Servet Pëllumbi: Ja pse e kundërshtova Ben Blushin, në PS ka probleme, por gjërat me radhë

Xhevdet Shehu July 19, 2015 14:32

Servet Pëllumbi: Ja pse e kundërshtova Ben Blushin, në PS ka probleme, por gjërat me radhë

Po, thotë Prof. Servet Pëllumbi.

Iu kundërvura tezave të zotit Blushi për faktin e thjeshtë se PS ka korrur dy fitore të mëdha radhazi dhe është e pakuptimtë të sulmosh kryetarin e partisë që i udhëhoqi me sukses këto dy fushata.

Megjithatë ish-nënkryetari dhe figura më e spikatur e socialistëve thekson se PS ka probleme, të cilat ai beson se do të zgjidhen gradualisht.

Edhe çështja e mandatit të kryetarit të partisë ai beson se do të zgjidhet në Kongresin e muajit janar të vitit të ardhshëm…Pëllumbi kërkon kujdes nga partitë e koalicionin që mos t’i trajtojnë votuesit si dele të bindura.

– Profesor, dje në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ju i jeni kundërvënë kritikave që bëri deputeti Ben Blushi për mosfunksionimin e strukturave të Partisë dhe sidomos për çështjen e mandatit të kryetarit. Pse e mbajtët këtë qëndrim?

– Po, është e vërtetë që e kundërshtova Blushin. Por nuk isha vetëm unë që kundërshtova tezat e tij. Unë iu kundërvura tezave të zotit Blushi për faktin e thjeshtë se PS ka korrur dy fitore të mëdha radhazi dhe është e pakuptimtë të sulmosh kryetarin e partisë që i udhëhoqi me sukses këto dy fushata të fundit shumë të suksesshme për Partinë Socialiste. E kam fjalën për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 dhe për ato vendore të 21 qershorit të këtij viti. Ato që thashë në mbledhje tashmë janë bërë të njohura nga mediat dhe mund t’i citoni ashtu siç i kam thënë.

– Çfarë theksuat konkretisht në mbledhjen e Asamblesë së PS-së?

– Thashë se fitorja është një moment për t’u ndjerë krenarë dhe se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Fitorja duhet të na bëjë krenarë. Njerëzit janë optimistë. Vendi po ecën në drejtimin e duhur. Ja, këto thashë në esencë në fjalën time. Po më përpara kam thënë në një intervistë se rezultati në zgjedhjet e 21 qershorit është shumë i mirë, i mirë dhe i mjaftueshëm. Numri i kryetarëve të bashkive ishte shumë i mirë, numri i këshilltarëve ishte shumë i mirë, ndërsa numri i votuesve ishte i mjaftueshëm. Fituesi nuk gjykohet, sot duhet t’i gëzohemi fitores.

– Sidoqoftë, në thelbin e tij Blushi, duket se ka të drejtë kur thotë se nuk duhet të ketë kryetar të përhershëm të partisë, pra që partia të funksionojë me rregulla, të zbatohet statuti… Apo jo?

– Natyrisht që duhet të zbatohen rregullat dhe të respektohet statuti. Por partia ka funksionuar, përndryshe nuk do të kishte fituar dy palë zgjedhje radhazi. Në janar të vitit të ardhshëm mblidhet Kongresi dhe aty do të shikohen të gjitha këto çështje. Edhe ajo e mandatit të kryetarit, që ngre Blushi. Do bëhen ndryshimet statusore, do bëhet kongresi dhe do të bëhen ndryshimet e tjera. Kjo është normale. Nuk shikoj ndonjë gjë për t’u shqetësuar.

Pellumbi5– Fakti që këto probleme ngrihen nga një deputet i PS-së dhe brenda strukturave drejtuese të saj, do të thotë se këto probleme ekzistojnë.

– Është e natyrshme që ka edhe probleme. Por, le të ecet normalisht. Unë mendoj se më e rëndësishme aktualisht është se si të menaxhohet gjithë ky besim dhe gjithë kjo votë që të dha elektorati, të mos merret partia me çikërrima, të merret me veten e saj ,duhet të modernizohet që t’i përgjigjet kësaj fitoreje që i dha elektorati, ndryshe elektorati do t’i largohet dhe me të drejtë do t’i largohet. Unë e kam vlerësuar publikisht fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por mbi të gjitha filozofinë e dialogut dhe mirëkuptimit të shfaqura në këtë fushatë. Kjo filozofi duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por kam theksuar gjithashtu që kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkohet më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët që do t’i përfaqësojnë. Madje kam thënë shprehimisht gjatë një interviste se PS dhe LSI nuk duhet t’i trajtojnë votuesit si dele.

– Pavarësisht se ju e kundërshtuat deputetin Blushi, problemet që ai ngriti a duhet të merren në konsideratë në kongresin që është menduar në janar të 2016 dhe të implementohen në statusin e partisë?

– Pikërisht, pikërisht. Partia Socialiste është një parti e madhe dhe moderne, që e lejon mendimin alternativ të shprehet dhe të diskutohet. Kam besim se në Kongresin e ardhshëm këto gjëra do të diskutohen me seriozitet dhe do ta bëjnë partinë më vitale.

 

Xhevdet Shehu July 19, 2015 14:32
Komento

21 Komente

  1. Integrim Shishtufina July 19, 16:08

    IMZOT SERVET PELLUMBI DHE FILOZOFIJA E ‘KENETES’!
    Shkaterrimin e Shqiperise e ideuan te agjenturat serbo-biberiane,e shkaterruan kujslinget antishqipetare te ‘politikes’ obskurantiste dhe e BEKUAN ‘filozofat’ e ‘kenetave ‘ apo ‘kukuvajkat’ si puna e Servetave,servilave duke zevendesuar inteligjencen e vertete te arratisur:
    Pyetjet per ‘profesorin’ e ‘luftes se klasave’ te Fiqirete Shehut dhe vellain e Lirim Pellumbit ish kryetar i deges se brendeshme te Durresit denuar per gjenocid do te ishin keto:
    -Me PS nga viti ’90 e deri me sot çfar ke kuptuar ,ke shtresa ka perfaqesuar dhe si parti kryesore me te ‘majten’ çfar lidhjesh ka patur?
    -Po qe se si filozof nuk te ka lene truri syte e veshet dhe pranon realitetin tragjik te shperberjes se shtetit,arratisjes se popullit,shperberjes se bazes ekonomike kjo e ashtuquajtura PS mban pergjegjesi dhe kush duhet te shkonte ne giotine perfshi edhe zoterine tende 90 perqind e femijeve shqipeare perjetojne mjerimin migjenian?
    -Ne vitet ’90 kur PS akoma nuk dihej se çfar e ke perfaqesonte,perdhunuesi i saj e njekohesisht edhe kryetar ne burg te shkruante kur zoterija jote ishe ne drejtim:Partine e kini kthyer ne kenete’ dhe me pas u fol per korrupsion ne organet drejtuese nga te ashtuquajturitBaçi.Kaçi,Naçi,Muçi, e deskrititimin direkt ne televizion duke u futur gishtin ne b…Tosi ty e Hajdar ages e kompani…..sa ka ndryshuar pas 25 vjetesh e sa nga elita oligarkiste kane bere burg per hajduteri ….
    -Ne cilen vend te Botes perfshi edhe ato te botes se trete nje grup apo elite ka 25 vjet ne krye te krimit e korrupsionit ne organet drejtuese te partise dhe parlamentit te trasheguar nga nepotizem e klientalizem qe ati Kiço i le vendit birit Beni qe pas 25 vjetesh ta mare nipi Blushi qe nuk jane as shqipetare por minoranca vlleh?
    -Ne cilen demokraci e vend te Botes nje parti e majte ne pushtet ka 2 vjet e nuk ka bere asnje reforme ,jo per drejtesine qe eshte e fundit’ por per sistemin radikal elektoral ku parlamenti te jete me 50 shqipetare te moralshem jo me teper se 2 legjislatura perjashtu ato te zgjedhura direkt nga populli duke perjashtuar te inkriminuarit?
    -Ne cilin vend te Botes nje popull i mjere i quajtur shqipetar ka 25 vjet qe nuk ka te drejten e votes por voton TA QI e ne parlament i del KA QI e asnjehere nuk VOTOHET?
    -Ne cilin vend te Botes nje parti e majte nuk eshte trasparent me popullin ku nuk dihet sa ka ngelur sa te ikur sa te pa pune sa jemi ne borxh kujt ja kemi borxh e pse jemi ne borxh?
    -Ne cilin vend te Botes nje parti e majte lejon ti shitet tere pasurija e popullit dhe tere ajo financiare te dale jashte me firmat edhe te ‘profesoreve’ hajdute te mbikQirjes e ‘ekonomise’ se Sudes?
    -Ne cilen vend te Botes na e quakerke fitore zoterija jote kur ne kete vend 25 vjet nuk voton mbi 50 perqind e shqipetareve,e quan demokraci?
    -Ne cilin vend te Botes nje parti e ‘mengjer’ si PS ne zgjedhjet e fundit fitoi vetem 12 perqind 12 perqind 12 perqind te elektoratit dhe pretendon te beje REFORMA PER TE RILINDUR SHTETIN!!???
    -Filozof i dogmave e shashkave madein Katovica,pse nuk i thua elektoratit shqipetar pas 25 vjetesh se ky popull nuk u shperbe se u vendos nga perendija ne Katovice por se i hapet b…. ju tere ishat agjenturave te te tere botes e na katandiset ne kete gjendje.
    -Krahesimet e PS me ke i ben me ato te BANDES pd apo LSI apo me 100 parti bageti njeri,qe nga 3 milion votues mjafton te votojne edhe 300 pas 25 vitesh te tjera dhe PS e lsi marin 200 vota dhe PD e PR 100 vota dhe jemi ne rregull :60 perqind me 30 perqind!?
    KUSH KERKON TE RILINDE SHQIPERIJA DUHET TE KERKOJE SHPERNDARJEN E PARLAMENTIT DHE TERE BLUSHAT IFTARET SALISJANET E KARABUSHAT JASHTE PARLAMENTIT NE DUAR TE GREJTESISE!
    P.S pyetja e fundit per ‘profesorin’ para se te shkoje ku vene te pasurit ne parajse:
    Nuk na the si filozof si e kane pagezuar emerin e sistemit politik e atij ekonomik ne kete vend pa shtet?Te fala nga Shishtufina!

    Reply to this comment
    • Lion July 19, 16:23

      Shume i hallakatur ne mendime more zoteri. Duket se je njesh me emrin qe ke vene ne krye.

      Reply to this comment
    • bato July 19, 16:40

      Shishtufina! I ke bere corbe shume probleme qe ngre, por nuk ke faj se qe aty ku jetoin ( ne boten e te vdekurve, ne Shishtufioine), nuk ke mundesi t’i shikosh drejt gjerat. Perkundrazi i shikon kokeposhte, si te gjithe te vdekurit. Ben mire te flasesh me Enverin, Mehmetin, Hisniun, Pjeter Arbnorin, … se ata ta kuptojne gjuhen. Ke grire nje corbe derrash qe mund ta hash vetem ti qe jeton aty, me miqte e tu te asaj bote.

      Reply to this comment
  2. bato July 19, 16:34

    E c’te bej i shkreti bibilushi, Blushi! E shikon qe askush nuk ia var dhe ben antireklamen. Te pakten e ka nje mbeshtetes te madh; ka Sali Berishen, ne gazeten e te cilit punoi per disa vjet! Te kesh mbeshtetje Saliun, mendoj se eshte fyerja me e madhe per nje socialist, por bibilushi, nuk ka aq intelekt sa te kuptoj qe eshte katandisur kobure e Sales. Por ama nuk ka faj, sepse paguhet nga ne si deputet, por shkruan romane gjate kater viteve si i mandatuar. Nga ana tjeter, i vjen plasje qe gjithe ai djale dhe nuk i degjohet asnje fjale. Ka edhe xhelozi, tipar i deshtakeve. Sot per sot eshte ne rrugen e Kacit te Zi te Saliut. Ndoshta ky behet Beni i Zi i Saliut. Keta tipa i do shume komunisti Sali!

    Reply to this comment
  3. SuloKapedani July 19, 16:45

    Komenti i pare eshte tamam si apologji por edhe si nje keshille qe i vdekuri i shishtufinès i jep punètorit ne pension te vorrezave.Respekte!

    Reply to this comment
  4. demokrati July 19, 19:35

    Mjerimi i ketij vendi gjate gjithe historise te ekzistences se shtetit Shqiptar,ka ardhur nga kulti i individit me pushtet(diktatori) dhe lufta e tij per te mbajtur pushtetin sa me gjate te jete e mundur duke mbledhur rreth vehtes gjithefare servilesh,sahanlepires dhe te pa-aftesh per te mbajtur pushtetin me çdo kusht. Statuti i nje Partie apo Kushtetuta e nje vendi,perbejne ligjin themelor te funksionimit te tyre.Shkeljet e ketyre ligjeve pa u ndeshkuar behen vetem nga monarket,diktatoret dhe bandat qeverisese qe nuk japin llogari tek kurkushi.Kjo ka ndodhur tek ne,ne regjimin e monarkise,ne regjimin komunist dhe kjo ndodhi edhe pas viteve 1990.A thua se Shqiperia nuk paska intelektuale te afte dhe te ndershem per te qeverisur kete vend me rotacion thellesisht demokratik çdo 4 vjete qeverisje.Turp qe nje asamble prej dhjetra personash,nuk ndihet ne respektim te ligjit themeltar te partise se tyre.Me sa duket ata i lidh me asamblene jo interesi i partise dhe i vendit por interesi i tyre personal i kushtezuar nga kryetari sa me jetegjate ne krye.Sepse po u zgjodh nje kryetar tjeter iku dhe vate edhe interesi i tyre. Pa u shkallmuar kjo tradite dhe simbioze mendoj se mjerimi do te jete gjithmon i pranishem.Faktori tjeter favorizues dhe vegjetues i kesaj situate eshte nderthurja reversible ndermjet klikes qeverisese me pushtet, si një rjetë vaskulare ane e mbane vendit me prapambetjen e madhe sociale që kënaqet me “një vezë sot se sa me një lopë mot”.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 July 19, 19:49

    Ish profesori vazhdon e ha torten ndersa elektorati socialist jep voten e merr te gratin.

    Reply to this comment
    • i ri July 19, 21:26

      Me qe je merakli qe sot e tutje ate te “gjatin “po ta leme per perdorim,sa here te kesh nevoje ta perdoresh ,,,,,,,,,,,!

      Reply to this comment
  6. integrim dhe nga kazanet July 19, 21:04

    o profesor
    nuk eshte1991
    eshte 2015,
    ps nuk deri te dera jote e shtepise,e as te komshiu,eshte gabim
    populli vuan
    kjo eshte rilindje e vdekur
    ka te drejte blushi,dhe ketu duhet te merren masa e jo si qerret njeri para e tjetri osh…….
    hani e pini derra nuk duhet tja dine,
    dje pashe nje qe mblidhte te kazanet mbeturinat e nje restoranti luksos ku deputetjane cdo nate,afer nga mbrapa presidences,
    te gjorit ju versululen qente dhe ai u urritur e ndau me kafshet e urritura.
    mund te kene pare edhe deputetet o servet.

    Reply to this comment
  7. integrim dhe nga kazanet July 19, 21:05

    o profesor
    nuk eshte1991
    eshte 2015,
    ps nuk eshte deri te dera jote e shtepise,e as te komshiu,eshte gabim
    populli vuan
    kjo eshte rilindje e vdekur
    ka te drejte blushi,dhe ketu duhet te merren masa e jo si qerret njeri para e tjetri osh…….
    hani e pini derra nuk duhet tja dine,
    dje pashe nje qe mblidhte te kazanet mbeturinat e nje restoranti luksos ku deputetjane cdo nate,afer nga mbrapa presidences,
    te gjorit ju versululen qente dhe ai u urritur e ndau me kafshet e urritura.
    mund te kene pare edhe deputetet o servet.

    Reply to this comment
  8. gezim July 19, 21:36

    Fakti qe rama e servilat e tije i referohet mesuesit te marksizmit tregon se nuk po rilind akoma demokracia ne kete grup shokesh miqesh ne nje parti qe mbane emrin e “armikut’ me te madhe te tyre Fatos Nano, as berisha pale E.Hoxha, nuk urrehet me shume nga ky grup mediokr sa ish reformatori i kesaj partije qe me te drejte nuk e njihte per prefesore ca mesues te idellogjise mashtruese qe sot keshillojne piktorin rama. Suksese drejte demokratures.

    Reply to this comment
  9. Onkezmi July 19, 23:56

    Cfare lesh profesori eshte ky,kur shkelet statuti?!

    Reply to this comment
  10. Studenti July 20, 00:12

    Ka vetem nje pyetje:Kush ofroi standartin me te larte ne kete Asamble te PS,Blushi apo Profesori?Ka mjeshtra qe mund te gjejne 1000 argumenta se si ta mbrojne Ramen nga ky hall por problemi eshte se i fituar eshte ai qe ofron standartin me te avancuar,me perendimorin.Pushtetin te majtet nuk e moren vetem per te rilindur shatervanet e shkaterruar,por rregullat e lojes te cilat ishin derrmuar nga Berisha.Blushi edhe pse i vetem eshte fitimtar ne kete perplasie.Te tjeret po i bejne hysmet biznesit personal,si profesori “Birres T…..”.Eshte evidentuar si problem serioz i Rames,goditjen e dyte do e haj nga Lideret Ballkanik kur ta shohin me percmim pasi nuk eshte rikonfirmuar nga forumet e partis se tij.Nuk te len te huajt te krekosesh si gjeli maj plehut,per kete shikoni si e katandisen Berishen pasi u njohen me hipokrizin e tij qe nuk bente zgjedhie as brenda PD as ato kombetare qe ishin farsa…

    Reply to this comment
  11. info-analitike July 20, 07:36

    Servetit i shkoi jeta duke iu servilosur te pushtetshmit te radhes.

    Reply to this comment
  12. Beni,djali i Kiços July 20, 10:07

    STATUTI I PARTISE DHE PROSTITUTAT E POLITIQISE!!
    Kur ketij vendi ‘ja ka marre ferra uraten’ 25 vjet le populli i pergjysmuar gjysma jashte e gjysma brenda perjeton mjerimin migjenian jo si as nje vend i Ballkanit por si ato te Afrikes eshte tragjedi kur ka akoma idjote e injorante apo ‘studente kristal’ qe i ha meraky se ne 100 parti me shume se bageti pse njeri me emerin Rama nuk zbaton statutin eshte njesoj si shprehja :’Shqiperija digjet e kurva Blushi krifet ‘.Blushi e tere karabushat e tjere jane protagoniste te shkaterrimit te vendit dhe kane 25 vjet qe ngrohen ne zjarrin qe Sali Neroni bashke me fatosat e tjere i vune zjarrin ….tani kerkojne pse nje RAMA na paska shkelur statutin e partise !!!!???? PROSTITUAT E NJE BORDELLOJE QE I KERKOJNE NJE PROSTITUTE PSE NUK JE E VIRGJER!!!????Po Gjinushat,milot,bashat,berishat Liket e 140 prostitutat politike qe kane 25 vjet qe nuk e rruajne trapin te dalin nga parlamenti!!!!!????

    Reply to this comment
  13. kol Kulumria July 20, 10:36

    ç’far kerkojn cubat e Saliut,Lulushit dhe Blushit ? Keta “teorizojne” pallavra
    per te rrezuar Qeverin ! Salushi e Lulushi duan ta mjelin shtetit me permasa te medha
    me vjedhje, vrasje e shitje pjese te Atdheut, si ç’kan bere edhe me pare .
    Ndersa Blushi me Dajen Fatos Nano po vdesin duke germuar me thoje e me
    dhemb çdo dite te rrezojn Qeverin “Rama” po per te njejten megallamani si
    Salushi e Lulushi ! Keta nuk i do populli.

    Reply to this comment
  14. Kosova sot July 20, 11:36

    O Blush, ti ne parim drejt i ngre problemet, se disa qendrojne, por hidhi nje sy edhe vetes tende, pasi je bere nje kritizer e vetem kaq. Po ta kesh vec me Ramen, bej cfare te dush, por po ta kesh me politiken qe po ndiqet ne fushen e ekonomise etj, athere referohu vendeve te tjera te zhvilluara, se cfare problemesh kane pasur ne fillesat e tyre, kur filloi te funksionoi shteti. A e di more Blush, se sa here i ke futur hundet dhe turinjte ne vendosjen e drejtuesve ne Prefekturen e Elbasanit, kur ke qene i deleguar. A e di se cfare drejtuesi vendose ne DR te tatimeve ne Elbasan, qe iku me bisht nder shale etj. Keshtu Z. Blush, analizoje vehten mire dhe veprimtarine tende, dhe trajtoji ne cdo podjum problemet qe ka Partia jote dhe e Rames, pasi keshtu do te dilni me te shendetshem. Te duket vetja se po zbulon ndonje gje te cilet nuk e dine e shohin. Por te shohim se ishallah vjen dita dhe te vene nje “Samar” ne kuriz dhe ty dhe te shohim si do ta mbash. Prandaj po te drejtohem, pasi je i “i lexuar”, qe provoje njehere samarin, per te te pare se sa mban, ai kurriz. S’kemi dwegjuar asnjehere qe ju te jepni ndonje rroge, ose me pak, per keta njerez qe vuajne e qe kane nevoje per kujdesje, apo nuk u del rroga per buke e kafe. Jeni bere se bashku, sikur ju kemi borxh jeten o llafollog.

    Reply to this comment
  15. mira July 20, 13:53

    komenti i integrim shishtufina i thote te gjitha dhe nuk ja vlen te harxhosh vendin e komenteve.
    Kritiket e tij jane aq mjerane sa nuk japin argument kunder tij -si rendom shumica e komentuesve bejne por fillojne e shajne si magjistrica sokakesh.

    Serveti eshte nga at mjerane qe pranojne te perdoren dhe qe Rama i perdor dhe gjithmone ka tallur trapin me kategorine e serveteve.

    Shoqeria me vonese por po ndricohet dhe keto vemje i neverit po aq sa ata qe i perdorin.
    Blushi ka kusuret e veta por nuk kemi kohe te analizojme personin Blush Por problemet qe ai ngre jane reale dhe nuk i interesojne “bufave te kenetes”

    Reply to this comment
  16. LORA July 20, 14:17

    servet pellumbi eshte pjese e stanit te nano-kurvave,nje nga gjeneruesit kryesore te modelit te blush-kurvave,pergjegjes I pare i sistemit gangster,te pas-nentedhjetes, qe u mori erzin dhe frymen shqiptareve,,,,,dhe si I tille nuk ka asnje te drejte morale te flase.ASNJE.
    Ne nje shtet te vertete te se drejtes semundja e bute s.pellumbi duhet te paguante shtrenjte,,,ne kete qe kemi ai duhet te heshte e jo te n’a prallise fillozofite e kalcifikuara me kohe,ne kontot perfituese te servet efendiut.
    Turp per mediat qe mbajne per reference gerdalla te tilla.

    Reply to this comment
  17. skifteri July 20, 15:50

    Duhen quar aty ku shkojne te gjithe,rruge tjeter me keta nuk ka.!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*