Servet Pëllumbi: Nuk ia vlen të replikoj me Kastriot Islamin e Bashkim Zenelin

Xhevdet Shehu June 20, 2016 10:14

Servet Pëllumbi: Nuk ia vlen të replikoj me Kastriot Islamin e Bashkim Zenelin

Botimi ditët e fundit i fragmenteve nga libri i ri i Prof. Servet Pëllumbit “Përvoja ime në Partinë Socialiste” (Ditar politik 1991-1996) ka ngjallur interes tek lexuesit, por edhe reagime kontestuese nga disa emra të njohur të asaj partie që përmenden në libër. Ndër ata që kanë reaguar më ashpër kanë qenë Kastriot Islami (ish-kryetar parlamenti dhe ish deputet) si dhe Bashkim Zeneli, (ish-anëtar i kryesisë së PS-së).

Lidhur me kundërvënien që ata i bëjnë autorit të librit për ato që treg në ditarin e tij, prof. Pëllumbi thotë se nuk ndihet aspak i befasuar nga qëndrimi dhe sulmet e tyre.  I kontaktuar nga ‘DITA’, Servet Pëllumbi tha:

Nuk kam asnjë përgjigje për ta. E prisja këtë reagim të tyre dhe nuk çuditem aspak. Reagimet e tyre ngjajnë si dy pika uji me reagimet dhe sloganet tipike të Sali Berishës. Po të ndodhte e kundërta, pra që ata të reflektonin dhe të flisnin ndryshe, kjo do të më befasonte…

Në të vërtetë unë në librin tim flas konkretisht, me emra konkretë dhe për situata konkrete të njëzet e ca viteve më parë, të cilat ata nuk i mohojnë dot, sepse kështu ka ndodhur dhe unë nuk u shtoj asgjë atyre që kam shkruar në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet. Por vëreni qëndrimin e tyre: në vend të sqarojnë sjelljen e tyre për kohën që kanë ndodhur ngjarjet, hidhen në sulme me etiketime tipike berishiste si marksist, trockist etj.

Ajo që më bëri të qesh ishte një shprehje e Zenelit dje kur thoshte se unë me këtë libër po mbroj oligarkët! Pra ata nuk merren me thelbin, me qëndrimet e tyre që i kanë sjellë dëme të mëdha partisë për vitet që unë flas, por maskohen me etiketimet kundër meje. Për shembull unë tregoj për takimet e fshehta të Bashkim Zenelit me Berishën, në një kohë që Partia Socialiste vuante nga përndjekjet dhe një luftë e hapur e Berishës kundër socialistëve, tani Zeneli nuk sqaron këto fakte që unë sjell në libër po hidhet degë më degë e thotë se unë po mbroj oligarkët!

Jo nuk ia vlen të merresh me Bashkimin e të replikosh me të, aq më pak të marr në konsideratë Kastriot Islamin që tani është ulur në prehrin e Berishës dhe flet njëlloj si ai. Jo, nuk do harxhoj kohë të merrem me ta dhe duhet të më mirëkuptoni për faktin pse unë refuzoj të replikoj me ta”.

 

*****

Shënim – DITA

Tre “heronjtë” që nuk tradhtuan!

Tre individë, tre episode, në kohë dhe vende të ndryshme. Të tre kanë dashur t’i rekrutojnë, detyrojnë, angazhojnë në tradhtia apo kompromise, por ata nuk janë dorëzuar. Libri i prof. Servet Pëllumbit, në episodin për Fatos Nanon dhe vizitën e tij në SHBA, Nano detyrohet të tregojë sesi lobi berishian në SHBA e “shtrëngoi për kompromis”, por ai nuk u dorëzua. E torturuan me raki, duhan etj mu në strofkën e tyre, por ai jo që jo.

DITA ka botuar kujtimet e shoqëruesve të Hysni Kapos, të mbledhura nga Idajet Beqiri, ku bie në sy një episod i ngjashëm. Këtë herë “viktima” është Sali Berisha në Paris në vitin 1979, Berisha i tregon Kapos sesi disa njerëz të UDB-së deshën ta rekrutonin. Udhëheqësi komunist mbeti i shastisur.

I treti është Flamur Noka, që i kthyer në kufirin shqiptar pas arratisjes drejt Jugosllavisë, ku qëndroi 40 ditë në Prizren, lëshon deklaratë te autoritetet në Kukës ku pohon se UDB deshi ta rekrutojë. Por ai nuk pranoi dhe ata e kthyen mbrapsht…

Nuk dihet nëse mes njerëzve që kanë drejtuar vendin ose kanë patur poste të rëndësishme, ka edhe episode të tjera të kësaj natyre. Thuhet se duhet të ketë mjaft të tjera. Këto tre raste kanë parë dritën e shtypit në rrethana nga më të larmishmet: Nga një libër, nga kujtime dëshmitarësh apo nga një dokument i ministrisë së Brendshme në 1991-in (që mediokri Noka do drejtonte 15 vite më vonë) botuar në Tema. Por ato kanë të përbashkët një element: Rrëfimin se “pala tjetër” ka dashur t’i shtyjë në tradhti ose kompromise okulte, por personazhet tanë kanë qëndruar si shkëmb dhe nuk janë dorëzuar.

Çka do të thotë, siç tregojnë bathët shumë vite më pas, se kanë bërë pikërisht të kundërtën…

Tirane.03.05.91.-Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar.ATSH.Foto:Gani Xhengo

Tirane.03.05.91.-Nga e majta ne te djathte deputetet Fatos Nano, Genc Ruli dhe Sali Berisha duke biseduar.ATSH.Foto:Gani Xhengo

****

Fragment nga libri i Servet Pëllumbit “Përvoja ime në Partinë Socialiste”

Vizita sekrete e Fatos Nanos në SHBA, i ftuar nga miqtë e Berishës

E dielë, 8 dhjetor 1992.

            Nga ora 13-15 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tre shqetësime që më mundojnë  prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. Në ditar, më datën 12 shtator kam shënuar këtë formulë: I pakënaqur nga puna ime në Kryesinë e PS-së dhe nga pamundësia për të bërë më tepër, i kërkoj asaj Kryesie të pranojë dorëheqjen time. Cilat janë tri shqetësimet e mia që i shtrova sot kryetarit?

  1. Mungesa e një angazhimi serioz nga ana e tij në punën për drejtimin e partisë. “Mungoni me ditë të tëra, në momentet më kritike ju “sëmureni”. Shkoni dhe rrini shpesh jashtë shtetit, pse nuk sëmureni në këtë rast? Mund të angazhoheshit, siç kemi biseduar për një program alternativ të reformës ekonomike (si ekonomist që jini), por asgjë nuk kini bërë, asnjë trajtim me sens teorik që do të pasuronte programin e Partisë. Pa folur për atë që shkoni rrallë në rrethe. Në shumë prej tyre nuk kini shkuar asnjëherë. Shokët e bazës më kanë bërë shpesh vërejtje në adresën tuaj, por unë deri tani ju kam justifikuar.
  2. Problemi i qëndrimit ndaj veprimtarisë afariste të disa prej njerëzve tanë të ngarkuar nga ju (F. Kumbaro, L. Çuçi etj.) Kam mendimin se gjithçka duhet vënë mbi baza ligjore dhe të kontrollueshme për ta ruajtur partinë nga veprime jo të pastra. Përvoja e PS-së bullgare.
  3. Çështja e vajtjes tuaj në SHBA më 29 nëntor deri më 5-6 dhjetor 1991, në ditët kur kishte nisur diskutimi për ekzistencën ose jo të Qeverisë së Stabilitetit. Mua më thatë se do të shkonit në Itali me kërkesën e Kraksit. Ju shkuat në Zvicër ku u takuat me H.B. që ju shoqëroi për në SHBA i “ftuar” nga lobi ballisto-legalisto-kosovaro-amerikan që mbështet Berishën. E mora vesh rastësisht nga Sabiti dhe Ylli Bufi kur ishim bashkë në Zvicër. Dua të di të vërtetën nga goja juaj si dhe arsyet pse e mbajte të fshehtë nga partia një gjë kaq të rëndë.

            Më dëgjoi me vëmendje e pa më ndërprerë edhe pse u zbeh dhe turfullonte nga brenda. Pastaj tha:

            – Po është e vërtetë, për këtë kanë pasur dijeni Kastrioti, Ylli dhe Sabiti. Madje edhe Berisha me Rugovën!

            Në atë kohë Kastrioti, Ylli dhe Sabiti nuk ishin në Kryesinë e PS-së. Fatosi u duk i revoltuar që për këtë më kishte folur Ylli Bufi, që sipas Fatosit ishte “mblesi”, ai që e kishte propozuar dhe koordinuar udhëtimin e Fatosit për në SHBA…

            – Mendova, vazhdoj ai, se ti e kishe marrë vesh, unë vetë nuk ua thashë për konspiracion.

            Ngriti tonin:

            – Unë luftova në strofkën e tyre. Më mbajtën mbyllur 72 orë, një terror i vërtetë psikologjik e fizik. Prova me raki, cigare, më dehën…”            

Nuk e bëri të qartë çfarë kërkonin, por la të kuptohej sikur donin ta rekrutonin për ta detyruar që t’i hapte rrugë S. Berishës. Madje “torturuesit” e tij qenkan shprehur:

            – Berisha një copë budalla është, por ja që atij i besojnë amerikanët!

            Fatosi paska rezistuar “heroikisht”! Veçse, kur e pyeta, si befasisht, ç’detyrë e parullë të dhanë dhe sa herë të kanë “shqetësuar”, shtangu. Por u përgjigj. Mbase mendoi se unë tashmë dija çdo gjë. “Parulla është Crosse the Bridge. “Më kanë telefonuar në shtëpi dy herë, zakonisht pas mesnate. Telefonata e fundit më duket ishte pas 26 korrikut 1992”! Por ka bërë edhe një takim me “shefin e ri” në Sarandë. Edhe takimi i Fatosit me Berishën dhe Rugovën muajin e kaluar, duket se ka qenë në po të njëjtën linjë. Djall o punë, çfarë mpleksje “demokratike”!

Xhevdet Shehu June 20, 2016 10:14
Komento

10 Komente

  1. Beqo June 20, 10:41

    Kam ca kujtime te Bukura kur ishja i Ri

    dhe kam deshire te mi Botoni ne Gazetën Dita.

    Dhe eshte me mire te lexoni kujtimet e mija se

    sa ato te Zerrvetit qe jane Pordhe me Rigon.

    Serrveti para meje eshte kot fare.

    M shume Respet nga :

    Sulo Dollapi Dhe Beqo Dysheku

    Reply to this comment
    • ivani i madh June 20, 12:49

      ti Beqo do jesh nje koqe po koqe e fishkur nga ato te o te Nanos o te Berishes se si koqe e fresket nga komenti nuk me dukesh .Sa per kujtimet e tua mund te shkruash vetem se si bridhje neper koqet e Berishes e te Nanos si mor se tjeter ske cfare kujtimesh te shkruash

      Reply to this comment
  2. Moza June 20, 11:17

    E verteta dhe kur eshte e hidhur per ndonje eshte e bukur dhe e pranueshme.
    Profesor Pellumbi ka shkruar shume te verteta qe dihen dhe te tjera qe pranohen.

    Reply to this comment
  3. Illo June 20, 13:58

    Serveti shkruan buklur dhe paster . Kush tjeter mund ta paraqeste kaq sakte kete periudhe historike . Natyrisht do te kete reagime , per ndryshe do te ishte bojatisje me boje vaji . Fillimisht kam kujtuar se Serveti ishte dogmatic , por kam gabuar . eshte ideollog dhe autor I rralle . eshte jo vetem I ditur , por dhe I sinqerte . I. Foto

    Reply to this comment
  4. Arber June 20, 15:39

    Bravo Prof. Pellumbi! “Nese i pergjigjesh cdo qeni qe te leh ne rruge, nuk do te arrish kurre ne destinacion”. Kjo fjale e urte ka dale nga mendja dhe goja e gjeniut te politikes boterore Winston Churchill.

    Reply to this comment
  5. nepi June 20, 17:17

    Servet Pellumbi nuk dinim me ne ishte gjalle apo jo???? Ai Zeneli ka te drejte kur thote se Pellumbi emca te tjere si Ruci e molen PS sa nuk I lane gje me. Si nuk I vjen zor, po dl na zhgararvit tani. Po te ishte burre ti thoshte ateherekur kane ndodhur gjerat dhe ne sy..u kujtua si kofini pas te vjelave..Po I serviloset Rames, se nuk ngopen keta, nuk ngopet as soji I ketyre ..ky futre fytyra ka ne Elbasan dhe e kane marre peng shtepine e pushimit ne Vlore vetem per vete, gruja e kusheririt te pare te ketij M<ARKSISTIT..ne part, ne keshill bashkiak, me biiznese, me punera..MOS U NGOPSHI MOR EDEPSEZA

    Reply to this comment
  6. ALBAN DEGA June 20, 18:17

    LEHJEVE TE QENIT VETEM QENI U PERGJIGJET ME LEHJE!

    – Profesor Servet Pellumbi perballe Kastriot… Zenelit…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pergjigje dinjitoze e Profesor Servet Pellumbit ndaj bythelepiresve te Nano- Berishes ose Berisho-Nanos, Kastriot Islamit, Bashkim Zenelit ….
    Fakteve te tij te gjalla si Islami edhe Zeneli i pergjigjen me taxibao, flete -rrufe tipike Mao – Enveriste, me llogje Kavaje dhe pallavra Sofratike.
    Nje fakt rrezohet, hidhet poshte, pergenjeshtrohet vetem me fakte jo me flete rrufe, jo me sllogane, jo me sulme e shpifje, no me lehje prej qeni te rrahur!
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, thote babai i gazetarise bashkekohore dhe ” The New York Times ” Sulzberger.
    Kjo eshte arma dhe kriteri i vetem i se vertetes i Profesorit te nderuar Servet Pellumbi.
    Ato kane tre elemente thelbesore vertetesie: kohen, vendin dhe deshmitaret e gjalle qe kane qene te pranishem dhe kane perjetuar te njejtat fakte me emra e mbiemra konkrete Gramoz Ruci, Namik Dokle, Ilir Meta, Sabit Brokaj, Arta Dade…Nikoll Lesi..
    Te ndodhur perballe se vertetes dhe deshmitareve te gjalle, te ndodhur para fakteve kokeforta, Kastriot Islamit dhe Bashkim Zenelit nuk u mbetet rrugedalje tjeter pervec , fyerjeve, trillimeve, rrenave dhe sulmeve verbale, pra lehjeve prej qenesh te rrahur e zgerlaqur si mos me keq deri ne neveri!
    Ketu lartohet perseri figura dhe mendja e ndritur e Profesor Servet Pellumbit i cili lehjeve te tyre nuk u pergjigjet me lehje por i shumezon me zero!
    Pse !?
    Pergjigjen me te sakte e ka dhene qyteterimi me i lashte ne Bote deri sot, ai kinez. ketu e gati 5000 vjet me pare me shprehjen filozofike te tij:
    Lehjeve te qenit vetem qeni u pergjigjet me lehje!

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 20, 18:21

    Nje nga kta jeni edhe ju qe kerkoni ti jepni mend nje plaku komunist qe i kan rene trut ne byth se jo ne qaf.Po ai edhe shurren e ben ne pantollona tani.

    Reply to this comment
  8. Beqo June 20, 20:31

    Ivan i Madh ose Hajvan i Madh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*