Nëse ka një gjë që i ngjall krupë shqiptarit është vetkarfosja e tipit Berisha

Kico Blushi - Intervistë July 25, 2013 12:09

Nëse ka një gjë që i ngjall krupë shqiptarit është vetkarfosja e tipit Berisha

Shkrimtari Kiço Blushi e quan plotësisht të merituar, madje të vonuar ndëshkimin që populli i dha me votë Sali Berishës më 23 qershor. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA”, Blushi rendit krimet dhe keqbërjet e Berishës dhe pse ai dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të vihen përpara përgjegjësisë ligjore. Duke mbështetur nismën e deputetes Arta Dade, ai mendon se një nga sfidat e para dhe më kryesore është ringritja e sistemit të drejtësisë, në mënyrë që njerëzve t’u rikthehet besimi dhe shpresa. Ç’ mendon Blushi për zgjedhjen e Lulzim Bashës si pasardhës të Berishës dhe pse thotë se nuk ka një fillim të ri, por një fund të ri për PD-në me Bashën në krye…

 

– Zoti Blushi, rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit, ishte votë e popullit për ndryshim apo votë kundër Berishës?

– Këtë besoj as vetë Berisha nuk e vë në dyshim. Nuk është hera e parë që populli votoi kundër tij. Por kësaj here populli u hodh masivisht kundër tij. Një muaj më pas u votua kundër edhe brenda partisë, për mëkëmbësin e tij, i cili “fitoi” jo vetëm me manipulim, me lista “të qethura”, por edhe me një pjesëmarrje tejet të ulët, gjë që flet më shumë se rezultati katastrofik i 23 Qershorit! Si mund ta gjykosh tjetër një parti që ka qëndruar kaq gjatë në pushtet e të mos  ketë listat e anëtarësisë? Si mund të organizojë zgjedhje të ndershme e të regullta në mbarë vendin një qeveri që i përket kësaj partie? Kur edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri, me parimin “një anëtar, një votë”, merr pjesë gati  një e treta e anëtarësisë? Zhgënjim? Çorganizim i organizuar? Mosbesim? Jo. Më tepër se kaq! Dhe kur? Fill pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, kur presupozohet se uniteti i anëtarësisë rreth “liderit historik” do të ishte më i madh. Besoj nuk dyshon kush që 23 Qershori, po edhe 22 Korriku, ishin votë e egër “kundër”,  njëlloj si dje ndaj diktaturës dhe diktatorit! Kundër Berishës nuk votoi vetëm ajo pjesë e popullit që vitet e fundit quhet i majtë (një ndarje tjetër e re kjo: ca quhen “popull i majtë” e ca“popull i djathtë”), por shumica dërrmuese. Me sa duket votuesve, pavarësisht nga ngjyrat partiake apo nëndialektet, u kishte ardhur në majë të hundës, si bluve dhe mavive… Po aq edhe të pangjyrosurve! Për të arritur në këtë përfundim nuk ka nevojë për shumë komente.

 

– Cilat janë, sipas Kiço Blushit, disa nga arsyet që çuan në disfatën katastrofike të PD-së dhe Berishës?

– Në të vërtetë zgjati shumë demagogjia, gënjeshtra, mashtrimi, manipulimi, të ushqyerit me “lugën e florinjtë” të propagandës, që rezultonte përherë e zbrazët. Do të bëhej plot një çerek shekulli, po të vazhdonte ky biçim sundimi autokrat i Njëshit, i Berishës, kinse demokratik. Dhe ky do të kishte qenë  një mallkim, një turp e ndëshkim historik që populli do t’i bënte vetes me votë! Por, tejzgjatja e sundimit autoritar të Berishës ka qenë jo dhe aq për faj të popullit, por të deformimit të sistemit demokratik, të manipulimit, të cilin Berisha e ka perfeksionuar si “zanat”. Këtë ai e quan politikë të suksesshme! Kjo gjendje asfiksie u kthye në mllef, sepse edhe ajrin dhe diellin, edhe pagat, çmimet, gjendjen e rrugëve e të spitaleve, madje edhe klimën e mirë(mos)kuptimit mes njerëzve që i përkasin të njëjtit komb, dukej sikur i kishte në dorë vetëm një njeri. Nuk mund të zgjaste më tej kjo katrahurë kombëtare e morale, përndryshe ne do të cilësoheshim, me të drejtë, si një popull që nuk i ndahet shpirti nga diktatorët dhe nga skllavëria.

 

– Berisha po quhet “lider historik” jo vetëm i partisë së tij, por i të gjithë kombit, gjë që lë të nënkuptohet se atë e ka votuar dhe e do mbarë populli. Madje, edhe pas dorëheqjes ai po këmbëngul sikur ia kanë vjedhur votat “kartelet e drogës e të krimit”. Si do ta komentonit këtë fakt?

– Kjo tregon sa i dëshpëruar është… Vetë Berisha dhe partia e tij, me votë popullore ka fituar vetëm një herë mbi 50 plus 1 të vendeve në Kuvend, në vitin 1992, për shkak se populli kërkonte (atë që bëri edhe në vitin 2013), të shembte me votë diktaturën. E megjithatë, ai është sjellë sikur pat fituar mandatin e të gjithë popullit, fliste dhe ka ende guxim e pafytyrësi të flasë në emër të popullit, sikur të ishte sovran i padiskutueshëm,  jo i zgjedhur nga populli, por nga vetë Allahu! Ja dhe një arsye më tepër përse u ndëshkua aq rëndë nga votuesit. Sepse megalomania e një qeveritari të dehur me veten është mënyra më e ndyrë dhe më e urryer për të bërë vetëvrasje politike! Nëse ka një gjë që i ngjall krupë shqiptarit, ajo është vetëkarfosja, ngrefosja si gjeli majë plehut, i të zgjedhurve dhe i të emëruarve, dmth i pushtetarëve. Në historinë tonë të shkurtër si shtet i mëveçëm ne kemi parë e provuar jo pak delirantë, të cilët, pasi janë përmbysur, kanë ikur “në drejtim të paditur” me torbat plot, pa  i vrarë ndërgjegja për dëmet që i patën sjellë popullit. Kur një kaçak shpallet pasha, kur një bajraktar vetemërohet mbret, kur një mjelëse bëhet anëtare Byroje, kur një gjysmë analfabet “zgjidhet” kryetar kooperative, gjeneral apo akademik, kur një diktator mbivendoset deri në vdekje sekretar i parë i demokracisë popullore, kur një demokrat bëhet autokrat… e kur të gjithë këto bejlurçina e sojsëzë të kapardisur vetëquhen “udhëheqës historikë” të pazëvendësueshëm, atëhere popullit nuk i mbetet tjetër veçse t’i ndëshkojë, dje me folklor, sot me votë dhe përçmim. Deri më sot ne nuk kemi parë e patur udhëheqës të përunjur, modestë, të përkorë, të përkushtuar, aq më pak të ndershëm. Bejlurçinat e të gjitha kohëve, edhe ato të vitit 2013, kanë të njëjtin adet: të identifikohen fillimisht me partinë, pastaj me popullin e më pas edhe me kombin, duke  “të provuar” madje se ata dhe vetëm ata janë më të mirët, më të mençurit, më të zotët, më “historikët”. Pikërisht për këtë bënte fjalë Lubonja (më shumë i keqkuptuar se i mirëkuptuar!), lidhur me Ramushin e Kosovës, gjë që provon se tek ne ende nuk është shkulur mendësia totalitare dhe aspak demokratike sipas së cilës: “Është udhëheqësi, prijësi i (vetë)njëjtësuar me Kombin, pa jemi ne, vdekatarët e zakontë”.

 

– Besoni te slogani për një fillim të ri të PD-së, pas zgjedhjes së Bashës kryetar të PD-së?

– Për çka fola më lart, më shumë se për një fillim të ri, dyshoj për një fund të ri. Sepse edhe ngjarjet e ditëve të fundit, njëlloj si fushata e 23 qershorit, për zgjedhjen e rishtarit Basha u fokusuan jo rastësisht te ideja monarkike, e ngulitur: “Është Berisha, pa jemi ne, militantët”. Tashmë dihet që pa Berishën nuk ka PD… Këtë u detyruan të përsëritin çdo ditë të dy rivalët për kreun e PD-së. Po përse? Ç’i shtyu? Frika nga autoriteti i padiskutueshëm i të dorëhequrit fiktiv? Olldashi psh për qëndrimin “e dyshimtë” që mbajti në fjalën e tij të fundit, tanimë mund të quhet “i ngrirë!”. Aq e ngulitur është kjo  ide fikse, se  shumëkush është i bindur se Berisha, edhe pse i vetëdorëhequr, mund të të bëjë gjëmën po e humbe besimin e tij. Ndaj edhe po të ketë në të ardhmen humbje të tjera, më të thella se ajo e 23 Qershorit, zor të ketë zëra dhe mendje të kthjellëta që të guxojnë të zbulojnë shkaqet e vërteta dhe objektive “të fundit të ri”. Nuk shërohet kurrë një sëmundje pa gjetur infeksionin, genin e sëmurë.

 

– Si e gjykoni zgjedhjen e Lulëzim Bashës?

Nuk di të ketë në historinë moderne ndonjë monark në Europë që  ketë katapultuar një mëkëmbës besnik, jashtë gjakut familjar, si ky i Bashës. Nga një anonim në vitin 2005, që nuk e njihte kush, ai u përzgjodh për deputet,  e bënë disa herë ministër, më pas u emërua “me dhjetë vota plus” kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe, pas tetë vitesh  dështimi (se partia e tij humbi, apo jo?) atij i dhurohet edhe drejtimi i partisë direkt nga Berisha. Por a gjen kush ndonjë argument suksesi në karrierën e tij ‘spektakolare’, përveç rrugës së Kombit, ku “humbën” gati 300 milion euro, detit të falur Greqisë, vrasjeve të 21 janarit, rrethrrotullimit absurd te sheshi Skënderbej, tortës së masakruar halabakërisht të 100 vjetorit, dashit kurban te dera e Bashkisë dhe ngrehinës prej bronxi që po shërben si shurrtore popullore te parku “Rinia”?!

 

– Mendoni se duhet të rifillojnë hetimet për një sërë krimesh, si korrupsioni, vrasjet e 21 janarit, Gërdeci etj.?

– Një shoqëri pa Drejtësi, nuk është demokratike. Një Drejtësi që kap e dënon një fakir i cili vjedh për një copë bukë, apo një mjeran që për të siguruar disa gramë drogë vjedh e  shet një celular, teksa fal “për procedurë”, pasi kanë vjedhur e shpërdoruar miliona euro, madje dhe kur kanë dhënë urdhër të ekzekutohen  demonstruesit paqësorë… nuk mund të quhet Drejtësi, por shkatërrim i besimit te demokracia, si sistem. Për këtë arsye tek ne qytetarët kanë më shumë besim te vetëgjyqësia, se sa te gjykatat dhe policia. Prandaj kemi kaq shumë krime në familje dhe nëpër rrugë. Dihet që Drejtësinë e mban gjallë parimi: “Të gjithë janë të barabartë para Ligjit”, – por kur dënimi e ndëshkimi nuk jepet për zyrtarët e lartë, për kryetarët e partive, të cilët janë të mbrojtur nga postulati: “dënimi ishte i motivuar politikisht”, atëhere organet e Drejtësisë kthehen në “armë pa leje” të cilat vrasin ditën për diell besimin e ndërsjellë të qytetarit te njëri-tjetri, te bashkëjetesa, te demokracia. Edhe pse nga Kuvendi u hoq imuniteti i zyrtarëve të lartë pas trysnisë së ndërkombëtarëve, ne nuk kemi ende shembuj të tillë të ndëshkimit as për gardistët e 21 janarit, le më për krerët e lartë të politikës. Qytetarët nuk janë të barabartë para trupit gjyqësor. Tek ne është shumë e vështirë të dalësh dëshmitar për një vrasje, apo për një dëm publik, se mund ta pësosh më keq se viktima, po qe i pambrojtur nga politika dhe paratë. Përse? Sepse tek ne Drejtësia funksionon më shumë si gjenerator padrejtësie, për shkak se i gjithë sistemi varet (emërohet e shkarkohet) nga politika dhe jo nga interesi i qytetarëve.

 

– Duke pasur parasysh se i akuzuari kryesor është Berisha, si ish kryeministër që ka drejtuar me dorë të fortë, nesër a mund të konsiderohet kultura e ndëshkueshmërisë si hakmarrje politike?

E thashë edhe më lart: nuk mund të ketë drejtësi pa ndëshkueshmëri; rrjedhimisht as demokraci. Shembulli i Drejtësisë nuk jepet duke dënuar një hajdut pulash, por një qeveritar të lartë, i cili i ka sjellë dëme shtetit dhe popullit. Këtë e bënte edhe Porta e Lartë, e cila herë pas here dënonte me varje publike një pasha në mot!… Por atëhere nuk kishte parti dhe krerë “historikë”, të veshur me imunitet të pakufizuar “perandorak”. Në këtë kuptim, – të një Drejtësie përnjimend të pavarur e me integritet – ne jemi më prapa Ukrainës, Kroacisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera që e kaluan tranzicionin, duke dhënë shembuj të ndëshkimit të krerëve të tyre më të lartë. Për të mos shkuar deri në Itali me Berluskonin, i cili për hir të së vërtetës nuk i ka bërë dëme të tilla vendit, si këta tanët, e megjithatë nuk po i rreshtin gjyqet.

– Zonja Arta Dade deklaroi këto ditë se do të dorëzojë mandatin e deputetes nëse Berisha nuk do dalë para Drejtësisë. Si e konsideroni këtë qëndrim?

Kjo nuk bëhet me ultimatume. Edhe po e dorëzoi z. Dade mandatin, afërmendsh nuk ka për t’u vendosur Drejtësia. Që do të thotë: nuk ka për t’i vrarë ndërgjegjia gjykatësit e lartë të vendit, përkundrazi. Me deklarimin e saj z. Dade ka dëshmuar vullnetin e saj për të ndryshuar këtë “kulturë pandëshkueshmërie” që po e gërryen shoqërinë. Por do të ish më mirë që ajo të luftojë, bashkë me maxhorancën, për çrrënjosjen e këtij sistemi të korruptuar e të deformuar të Drejtësisë, i cili funksionon si një korporatë allishverishi, herë si zyrë imobiliare e herë si një agjenci ankandesh, ku “mallin e gjënë” e blen vetëm ai që paguan më shtrenjtë.

 

– Çfarë konsideroni si sfidat më të forta të qeverisë Rama?

– Qeveria e nesërme ndodhet para një detyrimi historik, të vështirë. Votimi plebishitar i dha koalicionit të majtë fuqinë dhe mundësinë të kryejë reforma të thella, të shumëpritura e, pse jo, edhe të frytshme e të shpejta. Kemi humbur shumë kohë, mund e shanse. E para, sigurisht është Drejtësia. Po u vendos besimi te Drejtësia, atëhere mund të thuhet  se qeveria e ka nisur punën seriozisht dhe se e ka merituar votën popullore. Një shoqëri ku nuk ka drejtësi, është e dënuar të vuajë e të zvarritet. Po ashtu, nuk ka e nuk mund të ketë qeveri të mirë e të ndershme, aty ku nuk jepet drejtësi. Shembulli i mirë ose i keq përherë jepet nga lart. Po u veprua edhe nga kjo qeveri sipas parimit: “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, mund të thuhet se kurrgjë nuk ka ndryshuar, përveç emrave të ministrave.

 

– A duhet bërë një riformatim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilat Berisha i vuri nën kontrollin e tij?

– Ta merr mendja. Nuk mjafton të ndërrohet karrocieri, karroca, por edhe kali. Sigurisht edhe rruga. Se kur rruga të çon në qorrsokak, në humbellë, a mjafton të mallkosh nesër kalin?! Aq më pak frerët, yzengjitë dhe kamxhikun e karrocierit!

 

 

 

Kico Blushi - Intervistë July 25, 2013 12:09
Komento

12 Komente

  1. Pellumb zaimi July 25, 00:07

    Nga keto pjese qe lexova nga kiçua sot, kuptova se nesér do te kemi nje veshtrim te thelle te rraces se karieristëve “spektakolarë”. I qan kiço blushi tema te tilla psikologjiko-filozofike do té thosha. Para disa kohesh tek gazeta shqiptare me duket,analizoi ngjashmerité e ahmet zogut me sali berishen ne rrugetimin drejt pushtetit dhe sot mund te thuash se ai saktesisht percaktoi dhe ngjashmerite e fundit te turpshem te tyre. Kiçua eshte tmerresisht parashikues . Merini te gjitha analizat dhe opinionet e kiços nder vite dhe ju siguroj se parashikimet e tij jane konkretizuar ne tablòne e sotme te qéndrimeve politike. Nuk te jepet asnjehere mundesia te thuash kjo qe ka thene kiçua atehere nuk ka ndodhur. Kane ndodhur te gjitha. Jam i sigurte se dhe ato qe do te thote ne intervisten e te enjtes do te jene pjesé e tablose gjithnje realiste te te ketij shkrimtari te paepur ne luften kunder te keqes. Kiçua nuk duhet te veshtrohet si i majte. Kiçua duhet te veshtrohet si qytetar aktiv ne luften per nje demokraci qe deri me sot nuk e kemi pasur. Mezi po presim te gdhije e enjtja per te lexuar kiçon…!

    Reply to this comment
  2. mark marleku . July 25, 02:30

    Z.apo shoku KICO !
    Pse nuk don ti vendosesh pikat mbi ” I “.
    Ti e di shume mire qe LULZIM BASHA eshte i perzgjedhuri i U.S.A..
    U.S.A. keshtu ka bere kudo ne vitet ’50-60 ne per bote e sidomos ne AMERIKEN LATINE .
    Ajo i zgjedh te ashtuquajtur udheheqes qe te kene nje prapavije te dyshimte dhe kopromentuese ,pavaresisht ne se jane ne POZITE apo ne OPOZITE .
    Asaj keshtu i duhen qe ti perdor dhe tu tund kembet ne se ndonjeri nga keta AMORF ,por KRIMINEL GJAKFTOHTE me popullin e tyre ,vrases cinik dhe po aq gjakftohte ,qe poshte buzeqeshjes ,fshehin HELMIN me vdekjeprures per te te dhene vdekjen me MAKABRE ..
    LULZIMI ne pamje te pare duket nje GUINPLEN por eshte nje shpirt zi ,katran dhe katil qe asnje njeriu nuk ja mer mendja .
    Per mua ai do te kete dhe devijacione gjenetike seksuale .
    Me mire qe P.D nga nje vlere u kthye ne PARTINE E PJESES ME REGRESIVE dhe lokaliste te SHQIPERISE ,qe edhe aty te filloje nje RISORGIMENTO .

    Reply to this comment
    • shpatar July 25, 16:54

      Mark .Je nje “Morr”i keq qe i vihesh ne sherbim koleres shqiptare .Si e merr mundimin o Tunxh te deklarosh se keto lojra i bene Amerika .Nuk ka dyshim se si ty ka shume rreth vets Morri Madh qe ka mbytur me propagand se Luli eshte i perzgjedhuri i Amerikes .
      Te placin trute qe do te allakatesh mendjen e injorantve qe akoma nuk besojne se kush ka qene Morri qe polli ju e Lulin .Amerika ,lexo kujtimet e ish Ambasadorit shqiptare ,as ju ka varur hebet Berishes dhe Nanos duke mos patur as nje ftese ne Shtepine e Bardhe .Jane pritur ,per hire te popullit shqiptare por jo zyrtarisht .E di o Morr pse . Nuk mbeshtetet Amerika ne politiken e jashtme tek te emeruarit postkomuniist ne krye te partive politike nga R.Alia
      Amerika kur e thiri ne Uashington Ramizin qysh ne sekondat e para e kuptoje se ishte per madh skarco .Dhe ne o “Morr” per shkak te kesaje politike te shtermber ne kundershtim me rregullat e lojes demokratike ,qe dhe i zberthen shume sakte Kicua ,kemi mbetur 23 vjete mbrapa ne politiken rajonale e Boterore .Miqte dhe aleatet e vertete te Shqiperise me shume rezerva jane marre me ne (2.8 miljon )se politika e ketyre 23 vjetve ska patur boshte te qarte. Sic e percaktoje Ramizi :Shqiperia nuk eshte as Lindje e as Perendim.Kete e verteroje koha qe dhe pasardhsit e tije e lane Shqiperine qe te benin e te luanin si tju donte qejfi.
      U zgjata jo per ty “Morr” por per ata qe kane dy para mende e dine te vlersojne vitet e demokracise se munguar per shqiptaret.
      ( Ne Turqine e lashte, per te justifikuar ndonje te mete ,u thoshnin i ka zene trupi morra .Sepse kur te mbulojne morrat asnje semundje nuk te kap.)

      Reply to this comment
  3. peco July 25, 03:09

    Shkrimtari me i njohur ne Shqiperi , pas ismali kadarese, Kico Blushi, autori i romanit te famshem”Pajtoni i fundit” dhe i tregimit me popullor ne Shqiperi “Dashuri ne kallep” po ben nje analize teper realiste te gjendjes ne PD, dhe vecanerisht te zgjedhjes te LUl Bashes si kryetar i PD. Faleminderit Blushi per kete shkrim qe eshte po aq i mire sa dhe romani dhe tregimi te siperpermendur.

    Reply to this comment
  4. Kuqeziu July 25, 07:33

    Beni ecen vetë por kiço plaku ecën mé mire se beni dhe se shume shkrimtare qe ecin me patericat e pushteteve. Kiçua ecén dhe lufton, shume te tjeré te “rracës” se shkrimtarëve ecin dhe dremisin…!?

    Reply to this comment
  5. Gege Kosova July 25, 08:53

    Po Basha, se pari ishte miku apo… i Argites, ajo e solli te babai i saj dhe babai e nxorri nga balta, siunimi i tij ne UNMIK kuder kamandanteve te UCK, dhe e beri ativ ne politik, ne qevri e tash e soli ne vendin e vet Kryetar i PD,”Besniku i partise”, sic e ka pervojen berisha nga e kaluara partiake, e mori kete anonimus, qe ta mbroje veten kur largohet nga qeverija shye partia,Rrumpalla tradicional primitiv, ka sjellur nje te kalitur, te flet, te bej gjestikulacione, te bertet, te shaje e te flliq gojen vazhdimishtm si dikur shemtia politike shqiptare. Kopja e rrumpalles naiv, duhet te ushtroje si hitleri para pasqyres, a po del si, apo perafer ne klonusin e tij. Kjo eshte arroganza primitive tradicionale e shemtise qe shkoj ne mallkim te harreses se keqe shqiptare. Na erdhi civilizimi demokratik evropian me kembe te mbare e mbaresi ne veprimtari politike e qeveritare. Ardhshit mbare e mire, me shume shendet, mequri e aft ne jete. Mallkim primitivizmes.

    Reply to this comment
    • XHINO July 25, 14:18

      BASHA dhendri pa portofol i Berishes Kete e di gjithe bota Argita e -ka shume per zemer- kete hollandez pavaresisht qe nuk shikohet mire me syrin e -LOPES HOLLANDEZE -nga lushnja qe jeton ne Hollade

      Reply to this comment
  6. Fleks July 25, 13:26

    Si thote Kico,se populli i dha denim me vote Berishes!!??

    Po si ja dha?

    Ja dha me gomarin me qira me 15/16 kembe te LSI-se,ku kane hipur 63 kembesore te PS-se?

    Pra populli kryeteakuzuarin e PS-se,LSI-ne per te cilen u dogj Tirana,u masakruan forcat e rendit,u thye porta e Kryeministrise se Shtetit Shqiptar,duke u vrare dhe 4 qytetar,e paska votuar me 400% me shume.

    Ki na qenka denimi qe i paska bere papudhi Berishes.

    Duke votuar LSI-ne kaq shume per te cilen Rama dergoi dosjen ne prokurori me ze dhe figure?

    Denim i tille eshte nje perralle me kukulla humoristeke pej lecke.

    Paai nuk eshte aspak i verte.

    Kur e verteta eshte krejt e kundert,pasi eshte gomari me qira me 16 kembe tani i LSI-se,qe mbahet nga kapistalli nga I Meta,qe po con PS ne kete lloj pushteti.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F July 25, 16:45

      Fleks! Pak me me edukate kur i drejtohesh keti personaliteti te letrave shqipe. Jo per gje, por ti duhet ta dish se ky nuk eshte rradhiko partiak dhe oborrtar si ty dhe shoket e tu, me nje fjale si Ballinjte, Fluturaku, Londua e ndonje tjeter. Se dyti , ti mor Fleks, me kater kembet e atij qe thua, sundove per kater vjet. Dhe çfare kembesh, te kuqe flake ne trup te blujt. Fleks pa pike fleksibiliteti! Jane 84-85 mandate, qe mundesojne te te bejne skanerin e plote dhe te diagnostikojne çdo qelize te fshehur te semundjes tende prej makuti, prandaj me mire shiko merr ndonje mase mbrojtese se sa te rrish t’i qash hallin kalorsit se pse i varen kembet.

      Reply to this comment
  7. Labinot Fusha July 25, 13:47

    Profesor,shkrimtar e patriot i madh dhe i thjeshte! Me vjen mire qe ka dhe do te kete personalitete te cilet ne duhet, qe ne kohera te caktuara, por dhe ne vazhdimesi t`i vleresojme dhe t`u ngreme kapelen per gjithecka.
    Ju shpreheni ne kohen e duhur si edhe me pare.
    Ne Kosove dhe jo vetem per Kosoven Rexhep Qosja,ketu Ju e jo vetem per Shqiperine jepni keto analiza konkrete e rruget e mundeshme te zgjidhjes se situates ne vend.
    Do doja te kujtoja edhe me pare kur ishte ne pushtet Partia Socialiste, ne vitin 2002,kur u shpreh qarte e pa doreza edhe per nje minister te rendit publik te kohes e ja beri te qarte se eshte e turpeshme e me tej kur nje individ vertet i vogel thoshte “…se nuk eshte faji im,qe erdha kaq vone ne krye te kesaj ministrie…”e ja pame shpejt fundin atij individi me veprimet e tij. Eshte perseri ky individ ne radhet e LSI,qe pretendon te zere poste.
    Kete menyre pune te kritikueshme e qe Kico Blushi thekson fort duhet ta kete mire ne te ardhmen si platforme Edi Rama ne do, qe te beje pune e te ndryshoje faqen e ketij vendi.Shembuj ka dhene ne Tiranen, qe drejtoi jo pak.
    Besimi i popullit u shpreh qarte.S`duhet te kemi ilizione te tjera per te, por kujdesi duhet.
    Urojme qe njerezit qe do e rrethojne te mos jene nga keta tipa sharlatanesh.
    Edhe njehere suksese Edi Rames ne berjen e qeverise e programin e saj,per te miren e vendit.

    Reply to this comment
  8. mark marleku . July 25, 21:11

    Ti shpat- ar i verber ,
    Do te beje mire qe te shikoje pak me shume se hunda jote .
    Sa per MORRIN une e kam bajagi keshtu qe mund te kenaq ………………….. .
    Dukesh nga shkrimi se nga je .
    Po nuk je ti ai qe beson TARIFLLEQET E TARIFES .
    Nuk je ti per keto pune po ik ruaj lopet dhe ha pershesh me qumesht o BUZE-QUMESHT 60 VJECAR ,o emigrant i pa integruar .
    Ik o marksist-leninist modern dhe i vonuar.
    Sa ta maresh vesh ti SE IUSHTE lepur AI KA IKUR .
    Ik o bakerr,ik ,ik se nuk je ti per keto pune ,dhe mos fut hundet si qeni ne MUT se do te ndyhen turinjte

    Reply to this comment
  9. otto July 26, 03:19

    Analiza e Kico Blushit per shtetin diktatokrat te Berisshes eshte mjaft e mire. Shpresojme qe te kete nke fillim te vertete te demokracise pra mdarjes se pushteteve.E kam mirepritur ndarjen e postit te ministrit (ekzekutivit)nga deputet (legjislativ)
    E rendesishme do te jete te kufizohet ne 2 mandate postet e Kryeminister .President dhe kryetar te parlamentit .Kjo do te ishte nje ndryshim thelbesor qe do te parndalonte sundimet e gjata.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*