S’është keq të jesh nostalgjik…

July 5, 2018 10:26

S’është keq të jesh nostalgjik…

Muharrem Xhafa

Jam nxitur të shkruaj për “nostalgjinë” nga një gazetar i vjetër e i aftë, mik imi, Duro Mustafai, i cili botonte në “Dita” para disa ditësh një shkrim të tij shumë interesant : “Nostalgjia e kolonelit të dy akademive”.

Unë nuk do të shkruaj për dy kolonelët, që shkruan Duroja, të cilët i njoh personalisht dhe i nderoj, po do të shkruaj përse shumë shokë a zotërinj cilësohen pa vend si “nostalgjikë” nga persona të tjerë, që as e dinë saktë kuptimin e fjalës “nostalgji”, po janë partiakë të sëmurë e ndoshta edhe injorantë!

Nuk marr përsipër të them se i ka ndodhur gjithkujt, po, kur jemi ulur me miq, shokë e të tjerë të njohur a të panjohur, ndodh që dikush të shprehet me simpati për arritjet pozitive në socializëm apo, siç u pëlqen ndocave të thuhet, në “monizëm”, në “diktaturë”! Personit që është shprehur ashtu me sinqeritet, i hidhet “në grykë” një tjetër dhe i thotë deri duke e kërcënuar: Ja, kjo është “nostalgji” për sistemin politik e shoqëror socialist, është nostalgji për socializmin! S’e di për të tjerë, po më ka ndodhur jo një herë të kem ndërhyrë për të zbutur sherret e për të bërë shpjegime, duke nënvizuar se ç’hyn këtu nostalgjia, ç’lidhje ka ajo me të përmendurit e një arritjeje të vërtetë, të parë e të jetuar nga njerëzit, nga populli, e realizuar apo e përmbushur në socializëm?! Para se t’i thotë tjetrit që “je një nostalgjik i socializmit”, cilido qoftë, duhet të dijë se çfarë do të thotë “nostalgji”, ç’kuptim ka kjo fjalë” e jo të flasë në “tym”, se shpreh nivelin e ulët të tij, injorancën e vet.

Bazuar në disa fjalorë të gjuhës shqipe, anglishte, frëngjishte e italishte, fjala nostalgji përcaktohet si mall (më ka marrë malli), dashuri, dhimbje, trishtim për diçka a dikë, që është larg, si një dëshirë (emocion) e brendshme, e fortë për ta pasur a parë sërish! Pra, nostalgji do të thotë të kesh mall, dhimbje, dashuri, për një gjë të bukur, të cilën nuk e ke më, po e ke pasur më parë dikur, ndaj e kujton për gjurmët e lëna në memorien e qenien tënde! Njerëzit s’kanë nostalgji për gjërat e këqija, po për gjërat e mira, të bukura, madje gjërat e këqija ata as duan t’i kujtojnë, se askush s’ka nostalgji për gjëra që nuk i ka jetuar!

Dhe kjo ka rëndësi të dihet. Se, sado të kenë fantazi, njerëzit nuk mund të kujtojnë ngjarje a evenimente të jetës, që nuk i kanë shijuar! Njeriu, kur kujton a përmend një gjë të parë a të jetuar realisht, pavarësisht se kur ka ndodhur, kjo s’ka lidhje me nostalgjinë, po me të vërtetën e jetuar ose e të parë me sy. Është kjo e mirë apo e hidhur, është tjetër gjë. Se, ç’lidhje ka, bie fjala, me nostalgjinë, një qytetar, i cili tregon se njerëzit në socializëm konsumonin domate e speca etj. bio ose produkte bujqësore e blegtorale të tjera, që shteti socialist i eksportonte me shumicë, ndërsa  shteti i sotëm i importon deri dhe skarco, nga vende fqinje?! Po kështu, ç’lidhje ka me nostalgjinë kur sot  shteti importon produkte ushqimore pa kurrfarë shije arome, si mishin, djathin, gjalpin tonë etj., pa folur për mollën, pjeshkën a fruta të tjera tonat?! Një kritikë e drejtë, nuk duhet të konfondohet me nostalgjinë!

Tjetër është nostalgjia! Besoj se shumëkush do të ketë vënë re se njerëz të ndryshëm e përdorin fjalën nostalgji pa vend. Nisur nga interesa vetjakë e partiakë ose kombinuar, ata i japin fjalës nostalgji ngarkesë kuptimore negative, ngatërrojnë me dashje, me qëllim të keq, domethënien e fjalës nostalgji me natyrën e veçoritë e sistemit shoqëror-ekonomik, që s’u pëlqen, siç është rasti për socializmin. Shkohet deri aty sa jo për shkak të injorancës, po për qëllime partiake, fjala nostalgji përdoret si epitet fyes e denigrues ndaj çdo e kundërshtari në bisedë, ndonëse fjala a debati s’ka lidhje me nostalgjinë! Një dobësi e madhe kjo për njerëzit pa nivel të mirë kulturor e më keq akoma për ata njerëz që e fshehin të vërtetën për interesa te ngushta vetjake e partiake ose përzierë dhe në kundërshtim me të vërtetën e me ndërgjegjen, bindjen e vet.

Përse mbahet ky qëndrim? Ai që e bën nga padituria, pse është naiv a jo i përgjegjshëm, kjo përbën një kategori më vete. Të tjerë, që e bëjnë këtë si një ndërthurje interesash personalë me interesa përfitimi nga politika e ditës, edhe pse e dinë që s’është e saktë ajo çka thonë, përbën një tjetër kategori njerëzish. Po, ka edhe një kategori tê tretë njerëzish, të cilët veprojnë kështu, se janë të marrosur pas politikës partiake!

T’i thuash tjetrit se je nostalgjik për diçka të mirë të së kaluarës e ta kuptosh ketë si një admirim për sistemin për socializmin, kjo është shumë frenuese!

Plot njerëz të mirë nuk janë për sistemin socialist, po kjo nuk i pengon ata të kujtojnë dhe të pranojnë arritje te socializmit! Sigurisht, ata që e kanë dredhur e flasin keq për socializmin, “ata nuk duhen bërë llogari”, jo vetëm pse shtrembërojnë të vërtetën historike të arritjeve të socializmit, po edhe sepse janë të parët që i kanë parë e shijuar, ndërsa tani i mohojnë! Pa folur këtu për partitë politike e partiakë skizofrenë, të cilët i fryjnë urrejtjes.

Disa veteranë diskutonin një ditë, madje me emra konkretë, se disa partiakë të sëmurë i etiketonin ata si  “nostalgjikë” vetëm sepse flisnin me admirim për LANÇ-in dhe arritjet e socializmit. S’e vlen të them se cilët janë, se kjo është një sëmundje e përgjithshme, po theksoj se të jesh “nostalgjik” i progresit, i përparimit te vendit, i arritjeve të mëdha socialiste, kjo është gjë e mirë! Se nga kjo nuk humbet askush, madje duhet zhvilluar! Çfarë të keqe ka, kujt i djeg, të pohosh (po marr nga fryma e shkrimit të Duros) se “Flota jonë Detare Ushtarake ka pasur 220 inxhinierë të profileve të ndryshëm: mekanikë elektrikë etj.” dhe që “Shqipëria jonë e vogël para ‘90-s kishte 1066 tanke të tipeve të ndryshëm..” e që “kemi pasur anije luftarake, kater silurues, nëndetëse, bazë lundruese etj”! Apo që, para 1990-s, forcat e armatosura të Shqipërisë kishin 284 avionë ushtarakë të tipeve të ndryshëm nga me modernët e kohës” dhe që “në shërbim ishin 520 aviatorë”! Kur një tjetër, pse përmend shifra, fakte, argumente të vërteta të jetës në socializëm, të etiketon “nostalgjik”, kjo duhet konsideruar “nder” dhe përgjigjur: Po jam nostalgjik i zhvillimit, i progresit, i përparimit. S’është hiç gjë e keqe të kesh nostalgji për të mirën! Çështja është të mos mbetesh rob i së shkuarës! S’ka progres të shoqërisë, duke mohuar e shkatërruar arritjet e mëdha të realizuara nga populli në socializëm. Kryesore, kur bëhet fjalë për socializmin, është të punosh për rivendosjen e tij.

Nostalgjia është njerëzore, është forcë për progres, kur është e përligjur. Njeriu duhet të ketë nostalgji për të bukurën, te mirën e përjetuar dhe duhet të punojë për të bërë gjëra të bukura, pavarësisht moshës! Një njeri qe ka nostalgji për gjërat e mira të socializmit (të së kaluarës), nuk do të thotë se injoron arritjet e sotme! Se asnjëherë nuk duhen mohuar puna, djersa e përpjekjet e popullit të cilësdo kohe i qofshin! Si unë të mos jem nostalgjik për Borizanën time a Krujën ku kam punuar  e derdhur mundin e djersën time në vitet më të bukura të rinisë? Si të mos jem nostalgjik për aksionet e rinisë, ku kam pasur fatin të punoj dhe të kem qenë drejtues kryesor i rinisë në Krujë, në Universitetin e Tiranës, Sekretar i KQ të Rinisë? Pa folur për kujtimet, nostalgjinë, punën e madhe të bërë në vitet e pushtetit popullor socialist, udhëhequr nga PPSH-së me Enver Hoxhën në krye për emancipimin e gjithanshëm të shoqërisë shqiptare!

 

July 5, 2018 10:26
Komento

13 Komente

  1. MH July 5, 13:37

    Mos u trembe nga nostalgjia.
    Nostalgjike jane te gjithe trashigimtaret qe bashkpunuan me pushtuesin.Bile thone, ishte koha ma e mrekullushme kur hante qeni petulla.Harrojn qe pikrisht ne kete kohe petullash me qen petullash aparati i Marubit Shkoder pozonte fukarenjte te leckrosure nga maja e kres e deri ne fund te kembeve me rroba veshmbathjes te lidhuna me pe aspak me qepje se nuk kishin qofte dhe nji gjylpane.E qeni hante petulla.Migjeni kerkonte ti binte malit me grusht.Pse qeni han petulla dhe mjerimi lulzonte zymtin e territ ne cdo voter shtepie.Ndersa te jesh nostalgjik per kohen qe ndertoi modernizimin e Shqiperise ne nivel bashkohore me shtetet e botes qofshin dhe kapitaliste nuk asht mekat por nder dhe krenari per cdo shqitare qe e din veten te ndershem.
    I baj keshtu komentet se me frymzon opozita demokratike kriminele dhe e korruptuar sot,shto dhe bashkpunimin e saj me agjenturen serbe.Qyrracat duan rrokad pushtetit per nji vjetersines Teater ardhur peshqesh nga pushtuesit fashiste te lidhur ne dashuri me tradhetaret e vendit ish paraardhesit e demokratikve sot me Seli ne SHQUP-in e piste e te ndotur qe nuk e pastron as ujte e oqeaneve.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku July 5, 15:24

    Papapapapapa, po nuk na u ndane keta morrat e kuq, s’ka DDT qe i ngordh muterit.
    PS, Edhe Saliu….edhe Edvini……edhe Floriri….

    Reply to this comment
  3. Germicoku July 6, 07:07

    Plaku Xhuhamakut . E ke perdorur shpeshhere kete togfjalshin ” morrat e kuq” Ke te drejte ta permendesh sepse edhe JU jeni NOSTSLGJIk per periudhen kur sundonin prinderit tuaj,edhe pse te shkolluar ne perendim, popullin e kishin lene ne ate mjerim,sa vetem morra u shikoje ne koke e midis tyre edhe morra te kuq. Por Ja qe ai socializmi ua hoqi morrat. Nder toi ato vepra qe ndertoi ,nga te cilat edhe sot ti po ndrcon shtepine… PO ju nuk u rrihet pa e pare popullin me morra,ndaj dhe kujtoni ate periudhen e sundimit te te pareve tuaj, Si duket morri e ka mendjen te morri. JU iu ngjitet pushtuesit tamam si morr p……..i

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 6, 14:42

      Prinderit e mi nuk kane sunduar ndonje here. Sa per morrat e kuq zorr se shkulen nga Shqiperia. Pastaj kush te tha ty qe ne kohen e socializmit nuk gelonin morrat, kishte sa te duash si nga ata te kokes, ashtu edhe nga ara me dy kembe. Sapuni i rrobave qe perdorej ne kohen e socalizmit per te lare koken nuk mjaftonte per te gjithe, por edhe ata qe e kishin morrat nuk i hiqte. Kalamajve neper shkolla, sidomos neper fshatra ua qethnin koken tulle, e pastaj ua pudrosnin me DDT, dhe perserio morri i kuq aty ishte. Keshtuqe ato perrallat me socializem pa morra ik e kallxoji ne ndonje vend tjeter. Po ti paske njohuri edhe per morrat e pidhit, o morrollog.

      Reply to this comment
  4. alphade July 6, 20:37

    Shenim: Lidhur me sheshin ” Skenderbej” kam mendimin
    te mos i ngjante “Quasi Modos” , por nje sheshi sic ka
    qene si ” shesh” per rregullimet e tjera jam plotesisht da-
    kort. Nga pikpamja estetike pjesa e pasme e monumentit
    te Skenderbeut i ngjan nje “govate” ,do te kishte qene mire te ishte lene ashtu sic ka qene. Duhet te ishin kon-
    sultuar me Historine e Artit…….!

    Reply to this comment
  5. alphade July 6, 21:52

    Pergjithesisht ne epoka te ndryshme te historise se sho-
    qerise njerezore fjala ” pnostalgji” ka marre kuptime te
    nryshme pexhiorative dhe meliorative: Ne vendin tone,
    pas permbysjes se socializmit dhe gjoja vendosjes se de-
    mokracise qe faktikisht as edhe nje here nuk ka qene demokraci e mirefillte por nje lloj anarkie e amalgamini-
    zuar me nje bajraktarizem primitiv,kanunor tribalist.Shqi-
    peri endet akoma ne rrugen e tranzicionit. Dhe duke mos
    qene te afte pushtetaret tane te zgjidhin problemet eko-
    nomiko- sociale qe “impregnon” shoqerine shqiptare sot,
    ate fjala “nostalgji” , “nostalgjik” ka marre nje kuptim “pe-
    xhiorativ” ! Sa here ne shoqerine tone permenden anet
    pozitive te shoqerise se dikureshme,pushtetaret menje-
    here i etiketojne keta persona si “nostalgjike” per te justi-
    fikuar mbrapeshtite e tyre ne artin e keq te pushtetit. So-
    cializmi, si rend ekonomiko- shoqeror,vec faktoreve su-
    bjektive qe faktorizuan renien e tij ne Lindje pati edhe
    shume faktore objektive qe lidhen me “Bill of Right” qe
    borgjezia i meshoi shume,si dhe deshtimi,sidomos ne
    fushen ekonomike, i cili nuk zgjidhi problemin ekonomik
    te shoqerise. Lufta e klasave ishte nje faktor ndaj se ci-
    les u abuzua aq shume sa qe shume njerez te devot-
    shem e dashamires te socializmit u hodhen ne barrika-
    den e armikut. Shoqeria socialiste sa vinte e tkurrej ashtu
    si “Lekura e shagrenit” …..! Keshtuqe fjalet “nostalgji” e
    humbi ne kushtet e eres se “re” kuptimin pozitiv dhe mori
    kuptimin negativ. Por Dante Aligjeri: ne vepren e tij kapi-
    tale,per mos shkuar me tej ne lashtesi, i jep nje kuptim
    “meliorativ” nostagjise : Ne ” Divina Comedia” Ai shkruan:
    “Nuk ka me keq ne bote se sa ne kohe te veshtira,kujton
    jeten e lumtur”, dmth e kaluara na paskish qene me e mi-
    re,sipas Dantes se sa prezentja. Ketu takohem pikerisht
    me “zotin” Muharrem Xhafa dhe e ndaje mendimin me te.
    Prandaj edhe nuk po zgjatem ne argumetat qe Xhafa sjell
    ne analizen e tij brillante duke i dhene nje kuptim real te
    fjales “nostalgji” apo “nostalgjik” ! Te jesh nostalgjik nuk
    do te thote qe te etiketohesh rregres, perkundrazi do te
    thote te vleresosh te kaluaren dhe jo ta mohosh ate, jo ta
    denigrosh ate.”Jepi hakun Cezarit…..” Tthuhet ne Bibel !
    Cdo gje duhet vleresuar ne kohe dhe hapesire. Mohimi i
    gjitheckaje e se kaluares te con ne nje rruge qe me siguri
    brezat e ardheshem nuk do ta pranojne. Eshte deshtim nje orvajtje e tille. Nje gjykim objektiv do te thote te ruash
    vlerat e se kaluares. Ne te gjitha fushat : Ne filosofi,eko-
    nomi,politike, ne problemet sociale kushdo qe eshte orva-
    tur te hedhe gjithecka ne “ujrat e zeza” , sebashku me
    “foshnjen” ka deshtuar per mungese te sensit objektiv.
    Po jap vetem nje shembull ne filosofi sepse fushat tjera:
    ne ekonomi,politike ,sociologji…..etj.etj. fusha qe jane me
    te kapeshme,por ne filosofi ka shume abstragime: Hegeli
    krijoi nje sistem te tille: teze- antiteze- sinteze,qe quhet
    triada hegeliane dhe beri nje zbulim te madh : dialektiken,
    ne “idene absolute” . Me kete Ai donte te mohonte krej-
    tesisht trashgimine e se kaluares. Ai e konceptonte sho-
    qerine e se ardhmes ne bote modelin “prusian” te Bis-
    markut ?! Po ia arriti ketij qellimi ? Jo ! U mundua Hit-
    leri qe te imponohej botes me modelin e tij me ane te
    dhunes, te gjithe e dime fundin. Edhe sot bota perpiqet
    te kopjoje nje model apo tjetrin nuk do te kene sukses pa
    u mbeshtetur ne trashgimine e vendit dhe popullit te vet.
    Prandaj nostalgjia dhe etiketimi “nostalgjik” i hap rrugen e
    hallakatjes se nje populli. Shikoni sot se c’po ndodh me
    shoqerine shqiptare.! Jemi te gjithe deshmitare…!!! Kot
    mundohen te akuzojne te kaluaren kur vertete ishim rela-
    tivisht te varfer por kishim shume gjera dinjitoze. Sigurisht
    vetem reaksioni qe mposhti socializmin perkohesisht ka
    hedhur dhe po hedh balte e zift per sistemin qe u per-
    mbys ka te drejten e tij ta beje nje gje te tille perderusa
    gjys shekulli Ai punoi nen rrogoz per te permbysur siste-
    min socialist dhe ia arriti qellimit dhe Ai qe fiton luften ka te drejten e tij te shkruaj historine. Dhe ne fund kam men-
    dimin se bindja ime eshte se rendi socialist ,fjale e bukur,
    kjo, do te rivendoset ne shoqerine njerezire,por ne asnje
    menyre nuk do te jete ky socializem sic e konceptojne ne
    sot,ate perceptim e parafytyrim qe kemi nga pervoja jone
    ne kete gjys shekulli te shekullit 20 …..! Ky eshte sqarimi
    i fundit qe desha t’ju them lexuesve,..,Edhe nje lutje kam
    nese u zgjata paksa,ishte nje deshire por jo per qellime
    iluministe. Te gjitha sa kam thene shqiptaret i dine me mi-
    re se une keto gjera,ne fdo fushe……,!!!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 7, 01:09

      O alphade po perse duhet te jesh kaq rrote mulliri mor zoteri. ti kujton se meqe permend Alighierin e ku di une c;tjeter, ato qe shkruan zotrote nuk jane nje pacavure idioteske. Dhe ç’e ke kete zakon prej debili qe gjithmone pyet “Komenti im,,,”: a thua se mederatori duhet te jete gati dhe sapo te mbarosh se shkruari ato brockullat e tua, komenti jot duhet te publikohet shpejt e shpejt qe populli i paditur te ndricohet nga budallalleku jo inteligjent? Per ta mbykkur, te dhjefsha socializmin, kurre s;ka per te ardhur, kush punon me shume do te fitoje me shume. Socializmin favorizon dembelet dhe kodoshet.

      Reply to this comment
  6. alphade July 6, 22:25

    Komenti im, ……

    Reply to this comment
  7. ELIOT July 7, 08:49

    Nostalgies ;;Le te flasim pak per kujtimet e nje spiuni ;;;q e Enveri e coi ne shkollen e k zh b ;;;Jo per te ndihmuar popullin ;;per Lirine Demokracine jo ;;;Por per ta bere tape me ide komuniste Fashiste ;;;Naziste ;;sa veta nga 3 miliona shkuan ne Rusi ,,,,, 30 vtea qe i sherbyen deri ne fund kriminelit Enver ;;;;kjo eshte nostalgjia ;;;Kur populli skishte leke te shkonte per 5 dite ne plazhet e durresit ;;;; Enveri i paguante studimet nje cobani nostalgjike ;;;; Se ka kuptuar perse e beri Enveri kete gje ;;;;;e beri per interesat e veta personale dhe jo per popullin;;;;;;; nostagjie ;;;me kujtohet nje historie ;;;;;;; Nje here e pyeten nje fillozof Francez ;;; si e beri Hitleri qe i ktheu ne kriminela shume nazista gjenerale te luftes ;;;,,,, i drogoi ja hoqi trunin i beri tape ;;;; Si i beri kaq shume te pameshirshem vrasesa ;;;;;; Dhe ja pergjigja ;;;;; Adoff Hitleri shume nga gjeneralet i kishte marre nga provinca te largeta ;;; nga disa fshatra ;;; te varfera ;;qe nu kishin as te hanin ;;;disa cobane te mjere qe kurre se kishin veshur nje kostum me cizme ;;;; dhe kur i veshi Hitleri me uniforma lekure e cizma te shkelqyera ;;;; dhe te gjithe i rrespektonin ;;Nga frika se ;;;; keto tipa ;;Cobane u hypi vetja ne qefe ;;; dhe kur mendonin per jeten e meparshme te mjere ; benin cdo gje cdo krim per te jetuar sa me shume keshtu si njerez te vecante me vlera dhe vrisnin pa e care koken ;;Se me pare ishin dicka pa vlera ishnin asgje ;ishin kot ;;;; dhe kur e shikonin veten pa uniforma ju kujtohej cobaneri ku edhe lopet si bindeshin ;;pra ;; Edhe keto tipa mbas humbjes se privilegjeve ishin nostalgjike te koheve e bukura ,,,,,, Krimeve edhe ky spiuni tani nga qe sja var njeri eshte nostalgjie i Enverit ;;;Sepse tani e ka kuptuar se ska vlera dhe ;;;;;;ridoja ka rene ;;;merci ;;;;; nostalgike ;;;;;

    Reply to this comment
  8. alphade July 7, 13:40

    Nuk meriton zoti xhuxh te pergjigjem. Mbetesh perjetesisht xhuxh ! S’ke c’i ben ! Zoti te ka bere
    Xhuxh. Ndersa, komenti im,i pare eshte shkruar
    nga une si per kujtese,ndersa komenti dyte ku
    thuhet: komenti im fantastik ku eshte ? Nuk eshte
    shkruar nga une.
    Z. Xhuxh : edhe per socializmin e ardheshem e kam
    sqaruar mendimin tim

    Reply to this comment
  9. alphade July 7, 13:57

    Sqarim: “komenti im….” E kam shkruar une sa per kujtese.
    Ndersa, “komenti im …..’fantastik ku eshte” ? nuk e kam
    shkruar une. Kurre jo ! Prandaj dikush qe nuk i ka pelqyer
    komenti im, si psh. Zoti xhuxh qe eshte ne te drejten e tij
    mund te deformuar kerkesen time duke shtuar fjalet “fan-
    tastik,ku eshte” ,gje qe une nuk e kam shtuar kurre kete
    shprehje. Eshte thjeshte nje koment mbi artikullin e zoti
    M.Xhafa. E mira eshte te bejme komente mbi artikull- shkruesin dhe jo komente mbi komente ….! Nejse….!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*