Sesioni i ri nis me Komisione Hetimore, PD do kryesojë dy prej tyre

January 18, 2015 21:02

Sesioni i ri nis me Komisione Hetimore, PD do kryesojë dy prej tyre

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, mazhoranca dhe opozita do të përballen me akuzat e vjetra, kjo pasi palët do të hetojnë mbi dy çështje që e kanë ndjekur politikën për shumë kohë.

Opozita ka vendosur të marrë pjesë në dy komisionet hetimore të kërkuara prej muajsh, por të miratuara vetëm disa kohë më parë, atë për ndërhyrjet në të dhënat e serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve  por dhe për emërimet në administratën shtetërore.

Menjëherë pas nisjes së parlamentit të dy komisionet do të vihen në jetë, madje demokratët kanë emëruar Arben Ristanin si udhëheqës të punës për hetimin e ndërhyrjeve në serverin tatimorë, ndërsa Genc Pollon për emërimet në administratë.

EMËRIMET NË ADMINISTRATË   
Pas një fushate denoncimesh dhe akuzash publike për emërime në nivele të larta qeverisje të personave me precedent penal apo të dënuar për krime të ndryshme, Partia Demokratike kërkoi hetim parlamentarë për këtë çështje.

Komisioni hetimorë parlamentarë  do të kalojë në sitë  të gjithë personat e emëruar nga shtatori i vitit 2013 në administratën shtetërore, për të parë jo vetëm ligjshmërinë e procesit por dhe të kaluarën e tyre, pasi demokratët publikisht kanë denoncuar se administrata shtetërore është kthyer në strehë për personat e inkriminuar duke ju besuar dhe detyra të larta drejtuese.

SERVERI TATIMORË
Ndërsa komisioni hetimor parlamentar  që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, do të përqendrohet në qëllimin për të  sqaruar mënyrën e zbatimit të ligjit nga administrata tatimore për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore, identifikimin e përgjegjësive për ndërhyrjen në sistemet tatimore dhe mosfunksionimin e tyre për disa ditë nga organet apo personat zyrtarë përkatës, si dhe analizimin e gjetjeve për të përgatitur rekomandimet për ndërhyrje ligjore e administrative për parandalimin apo eliminimin plotësisht të tyre në të ardhmen.

Demokratët në atë kohë akuzuan qeverinë se me bekimin e Kryeministrit Edi Rama, është ndërhyrë në bazën e të dhënave tatimore, kjo me qëllim manipulimin e tyre, nga njëra anë  për të goditur bizneset kundërshtare dhe nga ana tjetër për të krijuar hapësirë për evazion fiskalë, për bizneseve pranë tyre.

January 18, 2015 21:02
Komento

2 Komente

  1. sopiqoti January 18, 21:34

    Pune te mbare KOMISIONEVE por,me pare le te vene ne qender te vemendjes dhe te analizes “veprimtarine e qeverisjes se PD-s dhe ne vazhdim ate te qeverisjes aktuale.Nuk duam llafollogji por REZULTATE, jo ballafaqime politike pa brum.

    Reply to this comment
  2. shqip hesapi January 19, 05:53

    keto komisionet parlamentare jene krejtesisht kot prandaj duhen hequr fare.Asnjehere nuk kane dhene rezultat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim