Sezoni turistik, Tatimet kërkojnë 15 përqindshin: Deklaroni shtëpitë me qira

June 13, 2018 10:06

Sezoni turistik, Tatimet kërkojnë 15 përqindshin: Deklaroni shtëpitë me qira

 

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre.

Përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim në masën 15% të të ardhurave. Në njoftimin e DPT-së thuhet se individët duhet të regjistrohen paraprakisht në drejtoritë rajonale përkatëse dhe të paguajnë tatimin jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm.

Deklarimet bëhen vullnetarisht dhe Tatimet ftojnë individët që të ligjërojnë të ardhurat e tyre.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Për një ecuri sa më pozitive të sezonit turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër edhe të masave që po zbaton, dëshiron t’ju bëjë me dije të gjithë atyre individëve, të cilët zotërojnë asete të tilla, si shtëpi apo apartamente dhe i ofrojnë me qira, të shfrytëzojnë të drejtën për të përfituar të ardhura të ligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton, se në zbatim të ligjit nr.8438 datë 28.121998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Gjithashtu, bazuar në pikën 2.6.4, të Udhëzimit të Ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e Tatimit mbi Burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët. Ajo ju siguron se do të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore.

a.s.dita

June 13, 2018 10:06
Komento

4 Komente

  1. info analitike June 13, 11:37

    Keta qe e mbajne veten per te majte taksojne njerezit me 15% kurse oligarket e hoteleve me 5 yje i lene te lire pa paguar asnje takse madje i favorizojne duke u dhene leje ndertimi ne shperfillje te rregullave e ligjeve. Ketij po qe i thone shtet…..zuzaresh!

    Reply to this comment
    • Laert June 13, 18:02

      @infopreshit,
      Lexoj komentet e tua dhe them me vete si nuk u lodh se derdhuri gjithe ate vrrer ky fossil analitik qe ushqehet ne cesspoolin e bandes krminale te SHQUP-it. Degjo more kokedru qe edhe te mesosh. Ky quhet “Tatimi ne burim” dhe merret aty ku lind e ardhura. Eshte nje tatim qe paguhet kudo ne bote ndones ne Shqiperi ka vetem disa vjet qe ka filluar te applikohet. Pra personi merr nje te ardhur nga dhenia me qera e cila duhet te tatohet. Sa per hotelet me pese yje qe jane perjashtuar per 10 vitet e para nga Tatimet eshte nje hap I shkelqyer per te ofruar ne Shqiperi emra te medhenj si Hilton, Hayatt etj Edhe ti info anti-oligarku mund te applikosh per nje Hotel me pese yje dhe te jesh i sigurte se do perjashtohesh 10 vitet e para. Po ti harrove qe Hiltonin ne kohen e privatizimit te 15 kateshit e skualifikuan dhe Kryehorri Brekeskisha jua fali ca trapojaneve dhe ca biznesmeneve injorante qe e kane lene si syte e tyre ne kryeqendren e Shqiperise.

      Reply to this comment
      • Lili June 13, 23:21

        Kudo ne bote? Po ne cilen bote morr laert?
        Po te tregoj se ne France nuk paguan tatim kur te ardhurat nuk tejkalojne nje % edhe jane te ardhura sezonale,nga qiraje e nje dhome apo shtepise tende qe vihet me qira gjate pushimeve,se shteti mendon se keshtu ti ndihmon ardhjen e turisteve ,pra ndihmon shtetin edhe permireson kushtet e jeteses tende me keto fitime. Tatohen vetem ato qe e kane profesion kete pune e kane nje shtepi te dyte,jo ato qe japin shtepin apo nje dhome.
        Po ne ndihmojme oligarket,jo qytetaret ne shtetin tone,prandaj tatojme te varferin edhe nuk tatojme oligarkeve te 5 yjeve,edhe pronaret e disa pronave..

        Reply to this comment
  2. 2pluz2 June 13, 13:31

    Jo “shtepite e dhena me qira” por ‘shtepite e dyta”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*