e mbetjeve spitalore. Grupi hetimor i ngritur nga Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Javën e kaluar shpërthim te klinika dentare

Edhe një javë më parë Arlind Lalës i vendosën tritol te një tjetër biznes i tij, pranë një klinike dentare ku pati vetëm dëme materiale.

Ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike nga persona të paidentifikuar.

Ndërtimi i inceneratorit në Shijak ka shkaktuar edhe reagimin e banorëve të cilët 10 ditë më parë u ngritën edhe në një protestë kundër këtij projekti i cili synon të grumbullojë dhe djegë mbetjet e kafshëve në periferi të Shijakut.

September 16, 2017 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*