Sfida e dytë: Zajednica, “një republikë srbska e re”?

February 28, 2018 10:26

Sfida e dytë: Zajednica, “një republikë srbska e re”?

Bedri Islami

(Vijon nga dje)

Sot, e mërkurë, është disa e provës së parlamentit të Kosovës për Demarkacionin. Askush nuk e di fatin e tij dhe, krejt e mundur, do të duhet të pritet një ditë tjetër, për të patur një përfundim.

Sidoqoftë, miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të thotë se do të ketë një ndarje përfundimtare të kufirit, por, po ashtu, nuk do të thotë se me këtë proces përfundojnë sfidat e mëdha që ka përballë qeveria dhe parlamenti i shtetit më të ri.

Demarkacioni, sido që të ketë fatin e tij, heq një sfidë, më saktë, e saktëson atë, por i hap rrugë sfidës tjetër, krijimit të Asosacionit të Komunave serbe, e njohur shkurt si “Zajednica”.

Për shumë vetë ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë është e gjithë kjo, përse është ngritur me kaq forcë, e vazhdon të ngrihet, sidomos nga qeveria serbe, domosdoshmëria e krijimit të një Bashkësie të vetme të Komunave serbe në Kosovë.

Kaq e pranishme është kjo temë sa që, edhe një ditë më parë, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ngriti rishtas, me një ngjyrim tipik serb, duke lëshuar në sinjal edhe kundërshtimet e forcës së tij politike, vazhduese e partisë së Millosheviqit, ndaj presidentit serb. Megjithëse mund të duken se mes tyre ka kundërshti, ato janë më shumë kozmetike, krejtësisht të padukshme, dhe që të dy, si shumica e forcave politike serbe, e kërkojnë me ngulm kërkimin e kësaj bashkësie, Zajednicën e tyre.

Edhe në Kosovë, Lista serbe, ka vënë si kusht të panegociueshëm pranimin e Zajednicës për të miratuar Demarkacionin me Malin e Zi.

A është Zajednica, pra Asosacioni i Komunave serbe ripërsëritje e Republika Srbska, pra, a është ajo vazhdim i krijimit të një mini republike brenda republikës së Kosovës, ashtu si ka ndodhur në Bosnje?

Ngjyrimet janë të tilla. Kërkesa është e tillë. Përfundimi mund të jetë i tillë. Është krejt e mundur që, pas krijimit të kësaj bashkësie, politika serbe në Beograd të kërkojë zgjerimin e të drejtave, të kërkojë krijimin e minishtetit serb në Kosovë, ku shumë gjëra të jenë të pavarura nga qeveria dhe ligjet e Kosovës, ku gjithçka të jetë nën një politikë përdalluese, të veçantë dhe të jetë si shtojcë e qeverisë serbe, edhe më shumë e me hapur se sa janë tani.

Idea për lindjen e kësaj bashkësie serbe lindi pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004. Është pikërisht koha kur një strukturë e veçantë e ngritur në Beograd, me të drejta të pazakonta dhe ku janë përfshirë shumë institucione e figura të njohura politike, akademike dhe të krimit, hartojnë programin e tyre të ri për depërtimin sa më gjërësisht në shtetin e ri të Kosovës, i cili ende nuk është njohur në atë nivel sa të shpallë pavarësinë e tij.

Në marsin e vitit 2004 do të jenë revoltat më të mëdha shqiptare të pasluftës, spontane dhe masive, të padrejtuara nga forcat politike, por nga të cilat u ndezën përleshje të ashpra, qoftë me forcat e KFOR-it, por edhe me bandat e organizuara serbe. Shkak i dukshëm u bë mbytja në lumin e Ibrit e disa fëmijve shqiptarë që ndiqeshin nga serbë të armatosur dhe qenë, por edhe pritshmëria e një mrekullie kishte rënë dukshëm.

U dogjën disa kisha e manastire, shumica e tyre nga vetë forcat paraushtarake serbe, të cilat kishin vepruar edhe gjatë luftës dhe kishin gjetur mundësinë e organizimit klandestin, por edhe shqiptarë të mllefosur dhe të dëmshëm, bënë akte vandale, të cilat binin ndesh me atë çka bota perëndimore synonte të krijonte në Kosovë.

Kjo solli atë që më pas u quajt Dokumenti i Ahtisarit, një dokukent kompromisi mes palëve. Por në cilin, megjithë lëshimet e mëdha që u bëheshin pakicës serbe dhe pakicave të tjera, nuk parashikohej e nuk parashihet as tani krijimi i Bashkësisë së Komunave serbe.

Po ashtu, në Kushtetutën e Kosovës, Zajednica nuk është pjesë e saj. Në Kushtetutë ekziston një status i Asosacionit të Komunave të Kosovës, ku janë të pëfshirë edhe komunat me shumicë serbe.

Zajednica nuk është parashikuar as në Dokumentin Gjithëpërfshirës të Vjenës.

Çfarë do të thotë miratimi i saj?

Në radhë të parë bashkësia e komunave serbe është një nivel i ri i pushtetit serb në Kosovë dhe precedenti gjithnjë i rrezikshëm i kërkesës dhe presionit për një ndarje të re, rivendosjes së kufijve, copëzimit të administrimit të pushtetit qendror, krijimit të linjave paralele dhe vendosjes së një lidhje të drejtpërdrejtë dhe antikushtetuese mes pushtetit në Beograd dhe kësaj bashkësie. Me lindjen e saj, shumë shpejt, forcat politike serbe, për të bërë ndonjë lëshim rastësor, do të kërkojnë edhe një status juridik e politik të veçantë, krijimin e gjykatave të veçanta, policisë së veçantë, detyrimeve tatimore speciale, etj.

Në fakt, ata do të kërkojnë krijimin e një republike të re brenda republikës së Kosovës, por ndryshe nga sa ndodh në Bosnje, kjo bashkësi nuk do të ketë një kufi deri diku të saktësuar, por do të jetë e shtrirë në pjesë të ndryshme të vendit, ashtu si janë shtrirë edhe komunat serbe.

Ndërsa duket se Demarkacioni me Malin e Zi është pika e vlimit të politikës në Kosovë dhe të sfidave të saj, Zajednica mund të jetë shumë më e furishme dhe shumë më e tejzgjatur si vlim pasionesh dhe intereash politike që mund të çojnë në ngjarje tragjike në të ardhmen.

Nëse politika në Kosovë mendon shkurt, politika në Serbi mendon shumë më gjatë. Atje mendohet dhe janë bërë studime të veçanta për çdo rast të mundshëm politik, juridik e legjislativ. Në rastin e përcaktimit të kufirit mes dy shteteve, çka do të ndodhë një ditë, pra një Demarkacion mes Serbisë dhe Malit të Zi, pikërisht këto komuna, thellësisht shqiptare, ku në shumicë banojnë serbë të ardhur si pasojë e kolonizimit serb, do të kërkojnë shkëputjen dhe humbja e tashme, nëse ndodh, me Malin e Zi, mund të duket si një lojë fëmijësh.

Miratimi i Zajednicës, pavarësisht dëshirës për lëshime pushtetore të qeveritarëve dhe krerëve të institucioneve, nuk mund të bëhet fakt i kryer nga një firmë e vendosur diku. Ajo kërkon ndryshime themelore kushtetuese, sepse duhet të jetë një akt kushtetues.

Forcat politike në Kosovë ende janë përsëri të shkapërndara. Askush nuk e di se si do të jetë përcaktimi i forcave të djeshme opozitare, sot në qeveri, AAK dhe Nisma socialdemokrate, ashtu si askush nuk e di se si do të veprojnë deputtë, edhe brwnda PDK-së dhe LDK-së, që shpesh herë mendojnë në mënyrë të pavarur.

Vemendja është tani tek Demarkacioni. Forca e vetme politike që e ka mendjen në atë çka vjen më pas, është Lista serbe, votat e së cilës po kërkohen me ngulm për të bërë të mundur kalimin e Demarkacionit.

Demarkacioni, edhe pse duket se nuk i intereson Listës serbe, është në vemendjen e saj, për dy arsye themelore. Së pari, për të patur në të ardhmen një precedent se si mund të lëshohen kufijtë lehtësisht, dhe, së dyti, më e rëndësishmja tani për tani, për të përfituar në krijimin e Asosacionit të komunave serbe.

Deri më tani, askund në botë nuk ka ndodhur që një pakicë , lehtësisht e papërfillshme të sundojë mbi shumicën autotoktone, sidomos pas ngjarjeve tragjike të Luftës në vitet 1998 – 1999.

A do të ndodhë në Kosovë?

Askush nuk e di. Mbi qeveritarët shqiptarë në Kosovë qëndron një hije e rëndë, e cila duket në sfidën e tretë të madhe : gjykata speciale.

Vijon…

February 28, 2018 10:26
Komento

2 Komente

  1. lejlek February 28, 11:47

    A mos ndoshta vazhdome te na komandojne politikane driteshkurter zBedri?
    Edhe para shume vitesh me ne keshtu ka ndodhur.Turqit pushtues zbarkuan me fene e tyre dhe e zhbene ate te te pareve,…..me injorancen e kohes dhe ja u mbeshtollen kokat me padije, izolim total nga bota, Injorance fatale dhe shamia te zeza e te bardha ne zemer te Evropes “plake”te kamur te cilat serbi nuk i pranoi dhe i ruajti edhe fene e vendet e shenjta edhe ne trojet tona autoktone shqiptare duke guxuar dhe te thone se eshte “zemer serbe”.
    I theksoj se degjoj se sot Turqia po eksporton ekonomi me miliona ne Serbi dhe tek ne ne xhamia dhe disa shkolla gjysem fetare.Ne shqipot harrojme shpejt dhe i gezohemi edhe “Ertugrulit” turk pa menduar per “Shkembin e Vajes” ne Kruje dhe te kerkojme edhe demshperblim per masakrat ndaj nesh . Sikunder pushtues Serbomalazeze djeges te fshatrave te tere deri ne jugun e Shqiperise.
    Kurren e kurres nje Zajednice ne Kosove !
    Eshte njelloj sikunder te kerkojme edhe ne Shiptaret ne SHBA, Australi, Turqi, apo Italine e jugut ku jetojne vellezerit tane nje pretendim serb..

    Reply to this comment
  2. vasili February 28, 13:18

    Nuk e kam fare me islamin-bedri,pasi ketij i lexoj vetem titujt e pafund prej ANAL-isti,qe boton pa fund per ne kete gazete.Duket qe ka arritur ta zaptoje keq kete gazete.
    Mendoj,qe islami,duhet te kish treguar nje kujdes minimal,per tu kamufluar,duke prodhuar tituj pa fund me ngjarje te marra nga ekrani shqiptar dhe aspak dhe shume rralle nga Kosova,,ku ai ka qene dhe eshte personazh ne zhvillimet atje.
    Cudia e madhe eshte qe islami,pothuaj asgje nuk thote,per dy ngjarjet kruciale,per te ardhmen europiane te Kosoves dhe popullit te saj:
    Kufirin me Malin e Zi dhe gjykaten e posacme.
    Cdo gje mund ti kerkosh islamit,por jo ate qe ai nuk mundet dhe sikur te donte:
    Kjo pasi geni dhe formimi i tij islamisto-katundaro-oriental-komunist e bejne te gjithe te robotizuar cdo mendim dhe veprim te tij.
    Dikur habitesha,jo me llojin e islamit,si militante te verber te diktatures se kuqe dhe,qe nuk ndryshojne kurre,por me ndonje puntor apo fshatar,qe komunizmi e la bythegrisur, dhe qe mbas viteve 90 u pasuruan.
    Per cudine time,ata njesoj si me pare e desheronin ate sistem.Besoj se pak me vone e gjeta shkakun:
    Komunizmi i Hoxhes,me shume se varferine ekonomike atyre u kish varferuar deri ne shkreti shpirtin.
    Shpirti i tyre,ndjente me kenaqesi kanibaleske,kur ata mblidheshin ,per ti bere gjyqin politik nje shoku,apo ´´armikut te klases´´.
    Tani,ndonse te kenaqur dhe dhjamosur truperisht,shpirti i tyre ndihet bosh,ndjejne mungesen e pazevendesueshme te viktimes ne arene per ta shqyer ca nga ca.
    Lloji i islamit,eshte njesoj si ata,por me ndryshim,qe rend mbas nje preje me te majme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*