Servet Pëllumbi: Ramiz Alia zbatoi “Katovicën”

April 28, 2015 08:01

Servet Pëllumbi: Ramiz Alia zbatoi “Katovicën”

Dy vjet pas publikoi një dokument për zbatimin e marrëveshjes së Katovicës, Servet Pëllumbi ka botuar një libër me titullin “Përmbysja e komunizmit”.

Ai përsërit faktin se lëvizja studentore e ’90-s ka qenë e kontrolluar dhe inicuar nga komunistët.

Pëllumbi në librin e tij ngre pyetjen se kush ia prezantoi Ramiz Alisë, Sali Berishën, që manipuloi lëvizjen studentore.

Pjesë nga libri

Themelore nuk janë ngjarjet në vetvete, që ndodhën gjatë katër ditëve, nga 8-12 dhjetor 1990, as çështja u dërguan s’u dërguan A.Hajdari, S.Berisha e të tjerë për të drejtuar apo përdorur studentët, ngjarje të jetuara që nga pjesëmarrës të ndryshëm janë treguar në vite në mënyra të ndryshme.

Mesa duket kjo lojë ka për të vazhduar gjatë, edhe pas 25 vjetëve të deritanishëm!

Gjithsesi, çështja ka anën e vet enigmatike: Kush ia rekomandoi R.Alisë emrin e Sali Berishës, deri sa ai thotë se nuk e njihte atë?

Ndërkaq, përse Berisha kur doli nga takimi kokë më kokë me Alinë, natën e dhjetorit, fjalës së Besnik Mustafajt, i cili e priste jashtë, se “mbaroi edhe kjo punë”, iu përgjigj, “Përkundrazi, tani filloi”.

Mos ngaqë iu ngarkua një mision i njohur për të dy “bashkëbiseduesit kokë më kokë”; nga dikush jashtë tyre?

Ndërkaq, Lëvizja studentore, edhe sikur fillimisht të ishte e organizuar dhe e kontrolluar nga regjimi nëpërmjet njerëzve të sistemit, të “deleguarve” (ku unë fus A. Hajdarin që kishte bërë lutje për të hyrë në radhët e PPSH-së dhe S. Berishën, komunist e profesor i afërt me udhëheqjen më të lartë të Partisë e disa të tjerë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), realisht mori dimensione të tjera, doli nga kon- trolli, u bë përditë e më masive, mori doza spontaniteti, që “dogji” skenarët e udhëheqjes së PPSH-së, për një pluralizëm fiktiv, për të cilin R.Alia, në gusht, mori dhe miratimin e “intelektu- alëve kryesorë të Shqipërisë”.

April 28, 2015 08:01
Komento

4 Komente

  1. beni April 28, 08:19

    Po thaj troc or profesor pellumbi,se falimentimi total i ekonomise solli nje ser ndryshimesh gje qe sdo as laps as kalem dhe puna e pare qe beri ramizi hapjen e ambasadve qe ne situaten e krijuar tashme ekonomike do te ishin pikerisht ata qe do ti jepnin impulset e para per mbijetese pa shkaktuar tragjedi ashtu si u pasu nga pas nga politikane qe zgjodhi vet alia qe e cun vendin drejt nje lufte civile!
    Esht e njejta metode,por krejt ne nje situat tjetr politike ditet e sotme ku ekonomia ben qe njelloj si ne 90 te te emigroje nje numer te madh te konsiderueshem shqiptaresh ne emigracion te pa ligjshem per te ritur remitancat,duke qen motofi kryesor ne ekonomin qe uk can dot ne konkurencen e tregun gjoja te lire te sistemit kapitalist!
    Shtimi i xhamive e injorances do te pasohet pikerisht me probleme qe europa tashme i ka neutralizuar duke i integruar shoqerine dhe ata qe akoma perballen me integrimin ju tregon vendin,se si mundet te percundojn duke i len te lire te zgjedhin isis si alternative ne irak apo siri!

    Reply to this comment
    • beni April 28, 08:21

      Ka disa gabime por moderatori mundet te korigjoje per shkak te tastatures qe ben ngandonjeher gabime natyrisht edhe i im,

      Reply to this comment
  2. Bobi April 28, 09:22

    Mire dje Katovica , po sot kush e udheheq Shqiperine? Marionetat shqiptare historikisht !

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA April 28, 10:04

    U BETE SI MARIA PENTITA

    apo ne shqip u bete si Maria e Penduar ! Me qe pata mundesi te lexoj artikullin ne versionin e pare te pa cungur si ky i tashmi, me solli ne kujtese tere piruetat e Servet Pellumbit gjate ketyre viteve te fundit. Ai perseri insiston ne nje strategji qe nuk ka ekzistuar ndonjehere siç eshte kjo “KATOVICA” !

    “E deklaroi Guri Zeneli i Ramiz Alise ne gazeten SOT (15.01.2015)” sjell ne librin e tij te fundit Pellumbi, me probleme si duket akoma pas kokes se çare nga kelyshet e Gazidedes, qe mbushi ekranet e botes perendimore nje here e nje kohe.

    Po aty, rrefen “ja sollen jugosllavet”, e me tej “ja rekomanduan bullgaret” !

    E kam thene edhe disa here te tjera, ne Katowice te Polonise, ne demostraten e organizuar nga pjestare te ardheshem te Solidarnosh-it, te Leh(k) Valesa-s , eshte bere publike per here te pare nje liste me kerkesa drejtuar qeverise se kohes.
    Kjo e vertetuar nga shumica e gazetave perendimore.

    Gorbaçovi nuk ka qene as edhe nje here te vetme ne Katowice, ai thjesht perpunoi me pas kete liste me kerkesa te demostruesve polake, duke e quajtur Perestrojka.

    Natyrisht Ramiz Alia, planin e tij per shkaterrimin e Shqiperise e ka pergatitur qe ne 84-tren (e me shume gjasa edhe me heret), nje vit para vjedkjes se Enver Hoxhes. Kesaj strategjie reaksionare e antishqiptare, si agjent serbo-malazez i datuar qe ne gjeneze te tij, i parapriu me “arratisjen” e dy shkerdhatave motrat Islami per tu koordinuar me Bibere-Shkrelet e turnit, me takimin e Sali qenefit ne Paris po te njetin vit me agjente te CIA-UDB-se, duke patur mbeshtetjen e plote te super agjentes e tradhetares se kauzes enveroxhiste Nexhmije Xhuglini.

    Desha ti kujtoj edhe nje here ketij renegati te pispillosur (Servet Pellumbit), se si çdo ambasade jo vetem shqiptare, nje nga sektoret eshte edhe pikerisht mbledhja dhe perpunimi i infortmatave per ngjarjet ne vendet ku ato ushtrojne aktivitetin e tyre.
    Te njejten gje ka bere edhe ambasada shqiptare ne Poloni, duke i derguar materialet ne kohe reale edhe per ngjarjet e Katowices dhe listen me kerkesat e grevisteve polake, qe po ti lexosh ne gazetat e kohes, perputhen ne çdo pike me platformen Perestrojka te Gorbaçovit, qe Ramiz serbo-malazezi e ka quajtur “Podgorica” !

    Listen me persona te rakomanduar, ne doren e kodosheve te Biberaj-Shkreleve, ku nder te tjere spikaste emri i Sali Qenefit, e kam pare qe nga fundi i 89-tes ne ameriken e Donald Lu-se.

    Me interpretimin qe i ben ngjarjeve te periudhes se “shkerdhatokracise”, Servet Pellumbi, ne vitet qe do vijne, me dokumentimin e tyre, do kosiderohet si nje nga sharlatanet me te ndyre te politike beresve shqiptare, nje renegat keqedashes e mashtrues i realitetit te perjetuar te kohes se pas “qepes”, siç preferon ndokush ta quaje periudhen e socializmit real.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*