Servet Pëllumbi: Ja pse e kundërshtova Ben Blushin, në PS ka probleme, por gjërat me radhë

Xhevdet Shehu July 19, 2015 01:34

Servet Pëllumbi: Ja pse e kundërshtova Ben Blushin, në PS ka probleme, por gjërat me radhë

Po, thotë Prof. Servet Pëllumbi.

Iu kundërvura tezave të zotit Blushi për faktin e thjeshtë se PS ka korrur dy fitore të mëdha radhazi dhe është e pakuptimtë të sulmosh kryetarin e partisë që i udhëhoqi me sukses këto dy fushata.

Megjithatë ish-nënkryetari dhe figura më e spikatur e socialistëve thekson se PS ka probleme, të cilat ai beson se do të zgjidhen gradualisht.

Edhe çështja e mandatit të kryetarit të partisë ai beson se do të zgjidhet në Kongresin e muajit janar të vitit të ardhshëm…Pëllumbi kërkon kujdes nga partitë e koalicionin që mos t’i trajtojnë votuesit si dele të bindura.

– Profesor, dje në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ju i jeni kundërvënë kritikave që bëri deputeti Ben Blushi për mosfunksionimin e strukturave të Partisë dhe sidomos për çështjen e mandatit të kryetarit. Pse e mbajtët këtë qëndrim?

– Po, është e vërtetë që e kundërshtova Blushin. Por nuk isha vetëm unë që kundërshtova tezat e tij. Unë iu kundërvura tezave të zotit Blushi për faktin e thjeshtë se PS ka korrur dy fitore të mëdha radhazi dhe është e pakuptimtë të sulmosh kryetarin e partisë që i udhëhoqi me sukses këto dy fushata të fundit shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. E kam fjalën për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe për ato vendore të 21 qershorit të këtij viti. Ato që thashë në mbledhje tashmë janë bërë të njohura nga mediat dhe mund t’i citoni ashtu siç i kam thënë.

– Çfarë theksuat konkretisht në mbledhjen e Asamblesë së PS-së?

– Thashë se fitorja është një moment për t’u ndjerë krenarë dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Fitorja duhet të na bëjë krenarë. Njerëzit janë optimistë. Vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ja, këto thashë në esencë në fjalën time. Po më përpara kam thënë në një intervistë se rezultati në zgjedhjet e 21 qershorit është shumë i mirë, i mirë dhe i mjaftueshëm. Numri i kryetarëve të bashkive ishte shumë i mirë, numri i këshilltarëve ishte shumë i mirë, ndërsa numri i votuesve ishte i mjaftueshëm. Fituesi nuk gjykohet, sot duhet t’i gëzohemi fitores.

– Sidoqoftë, në thelbin e tij Blushi, duket se ka të drejtë kur thotë se nuk duhet të ketë kryetar të përhershëm të partisë, pra që partia të funksionojë me rregulla, të zbatohet statuti… Apo jo?

– Natyrisht që duhet të zbatohen rregullat dhe të respektohet statuti. Por partia ka funksionuar, përndryshe nuk do të kishte fituar dy palë zgjedhje radhazi. Në janar të vitit të ardhshëm mblidhet Kongresi dhe aty do të shikohen të gjitha këto çështje. Edhe ajo e mandatit të kryetarit, që ngre Blushi. Do bëhen ndryshimet statusore, do bëhet kongresi dhe do të bëhen ndryshimet e tjera. Kjo është normale. Nuk shikoj ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Pellumbi5– Fakti që këto probleme ngrihen nga një deputet i PS-së dhe brenda strukturave drejtuese të saj, do të thotë se këto probleme ekzistojnë.

– Është e natyrshme që ka edhe probleme. Por, le të ecet normalisht. Unë mendoj se më e rëndësishme aktualisht është se si të menaxhohet gjithë ky besim dhe gjithë kjo votë që të dha elektorati, të mos merret partia me çikërrima, të merret me veten e saj ,duhet të modernizohet që t’i përgjigjet kësaj fitoreje që i dha elektorati, ndryshe elektorati do t’i largohet dhe me të drejtë do t’i largohet. Unë e kam vlerësuar publikisht fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por mbi të gjitha filozofinë e dialogut dhe mirëkuptimit të shfaqura në këtë fushatë. Kjo filozofi duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por kam theksuar gjithashtu që kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkohet më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët që do t’i përfaqësojnë. Madje kam thënë shprehimisht gjatë një interviste se PS dhe LSI nuk duhet t’i trajtojnë votuesit si dele.

– Pavarësisht se ju e kundërshtuat deputetin Blushi, problemet që ai ngriti a duhet të merren në konsideratë në kongresin që është menduar në janar të 2016 dhe të implementohen në statusin e partisë?

– Pikërisht, pikërisht. Partia Socialiste është një parti e madhe dhe moderne, që e lejon mendimin alternativ të shprehet dhe të diskutohet. Kam besim se në Kongresin e ardhshëm këto gjëra do të diskutohen me seriozitet dhe do ta bëjnë partinë më vitale.

 

Xhevdet Shehu July 19, 2015 01:34
Komento

7 Komente

  1. Elpiniqi July 19, 07:11

    Une ish antar i PS-se deri para zgjedhjeve,familjarisht dhe farefisnisht,gjithsejt 37 vete NUK KEMI SHKUAR TE VOTOJME!!!
    ARSYEJA:
    -6 prej nesh kane qene ushtarake dhe Edi Rama NUK KA BERE ASGJE per te shfuqizuar ligjet ANTIKUSHTETUESE te Sali Berishes!
    Kemi 23 vjet qe marrim nje pension MJERAN,bile per 3 vjet,nga 1996-1998 nuk na dhane asnje qindarke!!
    Atehere perse te shkoj ne VOTIME???
    Per mua me i mire eshte greku,italiani e gjermani,qe na mbajne njerezit me pune,ndersa keta SUNDIMTARET tane(qe mos qofshin) e kane mendjen te shtojne vilat e tyre!!!
    U rente nje meteor mbi koke,ishalla!!!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi July 19, 21:01

      Ju bashkohem opinioneve te ” Elpiniqi ” per ceshtjet qe kane te bejne me trajtimin e ushtarakeve te te gjithe brezave.Ne lidhje me ceshtjet e tjera pergjithesisht jam ne linjen e mendimeve te profesor Servetit me perjashtim te mendimit se fitoret e 23 dhe 21 qershorit jane merite e Z.Rama? Jo,nuk jane merite e tij por e “urrejtjes popullore ndaj regjimit te sali gomar berishes i cili ishte bere i padurueshem, i pagelltitshem ne cdo aspekt…”.Sasia e elektoratit te PS ka qene konstant pothuajse ne te gjitha zgjedhjet dhe te sasia e tij nuk duken meritat e kryetarit’madje dallohet qarte tkurrja e ndjeshme! Jane mbi 300 mije votues me pak!PS ben mire t’i degjoje zerat kunder sepse diversiteti i mendimeve i jep jete.Nuk e shoh te arsyeshme qe PS pothuajse gjithe ministrat i psonisi jashte lidershipit socialist.PS nuk duhet te jete apo te kthehet ne kamping per shoket e shoqkat e kryetarit.PS e ka dhe duhet ti kete lideret dhe drejtuesit brenda vehtes etj.etj.Nderime profesor Serveti!

      Reply to this comment
  2. Iqinip July 19, 16:48

    Hiqe LSI-ne (me metodat e saj) dhe shihe PROFESOR SE KENI FITUAR L E S H I N dhe nuk keni korrur dy fitore të mëdha radhazi

    Reply to this comment
  3. bobi July 19, 17:03

    Profesor nuk e di ne se jeni vertet me titullin prof,e di qe jeni dr.megjithate nuk ka rendesi,e rendesishme eshte qe ju si gjithnje jeni ne dileme,mundoheni te pozicionoheni ne te ashtuquajturin ‘mesi i arte’ i Aristotelit,as keshtu e as ashu,ose ose,mbase dhe ashtu dhe keshtu,nuk i vini kurre pikat mbi i,keni nje fare shtirje apo hipokrizie ne gjithe qenien tuaj qe hiqeni si babaxhan por nga mbrapa ta ngulni keqas.Dhe me e keqja jeni shume perfitues,asnje veprim,ide apo qendrim nuk e beni pa llogariur perfitimet personale.Per me teper jeni dhe shume frikacak!!!!!!!!!!Tung prof,ne se jeni vertet prof?????

    Reply to this comment
  4. faro July 19, 17:59

    Bobi! Mos i bjer me qafe profesorit! Ai mbetet nga zerat me kurajoz, me serioz, me te pergatitur dhe me inteligjent ne PS.

    Reply to this comment
  5. santana July 19, 19:30

    “Mendimi alternativ” brenda partive ne Shqiperi mbetet nje barsalete e PPSH-se.

    Reply to this comment
  6. Darius July 20, 00:28

    Profesor o Profesor mos e mbaj gjithe diten me dore..!!!
    Profesore pa Akademi vetem ne Albani ka..!!
    ……lulet vetem ne Paris blihen me lek,ketu i hane gomeret….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*