Sfida demokratike në Evropë

Nga Kalypso Nicolaidis / Richard Youngs February 20, 2015 10:34

Sfida demokratike në Evropë

Pas suksesit zgjedhor të Syrizas në Greqi, BE-së i ka lindur nevojë të shkojë në origjinë dhe të hartojë një strategji të përshtatshme për të trajtuar praninë çështjen e partive të reja anti-sistem. Gjatë javëve të para të qeverisë, Syriza ka vënë fokusin në rinegocimin e borxhit të Greqisë dhe reformat strukturore. Megjithatë, sfidat me të cilat përballet Bashkimi Europian shkojnë përtej suksesit, apo dështimit të bisedimeve për borxhin grek.

Fitorja e Syrizas në Greqi konfirmon se rritja e partive anti-sistem është një përgatitje e tyre për të dominuar në politikën evropiane. Rrënjët e krizës së euros janë ende të pazgjidhura dhe partitë anti-sistem, qofshin ato të majta, populiste, apo euro-skeptike janë në rritje në vende të ndryshme si Suedia, Spanja dhe Britania e Madhe.

BE-ja ka përballë një rrezik të padiskutueshëm. Dhe tani që duket se do të arrihet një marrëveshje për kushtet e reja të ndihmës së Greqisë, elita politike e BE-së do të marrë frymë më me lehtësi dhe nuk do ta ndjejë nevojën që të rishikojë bazat, më të gjera, të integrimit europian.

Fakti që marrëveshja mbi borxhin grek është e mirëpritur, nuk është një lehtësim. Ai që nevojitet është një debat më themelor dhe substancial për atë që njerëzit duan nga një “projekt evropian”.

Nëse partitë në pushtet fillojnë të bashkohen për të mbrojtur status quo-në, kjo do të forcojë elitizmin e vërtetë që e ka shkaktuar këtë krizë. Bëhet fjalë për një impuls të pavetëdijshëm që margjinalizon zhgënjimin legjitim të qytetarëve ndaj papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe paaftësisë për të përballuar recesionin e vazhdueshëm dhe përgjumjen institucionale të Evropës.

Një nga mësimet më të rëndësishme që duhet mësuar nga fitorja e Syrizas është që BE-ja ka nevojë për një proces më pjesëmarrës në vendime. Legjitimiteti demokratik i Bashkimit Europian është sot jashtëzakonisht i brishtë.

Qeveritë nuk mund t’u kërkojnë gjithmonë votuesve që të pranojnë sakrifica në emër të një idealizmi europian që vetëm ata e kanë përcaktuar. Dhe nuk mund të shmangin ankesat në lidhje me deficitin e demokracisë në Bashkimin Evropian, duke argumentuar se Bashkimi ka rritje të qëndrueshme dhe drejtësi për të gjithë.

Shpesh duket sikur Evropa e sotshme do të përballet me një dilemë: ose kemi një bashkëpunim evropian më të ngushtë, ose kemi një demokraci më të mirë në nivel lokal. Ndërsa elitat në pushtet e shohin bashkëpunimin evropian si të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike, partitë anti-sistem tani duket se kanë një rrugë më të mirë për të rimarrë kontrollin demokratik mbi vendim-marrjen në Bashkimin Europian.

Është e nevojshme që politikanët evropianë të demonstrojnë se bashkëpunimi më i thellë brenda BE-së dhe një demokraci më e thellë mund të ecin përkrah njëra-tjetrës. Dhe për ata kanë nevojë për diçka më shumë se aleanca taktike midis forcave dominuese të dizenjuara për të ruajtur mënyrat ekzistuese të të bërit politikë në BE.

Mbështetja ndaj politikave dhe bashkëpunimit europian duhet të ndërtohen me durim nga poshtë lart. Mësimi që vendet e tjera evropiane duhet të marrin nga zgjedhjet greke është se kjo gjë nuk mund të bëhet duke përjashtuar partitë populiste.

Kjo, jo për të thënë që partitë e etiketuara si anti-sistem, apo populiste të ofrojnë zgjidhje të mirëhartuara. Programet e tyre përmbajnë mospërputhje flagrante, por disa prej tyre kanë propozime të vlefshme për fuqizimin e parlamenteve kombëtare, për një përdorim më të madh të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe për të kufizuar ato që vendimet e Brukselit mund tu diktojnë Shteteve Anëtare.

Rritja e partive anti-sistem në Evropë është më shumë se një “incident jetëshkurtër”, diçka që mund të përmbyset përmes ndihmave të reja, apo ndonjë manipulimi politike. Kjo rritje bazohet në ndryshime të thella sociologjike dhe klasore që kanë bërë shumë sektorë të popullsisë të mos ndjehen të përfaqësuar në spektrin aktual politik.

Europa tani ka nevojë të bëjë disa hapa kuptimplotë prapa dhe të bëjë atë që duhet të kishte bërë para se të vinte në lëvizje makinerinë e projektit të ndërlikuar të integrimit në BE. Udhëheqësit politikë duhet t’i japin hapësirë një diskutimi gjithëpërfshirës, ​të hapur dhe fundamental për parimet bazë të bashkëpunimit europian.

Dihet që populizmi është një koncept qartësisht i pasaktë. Politikat që reflektojnë preferencat populiste janë, në fund të fundit thelbi i demokracisë.

Populizmi është i rrezikshëm kur rrëshqet drejt autoritarizmit dhe intolerancës. Prioriteti i BE-së duhet të jetë rigjallërimi i demokracisë europiane dhe jo të kundërshtojë apriori partitë e reja, apo të flasë për “përmbysje të populizmit”

Fitorja e Syrizas dhe pakënaqësia akoma më e madhe me partitë konvencionale na mëson se nëse Evropa do t’i qëndrojë besnike vlerave të pluralizmit dhe tolerancës ka nevojë për një proces politik të gjerë, të hapur dhe gjithëpërfshirës.

BE-ja ka nevojë të krijojë themele më të forta për integrimin e ardhshëm. Këto themele duhet të bazohen në frymën e vullnetit, dhe jo të të detyruara, solidaritetit, si shprehje e një interesi të përbashkët, të qartë dhe të qëndrueshëm evropiane.

Richard Youngs është një Profesor i Asocuar në “Carnegie Evropë” dhe Kalypso Nicolaïdis është profesoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Drejtoreshë e Qendrës për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit.

Nga Kalypso Nicolaidis / Richard Youngs February 20, 2015 10:34
Komento

2 Komente

  1. Ballist i PENDUAR. February 20, 12:12

    Apel i INTELEKTUALEVE EUROPIAN :

    UE DUHET te ndryshoje drejtimin mbi Greqine .

    Kerkesa e UE per greqine qe te vazhdoje me Politiken Katastrofike te
    shtrengimit keto 5 vitet e fundit ,
    eshte nje shpulle per demokracine ,
    dhe Kritereve Politike .

    Populli Grek nepermjet votimeve demokratike , refuzoje keto Aksione ,
    dhe me nje papunesi mbi 40% te popullsise . ……………..

    Te vazhdosh me SHTRENGIMIN ,
    DO TE THOTE te tradhetosh UE ,
    TE tradhetosh principet e demokracise ,
    Prosperitetin dhe Solidaritetin .

    Kerkojme lidershipave EUROPIAN ,
    TE respektojne vullnetin e popullit Grek
    dhe ti japi Qeverise se re Greke ,
    kohen e duhur per te Negociuar krizen Humanitare ,
    duke filluar me nevojen e RIKOSTRUIMIT ,
    DHE shkaterimit te ekonomise nacionale .

    Reply to this comment
  2. Taku halabaku February 21, 01:24

    Me nje fjale Greqia e fitoi davane,me Syrizan,po Shqiperia do nxjerre ndonie te tille?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*