Sesioni i ri për demokratët, në shtator nis ristrukturimi nga baza

Redaksia Online August 18, 2013 08:25

Sesioni i ri për demokratët, në shtator nis ristrukturimi nga baza

Ndërsa parlamenti pritet të nisë sesionin e ri me drejtimine mazhorancës së re të majtë, për demokratët tashmë në opozitë përveç përballjes në parlament kanë edhe sfidën e ristrukturimit të partisë.

Me zgjedhjen e kryetarit të ri Lulzim Basha sipas parimit një anëtar një votë të anëtarësisë demokrate, pritet që me fillimin e muajit shtator të ndizen motorret e strukturimit të selisë blu, por kjo duke filluar nga struktura më e vogël që është seksioni i partisë në çdo zyrë të ngritur në të gjithë vendin, e më pas në degët e në strukturat më të larta vendimarrëse.

Me rifresktimin e drejtuesve të partisë në të gjitha strukturat këto ndryshime do të reflektohen edhe në organet më të larta të partisë nga Kryesia deri te Këshilli Kombëtar.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe kryetari Basha, me ristrukturimin e të gjithë hallkave drejtuese të partisë pritet që të bëhen edhe ndryshimet përkatëse në statusin e partisë, ndërsa i gjithë ky proçes pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor, kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Në këto kushte pritet ë shume prej emrave historikë të kësaj force politike nga Këshilli Kombëtar e deri te Kryesia të mbeten jashtë, dhe shume emra të rinjë tashmë të jenë në bazën drejtuese të Partisë Demokratike.

Ekipi, i cili do të drejtohet nga Lulzim Basha, ka si synim organizmin sa më solid të strukturave të partisë, pas humbjes në zgjedhjeve të 23 qershorit, në mënyrë që PD të vijë në pushtet në betejën e radhës elektorale. Me finalizmin e proçesit ristrukturues të partisë pritet që të bëhet edhe analiza e plotë e hummbjes së demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit./ora

Redaksia Online August 18, 2013 08:25
Komento

1 Koment

  1. DOKU August 19, 10:55

    kkkk

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*