Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,011,750 lekësh shkon në Laç

September 16, 2019 10:11

Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,011,750 lekësh shkon në Laç

Telebingo Shqiptare rikthehet me një tjetër sezon plot surpriza sa i takon çmimeve dhe dhuratave të ofruara për lojtarët e saj. Shorteu i hedhur gjatë ditës së djeshme ka kënaqur me mijëra lojtarë, të përzgjedhur nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, nga hedhja e shortit për çmimin e madh të javës që lamë pas, si dhe nga loja e ruletës së fatit. Me ndryshimin e bërë, çdo kontrabiletë e përzgjedhur do të mund të luajë me çmimet dhe dhuratat e lojës telefonike. Kështu edhe nëse përgjigjeni me “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike.

Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekësh. Edhe në shorteun e parë të sezonit të ri, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për çmimin tradicional prej 20,000 lekësh.

Dhjetë fituesit e përzgjedhur nga qytete të ndryshme të vendit për këtë çmim, do të luajnë sërish në shorteun e radhës me ruletën e fatit, për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh. Ndërkohë që me ruletën e fatit kanë luajtur edhe dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 28 korrik, dy prej të cilëve kanë siguruar edhe dy çmimet prej 100,000 lekësh. Fitues të shumtë kanë dalë edhe nga loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Selimin në kryeqytet.

Me përzgjedhjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej me një tjetër fitues, duke i dhënë mundësinë Gerardit që të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai është shpallur fitues i shumës prej 95,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Violetën në qytetin e Vlorës.

Në betejën me çmimet dhe dhuratat ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Korçës, ku Ilirjani ka vijuar të luajë, duke u shpallur fitues i plot 70,000 lekëve. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës. Dallëndyshja ishte një tjetër e përzgjedhur si fitues që ka siguruar shumën prej 125,000 lekësh. Ndërsa Ermira në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 65,000 lekësh.

Ndërsa fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”, arriti të sigurojë shumën prej 75,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,011,750 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në qytetin e Laçit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11139 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 169 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,260 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

Me ndryshimin e bërë, çdo kontrabiletë e përzgjedhur do të mund të luajë me çmimet dhe dhuratat e lojës telefonike. Kështu edhe nëse përgjigjeni me “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike. Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekësh. Krahas çmimit të madh, shorti i goglave të hedhura dje ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11139 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 169 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2260 lekësh.

 

September 16, 2019 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim