Sezoni turistik, Rama: Objektivi, 6 mln turistë deri në fund të vitit

September 1, 2018 13:12

Sezoni turistik, Rama: Objektivi, 6 mln turistë deri në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një grup ministrash ka bërë një bilanc të sezonit turistik 2018 nga Radhima e Vlorës.

Vazhdimi i projektit të Lungomares, transformimi i vijës bregdetare të Radhimës dhe zgjidhja e problemit të mbetjeve, janë disa prej objektivave, që sipas kryeministrit, do të hapin rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Rama përsëriti se ky sezon ishte më i miri, teksa shtoi se deri në fund të vitit numri i turistëve pritet të shkojë në 6 milionë.

Patjetër që lajmet e mira nuk bëjnë lajm dhe lajmet e këqija marrin dhenë. Ne mund të themi që jemi në sezonin me të pastër dhe më të mirë. Deri në fund të vitit duam të shkojmë deri në gjashtë milionë turistë. Kur them sezoni më i pastër, nuk them se është më i pastri. Kemi qenë shumë pis dhe tani jemi pis. Kush thotë: “Po kjo? Po ajo?”, i them se ne kemi katër vjet që punojmë për fushën sanitare të Vlorës. Së shpejti, do të fillojë puna për ndërtimin e fushës sanitare.

Në fund të ditës problem jemi ne. Ne patriotët që jemi gati t’i vëmë flakën një flamuri të huaj, ne i hedhim mbeturinat ku të na vijë radha. Është pabesia më e madhe që i bëjmë atdheut tonë.

Të gjithë e dinë që nuk ka të krahasuar me sezonet e mëparshme. Policia nga ana e saj ka pasur një fuqi më të madhe për të parandaluar krimin.

Do të fillojmë investimet për t’i dhënë fund dramës dhjetëra vjeçare për ujërat e zeza. Ndërkohë që askush nuk flet më për problemin e energjisë elektrike. Ne ishim në Lezhë dhe energjia ka ikur një herë për vetëm 20 minuta në një moment furtune“, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek ndërtimi i “by pass”-it të Fierit, i cili do të zgjidhë njëherë e mirë problemin e trafikut, sidomos gjatë sezonit veror.

E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po  By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.

Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithçka nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm  ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën”, vijoi kryeministri.

o.j/dita

 

September 1, 2018 13:12
Komento

5 Komente

  1. Maloket jane sllave sjelle si skllever nga malet e Geghames ne Armeni September 1, 14:29

    Maloku vec prostitucion prodhon.

    Ata poshte, duke u vene te huajve ne dispozicion femrat e tyre, dhe nga qe Shqiptaret i kane lene maloket te identifikohe si Shqiptar, prej 30 vjetesh fjala Shqiptar i ben shoqeri fjales prostitute ne gjithe mediat nderkombetare.

    Ja cfare shkruajne:
    https://abcnews.go.com/WNT/story?id=131011&page=1

    There are now about 30,000 Albanian prostitutes walking the streets of Europe. In a country of only about 3 million people, that is almost 1 percent of the Albanian population. It is believed that most of these prostitutes were trafficked into Europe as children.

    1% e popullsise, 2% e femrave, apo 8% e femrave nga 15 ne 35 vjec jane prostituta ne rruget e Europes.

    https://en.wikipedia.org/wiki/Prostitution_in_Albania
    Prior to the collapse of the Soviet Union in the early 1990s, prostitution in Albania was virtually unknown.

    Edhe te huajt habiten se si nje popull ku para 30 vjetesh prostitucioni ishte i panjohur, arriti rekorde te tilla ne kete fushe.

    Ndersa lart, maloku ne qeveri prostituon vete Shqiperine, dhe mburret qe kete vit ja kane hypur me shume se vitin paraardhes, sepse te jetosh me parate qe te huajt te japin qe ti lesh te shfrytezojne bukurine dhe “virgjerine” e dickaje mbi te cilen sipas te gjitha ligjeve njerezore ti ke ekskluzivitet dhe te takon ta mbrosh, qofte kjo nje femra jote apo “meme-dheu” yt, eshte shprehje e te njejtit mentalitet sklleverish te zhburreruar.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 1, 17:47

    Shiko cfare kopacesh keput qy e pastaj i kerkon Gencit pak logjike. Ky logjiken e ka perzene tutje tehu. I eshte bere mendja vec propagande suksesesh. Ore po ndonje humbje a deshtim a do te mund ta permende qy apo hic fare.

    Reply to this comment
  3. Arben September 1, 20:46

    Rrofte rilindja

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro September 1, 23:09

      Arben , çoje deri ne fund urimin , megjithate ska gje se po e plotesoj une!!! …. LAVDI MARKSIZEM LENINIZMIT, RROFTE DIKTATURA E PROLETARIATIT , RROFTE KOMITETI QENDROR I PARTISE KOMUNISTE , TERRORISTE TE SHQIPERISE ME NE KRYE EDVIN RAME TEPSIA.

      Reply to this comment
  4. tom September 2, 10:07

    Qeveri turistash. Qeveri qe injoron popullin e vete .Qeveri qe per 365 dite ne vite propogandon turizmin mbasi i pershtatetet per te vene ne eficenc te plote pronat private te qeveritareve ne zonat turistikeNqs nje biznes paguan vete reklamem qe i bene punes se vete,te bizneset e pronareve te qeveris(se qeveris i ka dale pronari)shpenzimet i heq populli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*