Sezoni i ri shkollor/ Basha, mesazh urimi për nxënësit, prindërit e mësuesit

September 11, 2017 09:13

Sezoni i ri shkollor/ Basha, mesazh urimi për nxënësit, prindërit e mësuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nxënësit për nisjen e sezonit të ri shkollor. Në një status në Facebook ai uron edhe prindërit dhe mësuesit për punën e tyre të palodhur

“Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja. Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit,” shkruan Basha.

Sot nisi viti i ri para-universitar për sezonin 2017-2018 në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës në mbarë vendin.

Rreth 32858 fëmijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë.

September 11, 2017 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*