Sevo Tarifa: Si e kujtoj ish kryeministrin Adil Çarçani

January 6, 2018 10:55

Sevo Tarifa: Si e kujtoj ish kryeministrin Adil Çarçani

Rruga nëpër të cilën ka ecur Adil Çarçani ka qenë e ngushtë, me kthesa, e thepisur, gjithë gurë. Pikërisht një rrugë e tillë i bën mire formimit të njeriut, kalitjes së karakterit të tij. “Deri tek fama arrihet rrugëve të ngushta” (Viktor Hygo). “Në kujtesën e njerëzve mbetet ai, të cilin populli e ka dashur”, (Dostojevski).

Adil Çarçani ka mbetur jo vetëm në kujtesën e fushëbardhasve, të krahinës së Kardhiqit, të Kurveleshit, por të qarkut të Gjirokastrës, të mbarë vendit.

Dashuria për “Manushaqen” e Naimit, Shqipërinë ishte motivi kryesor, që e shtyu  birin e Fushëbardhës që, me mbi njëqind shqiponja e zogj shqiponje nga ky fshat, midis të cilëve 11 vajza, të marrë pushkën e të dale partizan, për të luftuar  me parullën “Vdekje Fashizmit-Liri popullit”. Dhe ndërsa shqiponjat vinin rreth në ato dymbëdhjetë male që i rrinë mbi kokë si kurorë gjigande Fushëbardhës, shqiponjat partizane të këtij fshati luftëtar nisën të fluturonin gjithandej vendit e jashtë tij. Dhe “kënga” e pushkës së tyre u dëgjuja betejë më betejë, kundër pushtuesve fashinazistë dhe tradhtarëve të vendit. Zjarri i luftës partizane u ndez e nuk shuhej pa u fituar liia.

Sevo Tarifa

Adil Çarçani ishte nga luftëtarët e orëve të para. Vepronte me guxim ilegalisht në Tiranë, Partia e ngarkoi me detyra në qarkun e Gjirokastrës, Më 1942 e nisi të punën në Fushëbardhë. Këtu kishte filluar lëvizja. Muzafer Asqeriu hynte e dilte në  fshat e në qytet, por tani ishte vrarë nga armiqtë. Adil Çarçani vepronte me pseudonimin “Shkëndia”. Gjurmat e tij i gjejmë gjithandej. Në takime me shokë të vjetër frymëzohej. Në takim me ushtarë e milice bëri që disa nga këta të arratisen e të drejtojnë armën kundër fashizmit. Pjesëtar i çetës “Çerçiz Topulli”. U ngarkua me detyrën e të deleguarit në rrethinat e Tepelenës, ku u caktua përgjegjës i cellules. Ishte koha kur po formohej batalioni “Baba Abaz”, i cili u përfshi në Brigadën e VI Sulmuese. “Shkëndijës” iu besua detyra e shefit të seksionit politik të kësaj brigae. Këtej u emërua zëv. Komisar i Brigadës VII, pastaj komisar i Divizionit IV Sulmues.  Janë një varg i gjatë aksionet luftarake ku ka marrë pjesë ky luftëtar e udhëheqës… Për meritat e tij u pranua: anëtar i PK në vitin 1942, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ; kuadër I dalluar politik e ushtarak, i aftë dhe trim në detyrat e ngarkuara.

***

Pas çlirimit Adil Çarçani ishte një nga udhëheqësit e shquar të partisë e të shtetit. Anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH nga Kongresi IV 1961. Ka kryer detyra nga më të rëndësishmet në bazë e në qëndër:  sekretar politik i Komitetit Qarkor të Partisë në Durrës, pastaj në Shkodër me të njëjtën detyrë, më vonë ministër i minierave dhe gjeologjisë, zëvendkryeministër dhe më 1982 Kryeministër. Burrë shteti. Kurdoherë dukej qartë se ai ishte në radhë të pare Njeri: shquhej për dashuri e respekt ndaj njerëzve. Udhëheqës me fytyrë të ëmbël, fjalë te ngrohtë, interesim për shëndetin e njerëzve, me mall për luftëtarët e lirisë, shumë nga të cilët i njihte me emër; dëshira për të bërë më të mirën në zhvillimet e qyteteve e fshatrave.

Një here erdhi disa ditë në Gjirokastër me një grup specialistësh, arkitekësh e inxhinierësh, me vete kishte sjellë edhe harta e grafiqe, të cilat pasqyronin gjendjen dhe perspektivat e Gjirokastrës, investimet dhe veprat që parashikoheshin për industrinë, bujqësinë, shëndetësinë, arsimin e kulturen. Idetë e tij ishin si të një kryespecialisti. Dukej qartë kapaciteti dhe kompetenca e tij, niveli dhe cilësia e fjalës, vizioni që kishte për të ardhmen e qytetit muze.  Na u bë zemra mal për panoramën që shpalosi, për horizontin që na zgjeroi, na dha optimizëm nga optimizmi i tij, zgjuarsi nga zgjuarsi e tij, urtësi nga urtësia e tij, buzëqeshje nga buzëqeshja e tij, vrull nga vrulli i tij! Shumë ndryshime, përparime, zhvillime e zbukurime u bënë nga ato që referoi Kryeministri i kohës, por sa të tjera mbetën në mes të rrugës, madje në tranzicion u bë prapa …

Tërhiqnin vëmendjen biseda e tij me zë të ulët, propozime, kërkesa për të marrë mendime të bazës. Dëgjonte me kujdes, vlerësonte sugjerime, miratonte alternativa. Binin në sy dashamirësia, fisnikëria. Kishe kënaqësi ta dëgjoje, të bisedoje. Edhe kur nuk i pëlqente ndonjë mendim i kundërt, apo i padrejtë, nuk nxehej, Ishte i qetë, gjakftohtë, bindës, nuk fliste me arrogance, nuk qe prepotent. Urtësia ishte një “lule e bukur” e virtyteve të tij.

     Ata që kanë pasur nderin të bashkëpunojnë me të mençmin Adil Çarçani, në marrëdhënie zyrtare, flasin me fakte për thjeshtësinë e tij karakteristike, për mirësitë e tij. Këto virtytet dukeshin qartë në takime me popullin, me vegjëlinë. Sa here e binin shëbime partie apo shtetërore në rrethe të vendit, nuk rrinte pa shkuar në bazë. Kur shihte ish partizanë, veteranë, bujq, blegtorë, mësues, mjekë, të njohur apo të panjohur, ndalonte, u afrohej dhe i takonte przemërsisht. Njerëzve u bënte përshtypje modestia e tij, përzemërsia dhe buzëqshja e natyrshme  e tij. Ndonjë i moshuar që e ka njohur kur ishin bashkë në Brigadën e VI ose të VII Sulmuese, shprehej: “Nuk ka partizan që të mos e ketë përqafuar komisar Adili!” Kështu e çmonin edhe minatorë, kur u shkonte në galeri, drejtues të ndërmarrjeve industriale e të kooperativave bujqësore, drejtorë e mesues shkollash, mjekë, ushtarakë, kuadro e aktivistë të organizatave të masave. Ai e kikshte kurdoherë shpirtin në popull, në shokë e në miq të luftës e të punës. Populli ishte në zemrën e tij, ai ishte në zemrën e popullit!

Adil Çarçani

 Urtësia, një “lule e bukur”e virtyteve  

Ishte i veçantë në mallin për fshatlindjen, Fushëbardhën. Rrugën nuk do ta bënte pa ndalesa. Do takohej me njerëz. Kur shkoja me punë në Fushëbardhë, gjeja të freskëta gjurmët e tij. Pleq e veprimtarë më flisnin me kënaqësi që kishin në gjirin e tyre, siç thoshin ata, Adilin. Shpesh  here e gjente kohën dhe shkonte në festa të ndryshme që zhvilloheshin në rrethe. Veçanërisht kur ftohej në ato që kujtonin vitet e luftës, betejat partizane. Këtu takonte me gëzim shokë luftëtarë. I pyeste dhe kujtonte ngjarje të asaj kohe me barut, Shkonte në grupet e njerëzve që mblideshin si fshat dhe ulej e bisedonte me ta. Feste e kishin emrin, por njëherazi ato ishin edhe takime pune, që gjallëronin e gëzonin njerëzit, rritnin entuziazmin dhe mobilizhimin e tyre. E kishim pare këtë pjesëmarrje sidomos në 7 gushtin e çdo viti, te rrapet e Prongji-Kardhiqit, Një mbrëmje. në një takim të ngushtë në Përmet, ku ishin, përveç Adil Çarçanit, edhe shokët Haki Toska, Manush Myftiu, Shefqet Peci, Rrapo Dervishi, Subi Bakiri etj, ra në sy korrektesa dhe qetësia e Kryeministrit. I ndritnin sytë. Atmosferën e ndiznin të tjerë, me goten e rakisë në dorë. Shoku Adil qeshte dhe pinte fare pak. Atë dhe ndonjë tjetër nuk i ngacmonin dollibashët. Ishin të ftuar edhe disa kinezë ushtarakë, të cilët kënaqeshin me mjedisin e krijuar. Të nesërmen do të zhvillohej festa jubilare e Brigadës VI Sulmuese dhe rreth Kryeministrit e shokëve të tjerë udhëheqës u mblodhën partizanë, kush t’i takonte më pare.

Jam ndodhur disa here në mbledhje apo takime me kuadro e punonjës, në Gjirokastër, Përmet e Tiranë,   ku ishte dhe shoku Adil Çarçani. Një ditë erdhi në Mashkullorë në një aktiv kombëtar për komunalen, që ishte përgatitur model personalisht prej tij. Fshati kishte marrë një pamje të re social-kulturore. Ishin rreth 300 pjesëmarrës nga gjithë vendi. Tregoheshin përvoja. Foli dhe Kryeministri. Bënin përshtypje fjalët e përzemërta, sjelljet e mira, kultura e tij. Në pushime e rrethuan pjesëmarrës dhe mashkullolritë. Disa i njihte që nga koha e luftës, u fliste me emër! Këtyre u ndriste fytyra nga gëzimi, E pashë kryeministrin me sa kompetencë i ingrinte problemet komunale. Bëri vlerësime për ndryshimet e përparimet e Mashkullorës. Dallohej në kapjen e përgjithësimin e shembujve pozitivë. Edhe kritikën e bënte me lezet, me buzëqeshje. Interesohej e pyeste për shëndetin e njerëzve. Kjo u pa edhe në drekën që u shtrua në shtëpinë e Flamur Çanit, ku nuk kishte pak të ftuar e ai ishte kryemiku, por një shok i vërtetë, i dashur, fisnik, modest.

“Miqësia, një virtyt shpirtëror”

      Familja dhe personalisht Adil Çarçni dalloheshin për mikpritje. Të shkoje në shtëpinë e tyre ishe si në shtëpinë tënde. Gjeje një mjedis të këndshëm, mirëseardhës, të ngrohtë, të sinqertë, që përshkohej nga dashuria, bujaria dhe repekti. E kam të freskët atë ditë kur në shtëpinë e tij në Tiranë, që ishte jashtë bllokut, shoqërova grupin këngëtar të Mashkullorës. Këta erdhën tek unë, që të ndihmoja për të shkuar tek tre shokë udhëheqës, miq të dashur të Mashkullorës : tek Haki Toska, Shefqet Peci, Adil Carcani. Shkuam  tek dy të parët. Shokun Adil e lamë në fund që të rrinim më tepër. E mora në telefon dhe i thashë dëshirën e mashkulloritëve që na befasuan me ardhjen e tyre në Tiranë, të veshur me kostumet popullore. “Me gjithë qejf, le të vijnë”, tha ai. Dhe pyeti : “po ku t’i pres, në zyrë apo në shtëpi?”. I shfaqa mendimin se ata s’kanë probleme për fshatin, që të vijnë në zyrë, duan në shtëpi dhe të këndojnë me jujve”! “Mirëse të vijnë”, u përgjigj.

Tek porta kishte dale e na priste tok me bashkëshorten, Havanë e mire, këtë grua të rrallë dinjitoze. Sa i çiltër dhe i gëzuar ishte ky çift i mrekullueshëm, që u kishin shkuar miq! Kryeministri uroi mirëseardhjen. Falenderoi që i shkuam në shtëpi. Pyeti me emër për njerëzi të Mashkullorës, për punët e kooperativës, për grupin e këngëtarëve. Fytyrat e këngëtarëve morën një pamje tjetër, të gëzuar! Dhe ia shkrepën këngës. Ia merrte Malua, ia kthente Mufiti, këndonte dhe i zoti i shtëpisë. Të tjerët iso. Kënga vente zile. Gjëmoi shtëpia. Oh, sa bukur! Kryeministrit i dukej sikur ndodhej në Mashkullorë! Fytyra e çelur tregonte zemrën e bardhë e të hapur të tij dhe kënaqësinë. La gjithë ato punë të rëndësishme të shtetit dhe priti mashkulloritë, kënga labe e të cilëve dëgjohej deri jashtë dhe ata që kalonin rrugës, ndalonin e dëgjonin  sikur të ishte ndonjë dasmë apo festival !

E paharruar do të jetë edhe një ditë tjetër, kur erdhën po nga Mashkullora disa aktivistë të kultures, të cilët donin të takonin Kryeminisrin e ti incizonin zërin, fjalën dhe figurën, të regjistronin kujtimet për Mashkullorën, për kohën e luftës e të pasçlirimit. Ai pranoi me kënaqësi. Nuk i kurseu ato dy orë për këtë fshat. Dhe tregoi kujtime të bukura, të qarta, modeste, që i mungonin muzeut të fshatit. Foli për atdhetarizmin e Mashkullorës, mbante mend emra luftëtarësh, si janë pritur partizanët, traditat e fshatit, mikpritja e tij e sa momente të tjera.

Me përzemërsi e miqësisht priste jo vetëm vendës, por edhe miq të huaj. Një here shoqërova një mik i huaj në takim me  kryeministrin. Ai ishte neozelandezi Tejlor, që jetonte në Shqipëri, se në vendin e tij ndiqej si revolucionar. Ishte me profesion stomatolog dhe kur erdhi tërë klinikën e tij të pasur ia dhuroi Klinikës Qëndrore të Tiranës. Miku ngrinte probleme sidomos për naftën, për bujqësinë, për blegtorinë. Kryeministri e dëgjonte me vëmendje dhe mbante shënime, si një nxënës i vullnetshëm dhe i kujdesshëm. Kur shoku Adil dha mendime të tij, mikut i bënte përshtypje thjeshtësia e Kryeministrit, aftësia që i zotëronte shumë mirë këta sektorë. Krenohesha që një udhëheqës shqiptar e një neozelandez bisedonin aq miqësisht e sinqerisht. Kryeministri u shtrua vendçe me mikun, i cili sa dolëm nga ai takim interesant miqësor thënë, ndër të tjera u shpreh: “Keni kryeministër të mirë shumë si Njeri dhe tepër të aftë për punët e shtetit. Tamam Burrë shteti“.

Shpesh herë takoja në Tiranë motrën e tij, Nevron, bashkëshorten e shokut tonë, Sadik Bocaj. Dhe e pyesja për shëndetin e shokut Adil. E kush  nuk e njihte udhëheqësin e urtë Adil Çarçanin? Kudo ka punuar me ndërgjegje të lartë e besnikëri për zbatimin e detyrave, për forcimin e pushtetit popullor, të ekonomisë e të kulturës, për mbrojtjen e atdheut. Deputet i Kuvendit Popullor që nga Legjislatura e dytë.

***

Kështu do të kujtohet nga bashkëkohësit e brezat e ardhshëm Adil Çarcani, ky udhëheqës i talentuar e punëtor i palodhur e i përkushtuar, njeri popullor e shembullor, që edhe në dallgët e jetës, të luftës e të punës qëndroi i palëkundur, konsekuent, me Atdheun në zemër, i patjetësuar, siç e ka përcaktuar populli i Fushëbardhës: “Adil Çarçani, flori ishte dhe flori mbeti”.

 

 

January 6, 2018 10:55
Komento

19 Komente

  1. ELIOT January 6, 11:31

    PRAPE KY SEVO SPIUNI … KE BERE NDERMEND TE NA E MERZISI JETEN ME KATUNARET SPIUNA QE E MBYLLEN SHQIPERINE ME TELA PER 60 VJET …E MBAROI ME HITLERIN E BALLKANIT ENVERIN TANI FILON ME QENAT QE I FSHININ CIZMET CDO DITE PER NJE RRACION MISHI … DHE NA SHKRUAN SIKUR KA NJOHUR VIKTOR HUGO MOLIERIN STENDALIN .. ..NJEREZ TE MEDHENJ ….. I SAJON VETE DISA FRAZA ..DHE …MJAFT NA SHKRUAJTE PER FASHISTA E ENVERIT …I NJOHIM TE GJITHE VININ NGA GIROKASTRA NGA VLORA .. SE ANDEJ KISHTE ME SHUME ANALFABETA .DHE …ISHIN NGA FAMILJA E DIKTATORIT EDHE SADAM HYSENI E BERI PARTINE E TIJE ME NJEREZIT NGA FSHATI I VET….. DHE I VENTE NE POSTE ME TE MIRA …KESHTU I KONTROLLONTE ME MIRE ELITEN … INTALEKTUALET QE KISHN STUDIUAR JASHTE DHE I FUSTE NE BURGJE .. NA TREGO SA VETA PUSHKATOI ENVERI DHE KY ADILI PER INTERESAT E ENVERIT DHE TE RRACES SE VET ..FASHISTE …. PO PER JETEN E FADIL PACRAMIT A DO TE NA SHKRUASH ????? SI E VARI SI QEN ENVERI ME BEQIR BALUKUN DHE TE TJERE . APO SI KE PASUR MIQ …….. SPIUN …KY NJERI NE CDO VEND DEMOKRAT DO TE ISHTE NE BURG ..DHE KETU NE BEN SI FILLOZOF …. KETO KATUNRE SKANE AS TURP .. TREGOJNE PER DISA COBANE …QE BOTA DO TI CONTE NE GIJOTINE DEPUIS LONG TEMP …

    Reply to this comment
    • intelektuali me tru January 8, 05:41

      Ore po pse I bini ne qafe Adilit te ndjere per te bijen, apo per gomarlleqet e Sevos. Piesni nje here nese eshte Sevoja qe I boton apo I kane rene blloqet rruges dhe ja botoni ju tegazetes. a per te bijen, ajo u nda nga burri se ai nuk e ngopte mo. Dhe po su ngop tjetra, do e gjeje ushqimin ku te munde. Se tjeter eshte mashkull bukurosh e tjeter eshte gopist. Piesni ate te NSHRAK-ut dhe ja u spiegon ay more shokeni.

      Reply to this comment
  2. intelektuali January 6, 12:21

    O KRIMINELI I ENVERIT SEVO TARIFA PO CFARE FLET MORE MAVRI FANATIKE?

    sepse:

    Ata qe e kane njohur nga afer dallkaukun me shkolle nate Adil Carcani flasin fare ndryshe nga dacibaot qe shkruan ti sikur t’i kishte kopjuar nga Zeri i Popullit ne Kohen e Qepes te Partise se Punes.

    POR PSE NUK E SHPETOI SHQYPNINE ADILI PAS MEHMETIT, POR E SHPEJTOI RENIEN NE HUMNEREN E PERGATITUR NGA ENVERI?

    Adil Caracani jo vetem qe ishte nje idiot totalisht i paafte si Lenka Cuko dhe Pali Miska, bile me budalla se ata, por ishte edhe smirezi dhe zemerkeq hipokrit servil para te fortit dhe katil me te dobtit. Gruaja e tij ziliqare ka marre ne qafe shume kuadro te afta komuniste te Partise mund te permend ketu shume emera, por nuk eshte vendi, nderkohe qe ky cift i shemtuar nuk edukoi dot vajzat e tij kurva te lindura me gjen qe i nderronin partneret sa here i shkrepte toci. Vajza e madhe me ne fund u martua me nje bukurosh me hije ne biografi, por nuk duroi dot dhe e tradhetoi menjehere pas marteses dhe Adili i sikterosi me fuqine e pushtetit enverist dhenderin e vet njashtu sic beri edhe Spiro Koleka me Bumcin qe i kapi vajzen e Kolekes te Edvinit duke bere seks me kembet perpjete ne kravatin bashkeshortor.

    PO ME SEVO TARIFEN E ENVERIT QE VAJTON PER KRIMINELIN ADIL CARACANI DO TE SHKOJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  3. rush January 6, 15:21

    Pa sa te mire qe na paskish qene keta anetaret e Birose Politike. Nuk e keshem ditur hic ne andaj nga fshati. Te hengert mortja e Sevo Tarifa qe na I kujton perseri.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 January 6, 18:06

    Kujtimet e Sevos po i lexoj me laps ne dore.Meqenese KM i yne nuk i lexon gazetat se merzitet kur shikon ne faqen e pare cdo dite surratin e tij ,i lutem shokut Sevo tia coje nepermjet facebookut kete portret te Adilit

    Reply to this comment
    • intelektuali January 6, 19:16

      Duket se ke qene race e keqe, spiun i Sigurimit,

      sepse:

      Na ruaj o Zot qe Edvini te mos kopjoje dallkaukun e Enverit, Adil Caracanin,

      sepse:

      Ndryshe do te perseritet viti fatal 90-te kur shqyptaret u hypen dyrekeve te anijeve si majmune xhungle per te shpetuar koken dhe familjet nga Parajsa Komuniste e Partise se Punes

      Reply to this comment
  5. Arber Iliri January 6, 18:53

    Sevo gjalle qenke, sa per kujtimet i ke te vdekura, e kam fjalen qe kane vdekur keto marrezite e udheheqesve te tu se ata nuk ishin udheheqes vetem parazite udheheqes qe i pinin popullit djersen, enerigjine dhe ne rradhe te pare lirine.Adil Carcani kujtohet vetem se ne 91 kur demokratet iken nga hapja e parlamentit u befasua aq shume sa tha dale mor dale ku shkoni.I dukej krim ai largim.hahahaha kjo eshte e gjitha.Ne 91 nuk arritnte te kuptonte se c’do te thote demokraci.Ky eshte udheheqesi qe te paska mbajt ty o Sevo, apo e ke na fshati se keshtu i ndjeni detyrimet ju .hahaha Primitive ala por ju duket vetja te mencem.hahahahaPse i botoni o komuniste te gazetes keto gjelle te prishura qe mund te prishin mendjen e ndonje idioti.Apo do na permendi parimin e lirise se shprehjes qe ka luftu Sevo Tarifa me shokun Enver ne krye, se keshtu i bie hahaha

    Reply to this comment
  6. Plaku Xhuxhumaku January 6, 23:43

    E kush te tha ty or Sevo Senili qe kete Adilin na e paska dashur popudhi kaq shume? Hë, mo kush të tha? Shiko se qy Adili shpetoi se vdiq Enveri pa ia kishte rregulluar qejfin ai edhe ketij.

    Reply to this comment
  7. Nene Pashako D.. January 7, 01:03

    Me degjoni ! si NENE po ju FLAS .

    O njerez te nderuar…komentues,sa lexues !
    Do jete mire; te thuhen ato qe duhet, per keto figura ,apo dhe te rangjeve te asaj kohe,apo per kedo,(sa ishet, para lufte, fyellit rene me nje brime),qe dhe te drejte kini, per attesite e tyre,po per karakterin e mirsjelljen apo familien, nuk duhet folur,per faktin se,ka qene udheheqes i Partise se asaj Kohe.Ca bejne dhe gabim Fatal; pergojojne Partizanet dhe luften e tyre…
    Sa per Adilin,njerzillekun qe shpreh artikullshkruesi e ka pasur.Thjeshtesia e dallonte.Kam patur ne lagje, te afertin e tij dhe aty vinte,si gjithe njerezit e tjere,pa shoqerues.Pasqyre e sjelljeve te tij, te thjeshtw kane qene dhe ata…Carcanet, me babain e tyre..i ndieri se ia kam harruar emrin,sot 40 vjet para,ndare nga jeta. Si djalin oficer,tjetri,bere Drejtor nga “klasa puntore” e mbajne ne goje, kush i ka njohur.Thoni ato qe duhen thene,jo se eshte biri x, apo y, i afert i filanit…
    Kjo dhe per ish femijet e te “persekutuarve”. Mbi te gjitha,sot na duhet; mjaft me me lufte njeri tjetrit,per” mustaqet e celos”. Shoke e miq i kemi pasur,femijet e ish ballisteve ne klase sa mbaruar lufta, nje jete dhe pas luftes,tani ne demokraci,disa syresh te pa formuar, sulmojne me c’te kene,ish komshijte apo koleget e tyre.Mjaft hakmarie. Une p.sh.me pasardhesit e Butkave( te me falin per citimin),kam patur harmoni,qe ne rinine time, njohur ne Tirane ne bangat e shkolles “10 Korriku”.Sa gjysherit tane bashkelufttare te PV.
    Pa varsisht nga historia e njerit…prej tyre,po Salli BUTKA ishte Sali me S. te madhe,sa farefisi tij me luften duhet ti nderojme.Ai,me gjyshin tim,(vrare me 1913ten kryecetes qe komandonte, ne mbrojtie te PV sapo shpallur,)krah njeri tjetrit luftuar… Mjaft me me ate LUFTE Klasash ekstreme, kritikouar te vertetet “AP”.
    Na shkofte mbare viti 2018-te e pa,ndasi mes gjakut tone Arberor.
    Mbi te gjitha atdheu.Patite ne funksion te tij:
    Harmoni-HARMONI o miqte e mij.
    Dalloni kriminelet e vertete e jepini c’ju takon.
    C’faj ka nipi apo mbesa,se c’ka bere gjyshi e gjyshia,deri gjithe soi.Keto ishin disa nga te keqiat e asaj kohe,qe e permbysem pas 90tes,me te drejte,po jo keshtu.Me pseudo KOMUNISTET,dje dhe sot… Ne doni te zevendesoni ata, veproni,koken do hani.
    Na shkofte mbare ky vit.Ata qe i ka votuar POPULLI (shumica),kush vepron gabim,(si ata ne Kuvend qe hane kokat, ti vere gishtin kokes)…
    Populli s’te fal; kushdoqofsh.
    Per te gjitha NENAT qe; te me falin;
    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
    • ELIOT January 7, 16:13

      NENE PASHKO …MIRE I KENI JU DISA GJERA …. POR NE QE NA IKU RINIA NGA KETO SHURRAMENE TE CMENDUR …. LASHE FAMILJE TIME PER NE FRANCE NGA KETO MUTRA TE QELBET .. SEPSE DONIN TE NA FUSNIN NE BURG PER NJE MENDIM LIBERAL DEMOKRAT .. KUR MENDOJ PRINDERIT MIJ TE SHKRETE C KANE HEQUR NGA KETA FASHISTA … ME VJEN ….. KETU NE FRANCE ME 2 VETURA DHE FEMJET E MIJ KURRE SKAN NGELUR PA BUKE NE FUND TE MUAJIT .OSE BUKE ME KOS …PRINDERIT E MIJ PUNUAN 80 VJET PER TE PARE FEMIJET E TYRE TE RITTEN SI NE AFRIKE ..KUR EUROPA I KISHTE TE GJITHA TE MIRAT … TANI QE I KRAHSOJ GJERAT … E KUPTOJ PERSE BOLSHEVIKET E PISET SI LEJONI INFORMACIONET NGA BOTA E JASHTEM …SEPSE DIFERENCA ISHTE E MADHE ..DHE ENVERI DHE KY MUTI CARCANI JETONIN ME BENZA ME SHERBETORE SI PASHALLARE … DHE ISHIN DISA ANALFABETA QE JA FSHININ CIZMET ENVER SKIZOFRENIT ..DHE KUR KA AKOMA DISA COBANE QE I JAPIN TE DREJTE BOLSHEVIKEVE … QE JANE BAJGAT E CIVILIZIMIT .. JANE BAJGAT E DEMOKRACIE … BAJGAT E LIBERTESE .. DHE PER KETE GRAMSHIN …. KAAREJA NUK I BERI NJE POEZI SKENDERBEUT HEROIT TONE .TE MADH POR I BERI LIBER ENVER DIKTATORIT NGA FRIKA HIPOKRIZIA NGA SEVILIZMI DHE DONI JU TA LAVDEROJME NJE FRIKACAK NJE SPUN TE ENVERIT … APO KY QOSJA TRDHETAR I POPULLIT … CFARE BEN PER POPULLIN KETA SERVILA …ASGJE VETEM PER VETEN E VET ..CDO GJE … NDYRESIRA QE SI MERITOJNE COMPLIMENTET NGA SHQIPTARET …

      Reply to this comment
  8. Rr. B. Gramshi January 7, 03:11

    Intelektuali,
    nuk mar persiper te bej biografite e askujt ne kete bote por edhe po te me duhej te meresha edhe aq me teper per qejf, si puna jote do te isha teper i sakte persa i perket ngjarjeve dhe fakteve.
    Per rastin e divorsit te vajzes A. Carcanit, (pa hyre ne shkaqet) dhendri, dhe pikerisht Agron Lufi, nuk pati asnje pasoje. Ai, dhendri, nuk u prek ne asnje aspekt por vazhdoi te punonte petagog ne Universitetin Shteteror te Tiranes duke ruajtur kete pozicion deri rezimin e shtetit socialist. Nuk mar persiper sa e vertete eshte por ne ate kohe flitej se u kerkua ndeshkimi i tij por ishte pikerisht Adili qe nuk lejoi te ate.
    Nese ne Shqiptaret vazhdojme agonine e formimit te nje shteti dinjitoz eshte mungesa e shtreses intelektuale. Dhe ata shume pake qe jane vuajne nga shtresa mediokre e vetequajtur intelektuale ku pjesa dermonjese jane ngjizur me ideologjine komuniste dhe arsyetojne duke perdorur armet e tij.
    Per te ilustruar kete dote mjaftonte denigrimi qe i behet fgurave te I. Kadarese dhe R. Qoses
    Duke pare se si arsyeton e them me bindje se edhe ti, Intelektuali, je nje i tille ne armaten qe tashme ka pushtuar ate popull te vuajtur te cilin rrugen e qytetermit do t’ia a bej shume te gjate.

    Reply to this comment
  9. p,kulaku January 7, 05:57

    O Fatos Tarifa,
    a i merr leje babait Sevo ti qe ia boton keto kujtime sekrete?
    Ti djale duhet te pergjigjesh perpara Gjyqit Special, se e nxjerr tet at te lajthitur, qe te dukesh vete se e kalon Vetingun dhe te te emeroj Bushati ne Okb…
    Por Sevi do te njoftohet dhe di te bej lanet…

    Reply to this comment
  10. E verteta January 7, 13:45

    Cdo periudhe historike qe ka kaluar populli i jone, ka nxjerre burra trima e te mencur, e nje nder ta ka qene Adil Carcani , ish luftetari e udheheqes i luftes se madhe per clirimin e Atdheut nga nazifadhistet, dhe nja nga arqitektet dhe vizionaret per ngritjen e sherbimit gjeologjik dhe zhvillimit te industrise minerare ne Shqiperine e pas luftes. Njeri fisnik , teper i edukuar, pasardhes i denj i fisit Carcanaj ne laberi, qe kane bere emer qysh ne levizjet e hershme te popullit tone kunder pushtimit te gjat otoman. Adil Carcani kishte aftesi te jashtzakonshme drejtuese , dhe impononte respekt per kedo , qe takohej apo punonte nen drejtimin r tij. Njerez te tille mendje ndritur duhen kujtuar e vene ne vendin qe meritojne. Nuk e di ne se opinionistet e me siperm e kane me Sevon apo me historine mllefin e tyre, por per nje gje jam i sigurt , qe asnjeri prej tyre nuk e ka njohur Adil Carcanin, dhe kur ske njohje , me mire te heshtesh.

    Reply to this comment
  11. kadhiqoti January 7, 16:59

    Shoku Tarifa,
    Meqe je kaq i informuar per keto horlleqet e udheheqjes tone te asaj kohe na bej nje artikull ku te na tregosh a ishte ky TAO-TAO ne listen e Nexhmijes per tu qeruar nga rruga apo jo ? pershendetje.

    Reply to this comment
  12. intelektuali January 7, 18:11

    Arkitekti me nene serbe, Agron Lufi u martua me gocen e Adil Carcanit pasi e kishin lene disa djem te Bllokut dhe kjo menjehere pas marteses e tradhetoi me te tjere pa ja bere syri terr fare dhe pa i levizur qerpiku i turpit.

    Nuk po i bejme biografine Adilit dhe goces se tij nimfomane, sepse keto te fshehta publike te BLLOKUT enverist i dinin edhe kalamajte e rruges ate kohe ashtu si edhe shume te tjera, si pershembell qe Liliana Hoxha e tradhetonte Sokolin e Enverit me kryeredaktorin bukurosh te gazetes “Zeri i Popullit”, por qe Enveri e donte me shume se mbesen ziliqare te Ramizit, por qe e kishte per zemer shume Nexhmija, prandaj edhe nuk e sikterosi me nje te levizur te gishtit, ashtu sic ishte po Enveri qe i tha Adilit ne vesh te mos e prekte dhenderin e tij me nene serbe per arsye te panjohura deri tani, por qe nuk e beri me dhenderin e Spiro Kolekes, inxhnierin Bumci te Kombinatit Metalurgjik “Celiku i Partise” kur e kapi gruan e tij qe bente seks me hamshor te sigurimit me kembet perpjete ne krevatin bashkeshortor.

    PO PSE BERJE BIOGRAFIE I QUAN TI KETO TE VERTETA ABSOLUTE?

    Dhe kur keto lajme i fliste gjithe Shqypnia me te madh e te vogel?

    por:

    Me kete replike i je larguar thelbit te debatit ne gazeten DITA qe eshte:

    A ESHTE MORALE SOT QE MEDIA JONE KOMBETARE TE PUBLIKOJE SHKRIMET BUTAFORIKE TE KRIMINELIT TE ENVERIT SEVO TARIFA KUR SHQYPNIA PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE?

    Sa per faktin ka qene apo jo i afte dallkauku Adil Carcani koha e tregoi vete se budalli dhe idioti nuk mund te behet intelektual edhe sikur te kete mbaruar inxhnierine me shkolle nate me urdher nga Partia. Bile vete Enveri i thonte ne pleniumin e tij te fundit kur Adili po parashtronte planin e tij famoz per te shpetuar ekonomine:

    NA DUHEN DOLLARO O MATUF!

    prandaj:

    Edhe pyetja thelbesore qe bejme sot ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij si Adil Carcani eshte:

    ME KRIMINELIN SEVO TARIFA DHE XHELATET E PANDESHKUAR TE ENVERIT DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  13. onkezmi January 8, 02:34

    Plehrat balliste,peshperijne,qe nuk e dine historine.A.Carcani ishte i urte,pra ishte trim.Te gjitha allit.dhe gjithe plehrave ne keto mediume…Pershendes autorin e mbi 33-tre librave,partizanin e brig.IV-te S.,njeriun e ditur Sevo Tarifa,qe nuk do t’ja dije per PD dhe Rilindje.I uroje shendet dhe jete gjatesi,per te miren e te mireve…

    Reply to this comment
  14. niko July 30, 12:40

    A jeni objektive he burra. Laberia ka nxjerre burra trima e te mencur, e nje nder ta ka qene Adil Carcani , ish luftetari e udheheqes i luftes se madhe per clirimin e Atdheut nga nazifadhistet, dhe nja nga arqitektet dhe vizionaret per ngritjen e sherbimit gjeologjik dhe zhvillimit te industrise minerare ne Shqiperine e pas luftes. Njeri fisnik , teper i edukuar, pasardhes i denj i fisit Carcanaj ne laberi, qe kane bere emer qysh ne levizjet e hershme te popullit tone kunder pushtimit te gjat otoman. Adil Carcani kishte aftesi te jashtzakonshme drejtuese , dhe impononte respekt per kedo , qe takohej apo punonte nen drejtimin r tij. Njerez te tille mendje ndritur duhen kujtuar e vene ne vendin qe meritojne. Nuk e di ne se opinionistet e me siperm e kane me Sevon apo me historine mllefin e tyre, por per nje gje jam i sigurt , qe asnjeri prej tyre nuk e ka njohur Adil Carcanin. Njeriu i duhur i Shqiperise Labi i mencur qe meriton vetem respekt e mirenjohje.

    Reply to this comment
  15. niko July 30, 12:49

    A jeni objektive he burra. Laberia ka nxjerre burra trima e te mencur, e nje nder ta ka qene Adil Carcani ish luftetari e udheheqes i luftes se madhe per clirimin e Atdheut nga nazifadhistet, dhe nja nga arqitektet dhe vizionaret per ngritjen e sherbimit gjeologjik dhe zhvillimit te industrise minerare ne Shqiperine e pas luftes. Njeri fisnik , teper i edukuar, pasardhes i denj i fisit Carcanaj ne laberi, qe kane bere emer qysh ne levizjet e hershme te popullit tone kunder pushtimit te gjat otoman. Adil Carcani kishte aftesi te jashtzakonshme drejtuese , dhe impononte respekt per kedo , qe takohej apo punonte nen drejtimin r tij. Njerez te tille mendje ndritur duhen kujtuar e vene ne vendin qe meritojne. Nuk e di ne se opinionistet e me siperm e kane me Sevon apo me historine mllefin e tyre, por per nje gje jam i sigurt , qe asnjeri prej tyre nuk e ka njohur Adil Carcanin. Njeriu i duhur i Shqiperise Labi i mencur qe meriton vetem respekt e mirenjohje.

    Reply to this comment
  16. tomorri fr June 29, 04:51

    Fritos csrvani u denuA nag Sam,c son mergimtsreve vetmjare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin