Sezoni turistik/ Nisin radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës, pritet rritje e fluksit në fundjavë

April 27, 2018 14:09

Sezoni turistik/ Nisin radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës, pritet rritje e fluksit në fundjavë

 

Moti i mirë dhe temperaturat e larta kanë bërë që sezoni turistik këtë të vit të nis para kohe, dhe kjo duket nga fluksi i madh i hyrjes në pikën kufitare të Morinës.

Aktualisht po punohet me katër sportele por shqiptarët e Kosovës që hyjnë në Shqipëri ankohen për shërbimin.

Atyre u duhet të presin 40 minuta në pritje teksa kërkojnë nga të dy qeveritë të marrin masa për lehtësimin e lëvizjes për sezonin turistik.

Mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë deri tani, ndërsa edhe autobusët janë në një numër të konsiderueshëm. Për shkak të temperaturave të larta fluksi pritet të rritet të shtunë dhe të dielë.

l.h/ dita

April 27, 2018 14:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*