Servet Pëllumbi: Nano i përket historisë së shkuar…

June 13, 2017 09:34

Servet Pëllumbi: Nano i përket historisë së shkuar…

 

Profesor Servet Pëllumbi ka bërë një paktë më shumë me veten e tij se sa me lexuesit që e ndjekin. I shmang me marifet të gjitha prononcimet për politikën aktuale, pavarësisht se diskuton vazhdimisht dhe pambarimisht për to. Në fund të fundit ai është një politikan profesionist dhe veteran dhe sado që të përpiqet të mënjanohet, nuk shmanget dot. Prandaj dhe komunikimet me të kanë qenë dhe mbeten lakonike. I tillë ishte dhe ky komunikim i mbrëmshëm i Profesorit me gazetën ‘DITA’.

Biseda që bëmë dje me Profesorin kishte të bënte kryesisht me festën e ditëlindjes së PS-së dhe sidomos me përshëndetjen që kishte dërguar Fatos Nanoja për këtë ditë të shënuar. Pavarësisht se është një nga kontestuesit e mëdhenj të Fatos Nanos ndër vite dhe sidomos në librat me refleksione të tij, për politikat që ai ndoqi kur ishte në kreun e PS-së dhe të pushtetit,  Profesor Pëllumbi e vlerëson përshëndetjen e Fatos Nanon si një gjest mjaft pozitiv.

“E vlerësoj pozitivisht përshëndetjen e Nanos si një gjest reflektimi. Ishte një gjest që ai duhej ta bënte dhe e bëri…”

Mandej, Profesor Pëllumbi tha: “Mesazhi i Fatos Nanos, ishte në momentin e duhur dhe në interes të anëtarit të PS dhe elektoratit. Ka faktorë që e bëjnë të pashmangshme përplasjen dhe përçarjen, por ndonjëherë përçarja ndikon pozitivisht. Si në këtë rast të tanishëm”, tha Pëllumbi .

Megjithatë, Profesori është skeptik në një rikthim të Nanos në politikën aktuale. Kur e pyesim për këtë ai thotë, duke iu referuar një shprehjeje të vetë Nanos, se “Ai tashmë i përket historisë…”, ai lë të nënkuptohet se Fatos Nanoja i përket historisë së shkuar, jo asaj të ardhme.

Bisedoi: Xhevdet Shehu

June 13, 2017 09:34
Komento

7 Komente

  1. Besniku June 13, 10:10

    Po ti Z. Servet, ke fatin te riciklohesh nepermjet Djalit?!
    Nano ishte ai qe eshte, dembel dhe parazit, qe nuk diti te shfrytezoje aftesite intelektuale ne dobi te PS-se por dhe te tijat. Por ti, hiq pamjen e jashtme, dhe menyren hipokrite te te mbajturit si koka e PS-se, nuk ke asnje ndryshim.
    Gjithmone ke luajtur rolin e ideologut te PS-se, por , me vjen keq qe e them, je po aq mynafik sa dhe ka qene Ramiz Alia , ne rolin e shkaterrimit te partise e per me teper te Shtetit.
    Ke bere shkateruesin hap pas hapi te tradites se anetareve te PS, duke perfituar nga anetaresia e PPSH.
    Demek PS ishte ndryshe.
    Po pse nuk krijove nje parti tjeter, si beri PD, por helmove gradualisht njerzit, idealistet e PPSH dhe i kthyet te rinjte ne interesaxhij pa ideal.
    Ne fund te fundit, Ilir Meta me shoke jane prodhimi juaj.
    Por je treguar i zgjuar , kjo po, ke ndenjur ne hije, duke luajtur rolin e shume te respektuarit, duke krijuar biznese familjare, duke mos lejuar te te futet asnje gjemb ne kembe.
    Kete e ke realizuar pa ndonje veshtiresi, se vehten e rrezikon ai qe lufton, kurse ti ke dale here pas here, me artikuj “te filozofise se shkalles se larte”, vetem per te ngaterruar mendjet e atyre qe te besonin, si me teorine qesharake te vjeterimit te teorise se Marksit.
    Nuk te takon me te japesh opinion.

    Reply to this comment
  2. Guri June 13, 10:28

    Historia edhe perseritet. Historia nuk eshte matematikë. Tek e fundit Nano nuk ka vrare njeri, si Berisha. Per sa kohe Berisha po na neverit me pranine e tij, pse duhet te na shqetesoje rifutja e Nanos?

    Reply to this comment
  3. kris 1 June 13, 12:09

    Tashti nuk kam besim qe shqiperia do te behet me riciklimin e mundishem prej horrave te rilindjes te gjithe ujqerve qe kane 25 vjet qe po shqyejne delet.Krahas venies ne sofren ku po masakeohet torta e pushtetit te kulisheve te tyre po mblidhen dhe ishet: ish. kryeministri,ish presidenti.ish profesori etj
    Europa eshte afer me keta vetem kur e shohim me symbyllur.Po mbulon balta balten.

    Reply to this comment
  4. Vezhguesi June 13, 13:16

    Ju te gazetes jeni ca rufjane. Esenca e opinionit te Z Pellumbi eshte vleresimi pozitiv per mesazhin e Nanos, qe, fare natyrshem i perket historise. Po ju si ju vajti mendja ta titulloni artikullin me ate qe profesori as e ka thene po ju e keni nenkuptuar?
    Sa te mencur!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. Visari June 13, 13:21

    Titulli nuk thote ate qe ne fakt ka shprehur profesor Serveti
    Mos kerkoni te beni sensacione te kota.

    Reply to this comment
  6. shkretimi moral dhe ekonomik i kombit shqiptar, u be nga talebanizimi fetar ... June 13, 16:58

    nano do ishte ekuivalenti i krishter, i talebanit berisha . po ti je revizionist marksist leninist dhe s’kupton nga kto gjera .

    Reply to this comment
  7. perkthyesi June 13, 17:08

    Riciklimi i Nanos, eshte gabim shume i rende! Per kete myteber te politikes mund te shkruhet pafundesisht. Sigurisht, ai nuk eshte si Iliri, per shkakun e te cilit u vrane 4 protestues ne bulevard, vodhi floririn e Krrabes, grabiti neper tendera sa i desh qejfi, mbushi xhepat me parate e marra nga nevojtaret per pune, e u kap me ze e figure duke bere pazare parash etj, etj. Nano eshte nje fodull dhe dembel klasik. Ai nuk di te beje asnje pune, vetem te ktheje gotat e pijes njera pas tjetres, e te loze bixhoz neper kazino! Valle, kaq poshte kemi rene, qe ta veme ne krye te vendit! Qofshin te gabuara fjalet qe po degjojme poshte e perpjete, per ti dhuruar postin e presidentit! Atehere, ai bashke me Xhoin, do na pershendesin nga dritarja e avionit, pasi do i kthejne ecejaket jashte vendit ne udhetimet interkontinentale: Mirutakofshim, dhe kujdes, beni si them une, por jo si bej une! Megjithate, te presim se c’do na rezervojne ditet ne vazhdim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*