Sfida e Nexhmije Hoxhës për ata që “e vdiqën”

December 28, 2017 10:45

Sfida e Nexhmije Hoxhës për ata që “e vdiqën”

Një letër urimi për Vitin e Ri  për veteranët dhe gjithë shqiptarët nga gruaja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Enver Hoxhës. Befasia me vitalitetin dhe kthjelltësinë mendore të zonjës Hoxha, e cila pas ndonjë muaji e pak mbush 97 vjeç të befason. Çfarë tha ajo për debatin e ditëve të fundit për helmimin e Enverit…

Xhevdet Shehu – DITA

Nexhmije Hoxha ka përgatitur me kujdes ditët e fundit një letër me urime për vitin e ri për miqtë dhe dashamirët e saj brenda e jashtë Shqipërisë dhe për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të cilën po e botojmë sot. Jo vetëm pse është gruaja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e Enver Hoxhës, njeriut që e sundoi këtë vend me dorë të hekurt për rreth gjysmë shekulli, por zonja Hoxha, e cila pas ndonjë muaji mbush 97 vjeç, të befason me vitalitetin dhe kthjelltësinë e saj mendore. Ajo lexon çdo ditë, ndjek zhvillimet e politikës dhe ngjarjet në vend, shkruan… Është në përfundim të librit të saj me kujtime të pabotuara ndonjëherë. Ky libër që është dhe një jetëshkrim i kësaj gruaje njëshekullore, që po përgatitet për botim nën kujdesin e gazetares Rudina Xhunga, mund të dalë edhe vitin e ardhshëm që përkon edhe me 110 vjetorin e lindjes së Enverit.

Këtë letër ekskluzive për gazetën ‘DITA’ ma dorëzoi dje pasdite në shtëpinë e saj në Laprakë. Sapo e lexova atë letër, i thashë me shaka Nexhmije Hoxhës:

– Kjo letër duket si një përgjigje për ata që të “vdiqën” disa ditë më parë…

– Mund të merret edhe ashtu, si një përgjigje për ata që sajuan atë lajm të rremë me shumë keqdashje dhe ligësi, – ma ktheu ajo. – Por unë nuk e them këtë në letrën e urimit që po u jap për Vitin e ri 2018. Unë u drejtohem veteranëve, miqve e dashamirësve dhe gjithë shqiptarëve.

– Sidoqoftë, ai lajm ju tronditi ndopak, apo jo? – i them.

Por ajo me qetësi përgjigjet:

-Aspak. Madje u zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?

Pa dashje biseda kaloi te polemika e ditëve të fundit mbi gjoja helmimin e Enver Hoxhës afro 33 vjet më parë që zuri faqet e para të gazetave. Nexhmije Hoxha thotë se e ka ndjekur atë debat, por nuk është çuditur, pasi për 27 vjet me radhë Enveri është sulmuar dhe janë thënë shpifje dhe akuza të qëllimshme, dashakeqe dhe absurditete nga njerëz të çekuilibruar.

“Është një debat i stisur dhe për të krijuar konfuzion. Kjo çështje është shumë e qartë dhe unë nuk merrem me to. Folën njerëz me integritet si Dr. Sabiti, Isufi e njerëz të tjerë. Unë i kam shkruar këto në librat e mija dhe nuk do rri e të merrem me shpifje. Ua kam dhënë përgjigjen njëherë e mirë në letrën që i kam drejtuar Ilirit e Teutës dhjetë vjet më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Enverit. Është e kotë të merresh me shpifjet. Tani po vazhdoj të shkruaj kujtimet e mija…” thotë Nexhmije Hoxha.

Mbase vetëm fakti që ajo vazhdon të shkruajë e të punojë është i mjaftueshëm për gjendjen e saj shëndetësore. Ajo thotë se trishtohet nga konfliktet pa mbarim të politikës dhe shpreson që viti që po vjen të jetë më i mirë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Në ikje, Nexhmije Hoxha përcolli të falat dhe një urim të veçantë për gjithë shqiptarët dhe lexuesit e gazetës ‘DITA’, të cilën thotë se e ndjek rregullisht.

 

Letra

Urime për Vitin e Ri 2018

Të dashur shokë e shoqe veteranë, miq e dashamirës shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, ju uroj me gjithë zemër: Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e fëmijët tuaj.

Qoftë një vit më i mirë për Shqipërinë tonë, më i qetë, pa konflikte, më i sigurtë për qytetarët në atdheun e tyre, për të rinjtë e të rejat e të ardhmen e jetës së tyre.

Dëshira dhe urimi i të gjithë neve, shqiptarëve, është që Kombi Shqiptar, me historinë dhe kulturën e tij mijëra vjeçare, në kontinentin e Europës të fitojë dinjitetin e dikurshëm, të kohës së luftrave të vjetra, të 5-6 shekujve më parë të Skënderbeut dhe ato të mëvonshme, të Rilindësve tanë e deri në luftën e fundit Nacional-çlirimtare të partizanëve e patriotëve për Lirinë, Pavarësinë e Unitetin Kombëtar të shqiptarëve.

Në saje të këtyre luftërave, “me pushkë e penë”, me trimërinë e mençurinë e bijve të shquar të Kombit tonë, si edhe të gjuhës së përbashkët shqipe, që ruajtën e bashkuan shqiptarët gjatë shekujve, në hapësirën e tyre Iliro-Arbërore, bënë që Kombi ynë i vogël të mos shuhet, të mbetet i gjallë, në këmbë e vital.

I tillë do të mbetet edhe në të ardhmen.

Nexhmije Hoxha

27 dhjetor 2017

December 28, 2017 10:45
Komento

38 Komente

  1. intelektuali December 28, 11:46

    VENDIN NE FERR E KE TE SIGURT O KRIMINELJA GJAKATARE NEXHMIJE HOXHA

    Do te beje mire qe te kerkoje falje per krimet monstruoze qe kryet per 50 vjet me radhe me gjithe burrin tuaj sadist dhe amoral, por duket se ky eshte nje mision i pamundur duke shikuar fodullekun dhe arrogancen e nje xhelati qe nuk ndjen kurfare ndjese per viktimat e tij, per lumenjte me gjak njeriu qe mbushi ne Shqypni dyshja Enver-Nexhmije, qe shkaterroi Kishat dhe Xhamijat dhe bashke me to fshiu edhe Besimin tek Zoti te popullates duke e zevendesuar me Besimin tek Partia Staliniste qe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori dhe ne fund te jetes la pas nje Klase Politike fanatike lakmitare si nje Mafie e Kuqe me pushtet qe po grabit shqyptaret ketu e 70 e kursur vjet pas implementimit nga Enveri te MURTAJES bolshevike ne Shqypni.

    CFARE ME SHUME MUND T’I BENTE SHQYPNISE KLIKA E ENVERIT ME NEXHMIJEN?

    Ja shikoje si e le Shqypnine o kriminelja Nexhmije Hoxha, shikoje me vemendje kete kartoline per Vitin e Ri qe po ta dergojne vitiktimat e tuaja, intelektuale properendimore qe ju i vrate dhe i masakruat vetem sepse e deshen Vatanin bashke me Kosoven si pjse e Botes Demokratike qe ju e urrenit me gjithe shpirt, ashtu sic po kerkon te behet Shqypnia sot pas pilafit e fundit ne listen e vendeve ish komuniste te Evropes Lindore, ku ne keto vende MONSTRA sadiste dhe gjakatare si puna juaj nuk guxojne te ngrene koken, por jane fshehur ne brimen e miut dhe jo te dalin me deklarata turpi dhe rezili me gazetare si kukumjacka e kuqe Rudina Xhunga apo si Dinosauri Prehistorik Xhevdet shehu qe te mallengjejne fanatiket dhe sklleverit tuaj te Partise se Punes me llogje demagogjike.

    Shikoje kete kartoline qe po te dergojme per Vitin e Ri 2018 o Nexhmije Hoxha dhe pendohu per krimet barabare qe kryet ne Shqypni dhe Kosove bashke me burrin tuaj sadist dhe gjakatar:

    https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

    Shikoje me vemendje kete kartoline makaber te vepres suaj kriminale dhe kerko falje te Zoti perpara se te dergoje ne ferr tek burri yt, se ne, viktimat tuaja nuk te falim asnjehere.

    Reply to this comment
  2. intelektuali December 28, 11:47

    VENDIN NE FERR E KE TE SIGURT O KRIMINELJA GJAKATARE NEXHMIJE HOXHA

    Do te beje mire qe te kerkoje falje per krimet monstruoze qe kryet per 50 vjet me radhe me gjithe burrin tuaj sadist dhe amoral, por duket se ky eshte nje mision i pamundur duke shikuar fodullekun dhe arrogancen e nje xhelati qe nuk ndjen kurfare ndjese per viktimat e tij, per lumenjte me gjak njeriu qe mbushi ne Shqypni dyshja Enver-Nexhmije, qe shkaterroi Kishat dhe Xhamijat dhe bashke me to fshiu edhe Besimin tek Zoti te popullates duke e zevendesuar me Besimin tek Partia Staliniste qe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori dhe ne fund te jetes la pas nje Klase Politike fanatike lakmitare si nje Mafie e Kuqe me pushtet qe po grabit shqyptaret ketu e 70 e kursur vjet pas implementimit nga Enveri te MURTAJES bolshevike ne Shqypni.

    CFARE ME SHUME MUND T’I BENTE SHQYPNISE KLIKA E ENVERIT ME NEXHMIJEN?

    Ja shikoje si e le Shqypnine o kriminelja Nexhmije Hoxha, shikoje me vemendje kete kartoline per Vitin e Ri qe po ta dergojne vitiktimat e tuaja, intelektuale properendimore qe ju i vrate dhe i masakruat vetem sepse e deshen Vatanin bashke me Kosoven si pjese e Botes Demokratike qe ju e urrenit me gjithe shpirt, ashtu sic po kerkon te behet Shqypnia sot pas pilafit e fundit ne listen e vendeve ish komuniste te Evropes Lindore, ku ne keto vende MONSTRA sadiste dhe gjakatare si puna juaj nuk guxojne te ngrene koken, por jane fshehur ne brimen e miut dhe jo te dalin me deklarata turpi dhe rezili me gazetare si kukumjacka e kuqe Rudina Xhunga apo si Dinosauri Prehistorik Xhevdet shehu qe te mallengjejne fanatiket dhe sklleverit tuaj te Partise se Punes me llogje demagogjike.

    Shikoje kete kartoline qe po te dergojme per Vitin e Ri 2018 o Nexhmije Hoxha dhe pendohu per krimet barabare qe kryet ne Shqypni dhe Kosove bashke me burrin tuaj sadist dhe gjakatar:

    https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

    Shikoje me vemendje kete kartoline makaber te vepres suaj kriminale dhe kerko falje te Zoti perpara se te dergoje ne ferr tek burri yt, se ne, viktimat tuaja nuk te falim asnjehere.

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 December 28, 11:50

    deri para 27 vitesh kishim isamilin si shkrimtar oborri!
    sok kemi xhotën si gazetar iiiiiiiiiiiiii…..!
    plehut!?
    shko mor ti derdimen!
    nuk është e para që e kanë vdekur para kohe,nuk është as e fundit!!një ditë do të ketë dhe ajo ditën e saj të fundit si të gjithë ne!!
    apo thejshtë duhet të nxjerrësh dhe ti krodhen tënde të përditshme!?
    kjo grua,me gjithë kthjellësinë që ka në bazë të moshës,prapë ka mbetur si vite e vite më parë!!
    nuk kafshon dot më si më parë po prapë truri nuk i ka ndryshuar!
    akoma është në periudhën e “luftës së klasave”-“Të dashur shokë e shoqe veteranë, miq e dashamirës shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, ju uroj me gjithë zemër: Gëzuar Vitin e Ri 2018!”!!
    druri i shtrëmbër i shtrëmbër mbetet gjithnjë!!
    tek “Kombi ynë i vogël “hyjnë dhe ata që nuk bëjnë pjesë në fjalinë e shkëputur më parë!!
    kjo nuk e ka kuptuar se nëse do “kombin”duhet të dojë,përshëndesë dhe ata që nuk kalojnë në “sitën e saj”!!

    Reply to this comment
  4. Ylli December 28, 12:02

    Sfide ??? Sfide me cfare ?? Me moralin ??? Apo sfide me te verteten ??? Mos do thoni sfide me ndergjegjen ???
    Si komuniste e devotshme Vejusha Monster nuk ka pasur asgje nga keto virtyte.Perderisa krenohen me zhdukjen me themel te klases tjeter ,urrejtja eshte edukimi i vetem komunist.
    Per surratin tend nuk ka vdekje ,ka vetem ngordhje.
    Vdekje kishte per Ramize Gjebrene ,Musine Kokalarin ,Sabiha Kasimatin ,Liri Belishoven e cila te shkroi per ti dhene disa ore leje per ti qendruar te bijes oret e fundit ne spital dhe me urrejtjen primitive ja refuzove.
    Vdekje te imponuar nga urrejtja juaj primitive kishte dhe per Fiqerete Sanxhaktarin ,Liri Gegen e plot gra te tjera antifashiste.
    Kur te ngordhni ndoshta ajo molepsja qe duhma juaj e uttejtjes i ben ajrit do marre fund.
    E bashke me te shpresojme qe dhe minimonstrat qe akoma i gezohen qelbesillekut pervers te 45 viteve te sundimit tuaj antinjetezor do rrallohen.
    Dhe me beso Vejushe Monster nuk eshte urrejtje kjo per ju …..eshte neveri.
    Denimi me i madh nuk eshte ai qe te japin viktimat tuaja te shumta ,por vete anetaret e familjes ,te cilet njohin me detaje monsterllekun tuaj.

    Reply to this comment
  5. Leo December 28, 12:11

    Per Enverin s’ka nevoje per komente, bemat e Tij jane monumente historike qe shquhen per sharlatanizem dhe shqiptare-vrasje, si dhe per hipokrizi te pashembullte nderkombetare.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 December 28, 12:21

    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back

    Reply to this comment
  7. Vicens December 28, 12:22

    Gezuar edhe 100 vjet !
    Mos e vrit mendjen me karavavillet , barishtet , kenetat, mocalet “demokratike” te medias se shkruar shqiptare dhe te atyre qe i drejtojne !

    Reply to this comment
    • intelektuali December 28, 15:12

      Edhe 100 vjet bunkere, tufezime, tollona dhe lufte e zbore mocalesh per te luftuar Imperializmin Amerikan dhe NATO-n.

      PO DOLLAROT KU DO T’I GJESH?

      Reply to this comment
      • Good Bye dollaro mio... December 28, 15:54

        Do t’i gjeje ne vere te halese… se tani edhe REMITANCAT kane filluar te treten.

        Emigrante te vetedijshem kane vite qe ja kane mbyllur rubinetin gopsekeve. Nqs. deri me sot bankat i kane numeruar dollarot me aparatura, neser do i shohin me dylbi sorrakesh. Ne vendet skandinave nuk paguhet me cash. Se shpejti do t’i nxjerrin perfundimisht nga qarkullimi kartmonedhat.

        Prisni, prisni se s’keni pare gje akoma !

        Reply to this comment
  8. vasili December 28, 12:24

    Dita,me fjale e paraqet vehten, si perfaqesuese e shtreses se vuajtur te shoqerise shqiptare.
    Dhe ashtu po e shohim cdo dite dhe me shume me ´´analistet´´ e saj te kohes se qepes,qe po na e bejne gjithnje dhe me te ndjere,me nostalgjine e tyre te neveriteshme, per ate socializem kanibal,qe perjetoi ky vend dhe kjo race.
    Nqse ne kete gazete ka ndonje me shpirt njerezor shoqeror dhe ka nje post drejtues ,gjeja e pare qe duhet te beje,duhet ti jape shqelmin bytheve kesaj specie ´´analistesh´´,per ti nxjerre nga zyra,keta parazite te ushqyer,per te shkuar dhe kontaktuar te gjithe llojet e hallexhinjeve qe ka kjo shoqeri,qe zor se mund te quhet shoqeri.
    Asnje rrjesht deri me tani,nuk eshte shkruar,per problemet sasiore dhe cilesore te punes,te sotme dhe te perspektives,maredheniet e punemarresit me punedhenesit,apo me institucionet e ndryshme,sa e stimuluar eshte puna shqiptare.Sundimi i Saliut,nepermjet stimulimit te miltanteve,beri te kunderten e asaj te nje shteti demokrat:U neveriti me shume se me pare seriozitetin dhe dashurine per punen e vertete.Kurveria,lulezon me te gjithe dimensionin ne ambientin e punes te ndervarur shqiptar.Asnje fjale per te ne kazan-hale te medias shqiptare,kur ne bote zjen metoo.
    Nje problem tjeter madhor,qe nuk preket nga penat e rapsodeve te komunizmit ketu,eshte perberja dhe cilesia e shkolles shqiptare,stimulimi dhe punesimi i tyre,apo problemet e zhvillimit cilesor aktual dhe perspektiv te pasurise te vecante te ketij vendi,turizmit bregdetar,bregliqenor dhe atij malor.
    Apo cfare drejtimi ka marre botkuptimi shoqeror shqiptar,mbas ketij bin-bangu alla shqiptar.etj,etj,
    Zgjohuni gazeta Dita,qe te shmangni fosilizimin e metejshem vetvrases,qe po ju zhvillohet ne menyre integrale.

    Reply to this comment
  9. spata December 28, 12:44

    Shoqja Nexhmie .
    Ti dhe familja juaj vazhdoni te flisni e te komentoni per Enverin mbasi ai ka simpatizantet e tij . Ashtu si shume shqiptare simopatizojne Zogun ka dhe per Enverin .Por une nuk jam i ketij mendimi qe flitet e flitet pa mbarim se na qenka bere hataja qe vdiq Enveri .Vdiq natyralisht apo e helmuan kjo ska rendesi.
    Te rendesishme duhet te jen konkluzjonet politike e historike te vepres se tij qe udhehoqi popullin shqiptare per afro gjysem shekulli .Keto mungojen per shkak te politikave qe ndiqen sot nga figurat qe drejtojne popullin shqiptare .
    Pa u thelluar ne politikat e Hoxhes ,duke mos nxjerr ne pah te mirat e te keqijat ,sot behet nje krahesim mekanik me ata qe drejtojne sot .Ne shumicen e rasteve Hoxha na del me i mire se keta qe kane drejtuar ne 27 vite demokraci . Krahesime qe nuk duhen marre ne konsiderata per arsye se kemi te bejme me dy sisteme diametralishte te kunderta .Ajo qe bie ne sy jane perfitimet personale te drejtusve dhe administrates shteterore te sotcme .Thone qe keta te socmit rrojne disa here me mire se Enveri dhe byroja politike e asaj kohe .Pra kemi perseri krahesime e jo analiza konkrete te ketij fenomeni .Nuk mund te thuhet se ju dhe Byroja nuk ronte mire .Privilegjet kane qene dhe do te jen mbasi varen nga shkalla e kultures se popullit , shteti dhe nga ligjet e tij .Krahesimet dhe nostalgjia per te shkuaren behen se keta te socmit mohojne perpjekjet e popullit shqiptare gjate periudhes qe Hoxha drejtoje. Vihet ne dyshim LAFNCL ,ndryshimet madhore ne fushen ekonomike e kulturore.U futen ne nje kallep si ata qe kishin pergjegjsira direkte dhe ata qe luftonin ne cdo sektor te shtetit shqiptare me ndershmeri e shpirt partiotik per popullin .Thone qe krijoj shtet . Po krijoj nje shtet te tipit jo demokratik qe ta impononte me dhune ligjin. Penalizoje ne menyre drastike pjese te vecanta te popullsise qe perfaqsonin klasat e permbysura.Beri reforma ne ekonomi qe nuk garantuan nje vazhdimesi te qendryeshme .Koncepti politik i isolimit qe shqelmi i fundit qe e katandisi popullin ne meshire te sistatave globale politike.Katastrofat, qe vulosi vuajtjen e popullit shqiptare edhe 50 vjete te tjera, qen veprimet politike te tij nga 1972 e deri sa vdiq . Te kishte vdekur me pare do te ishin me ndryshe prespektivat Evropjane e pro perendimore te popullit shqiptare .
    Pra te marra te gjitha se bashku une arrij ne nje konkluzjon shume domethenes .Keq qeverisja e sotcme na shpie tek krahesimet e lavderimet per Enverin dhe periudhen e komunizmit .Nese keta qe erdhen ne pushtet do te ishin perfaqsues dinjitoz te sistemit demokratik e jo mbetje te peshtira te komunizmit e agjente te huaj , Enverit dhe sistemi qe ai aplikoje do ti vihej kapaku njehere e pergjithmon. Nuk do merreshim me keto.Shqiptaret realishte do te ndjenin ndryshimin demokratik te vendit dhe ne do te ishin vendi me i zhvilluar nga gjithe blloku komunist .

    Reply to this comment
  10. intelektuali December 28, 13:44

    VENDIN NE FERR TEK BURRI YT SADIST DHE GJAKATAR E KE TE SIGURT O KRIMINELJA E PANDESHKUAR NEXHMIJE HOXHA

    prandaj:

    Mos qesh dhe mos u tall me viktimat e tua te panumerta o Merimanga e ZEZE Nexhmije Hoxha.

    Reply to this comment
  11. Shqiptari December 28, 13:45

    Nexhmija eshte prove e gjalle e fjales vjeter shkodrane “Nuk ha mortja MUT”.

    Reply to this comment
  12. Fatmiri December 28, 13:54

    Urimi eshte njerzor dhe pergjigjet te jene njerzore ; Ka kohe per perplasje mendimesh , politike , historike , ekonomike shoqerore etj .
    E falenderoj per urimet qe percjell , Nexhmije Hoxha dhe une i uroj Asaj vite te tjera jete te qete e plot shendt e te fruteshme per te e familjen e saj..Viti 2018 gezuar per te gjithe!
    Fatmri

    Reply to this comment
  13. B. Shameti December 28, 14:16

    Perpara se ish-anetarja e rinise fashiste te uroje “veterineret” (lexo: kasapet) komuniste, ajo e ka per detyre t’u shpjegoje ne menyre te detajuar shqiptareve, se cila ishte frymezuesja e izolimit te Shqiperise per 45 vjet resht nga bota e civilizuar?

    Cila ishte nxitesja e planit antishqiptar per mbylljen ne kafaz te hekurt te njerit prej popujve me te lashte te Evropes?

    Keto dhe shume pyetje te tjera si keto, kane mbetur akoma pa pergjigje !!!

    Nuk ka (sh) urim qe te laje poshtersite dhe krimet kunder njerezimit. Ato nuk jane pak. Ato jane me mijera! Deshmitare te ketyre poshtersive dhe krimeve makabre jane:

    – mali me gropa,
    – burgjet e spaçit, bulqizes, etj.
    – vrasjet ne kufi, (liqeni i shkodres, lumi i bunes)
    – sketerrat e internimit
    – grate e perdhunuara
    – spiunimet pa hesap

    Zoti vonon, por kurre nuk harron !
    Akrepat e ores po rrotullohen nga kahu i duhur !
    Koha po punon per shqiptaret !
    Vetting, SPAK, Drejtesi ligjore
    O sot o kurre, neser eshte vone !

    Reply to this comment
  14. Atdhetar ne gjak e ne gen December 28, 14:18

    Nje mesazh fisnik qe te ngjall admirim per kete Zonje te rralle shqiptare.
    Krahasojeni me zhgarravinat mizantrope rrugacerore te “intelektualit properendimor”. Cdiference kolosale e kuptimplote!!!
    Urime zonje, nga atdhetaret shqiptare, qe vene Shqiperine mbi cdo gje, qe kuptojne rolin historik e te pazevendesueshem te viganit Enver per konsolidimin e shtetit shqiptar per gjysem shekulli deri ne ate shkalle, sa qe sot nuk e cben dot asnje komplot antishqiptar grek a serb a rusofil, megjithe kaosin ne te cilin e ka futur Shqiperine sot kjo klase e PAPERGJEGJSHME politike..

    Reply to this comment
    • Na myten kaqolat... December 28, 15:25

      Procesi i indoktrimit tek “atdhetare” trushkulur si puna jote duket se ka perfunduar 100% me sukses. Shkak i forte per te te uruar: “Gezuar!”

      A e ke degjuar shprehjen: “Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”?

      Reply to this comment
      • Tartufi December 28, 16:21

        Uro te rrojne sa me shume keta [Kaqola ] se do te na mbiti
        merzitija. Nuk shkohet jeta pa qeshur e zbavitur. Kjo gazeta Dita ju ka gjetur anen Kaqolerise me duket !
        Ri dhe ri dhe nxjer ne faqen e pare dylberin dhe kete imoralen gruan e tij,kqolerija leshohet si e babazitur pas faqes se kesaj gazete.Kam nje dyshim se kjo gazete nuk eshte kaq kaqole,por e di qe ky popull eshte i mbushur me kaqoler dhe ben lojen me kaqolerine se ndryshe falimenton ne shitje. Kjo gazete e di shume mire fosilen si mbeturine,qe do te ngelet fosile ,pa as me te voglin rol ne jeten e ketij mileti.Fryni bythen me mbeturinat se do te gjeni qetsine.

        Reply to this comment
    • intelektuali December 28, 16:08

      Intelektuali nuk ka vrare njeri deri me sot, as ka vjedhur shqyptaret si Enveri me Nexhmijen qe lane pas kete klase te PAPERGJEGJESHME politike si nje Mafie e Kuqe me pushtet pak a shume si ajo e Putinit ne Rusi.

      Beji edhe ti te fala Ermal Hoxhes, nipit te Nexhmijes ose BOSIT te kokaines se Xibrakes qe e kishte emeruar Taulant Balla per te administruar Laboratorin e tij Famoz mu ne buze te rruges nacionale me furnizime te rregullta nga Kuba Komuniste.

      Reply to this comment
      • Che Guevara December 29, 01:06

        Shikoni se si jane sulur sorrat fashiste kunder nje gruaje te nderuar,partizanes se pare ne Europe,vetem e vetem nga urrejtja per socializmin dhe Enver Hoxhen!
        A e shikoni veten qe me mlefin,injorancen dhe shpirtin tuaj hwlm te zi vertetoni vendimet e drejta te kohes se Enver Hoxhes qe u beri juve qe nga internimet e deri tek pushkatimet?
        Edhe sot keni mbetur po aq fashiste e kriminele si atehere dhe pastaj ankoheni se ju ka denuar Enveri!
        Ju edhe sot me kaq sa ulurini,te ishte per mua ju varja ne litar ne mes te qytetit!
        E per cfare i duheni kertij vendi ju o plehrast e Sharres te dekompozuara plotesisht dhe qe jeni bere ushqim per qente rrugace?
        Edhe Kanuki mi Lekes,more kafshe nuk merrej me gratre e femijet e jo sic beni ju,qe lehni si qente e terbuar!
        Po kur jeni kaq trima,o muter,pse nuk dilni hapur dhe ta kallzopni ne gjyq zonjen e nderuar Nexhmije Hoxhen?
        Po kujt i ka bere keq kjo grua e nderuar,o kafshe prehistorike?
        Ajo nuk ka patur asnje post shtetewror,qe te vendoste per jetet e ndonjerit prej jush!
        Pse nuk merreni direkt me ata qe ju spiunuan,qe dolen deshmitare ne gjyq,per sigurimsat qe thoni se u kane shkerdhyer nenat,grate,motrat apo vajzat tuaja,por merreni me Nexhmijen?
        Se jeni kerma,o maskarenj dhe meritoni perbuzjen e mbare popullit shqiptar!
        U shofte fara juaj bastarde serbe!
        PS:
        Ne vend qe te swhani akoma Nexhmije Hoxhen,meqenese akuzoni sigurimsat se u kane shkerdhyer femrat e shtepise,del qe femijet tuaj dhe ju vete do jeni te pjellet e ketyre sigurimsave!
        Edhe une si operativ sigurimi qe kam qene per 30 vjet kam patur maredhenie me disa te internuara qe vinin vete ne zyre apo ne pike takimi per te rrefyer si bashkepuntore,por e verteta se vinin shpesh here pa breke kur ngrinin fustanin para meje si pa dashje!
        Po si te rinj qe ishim cfare te benim ne te shkretet?
        Ja persosem rracen e tyre duke u falur femije bukuroshe dhe te cshendoshe fizikisht!
        Ka mundesi qe shumica e ketyre cqe shajne sot Nexhmijen nuk e dine se mund te jene femijet apo nipat tane dhe bejne gabim!
        Beni analizen e ADN-se dhe do kuptoni se cili eshte babai i juaj biologjik!
        Kjo do jete nder per ju,por edhe mburrje per nenast,motrat dhe vajzat tuaja qe e kalben komunizmin me….shale perpjete!
        Keto ishin mundesite e tyre,qe t’i degjeneronin sigurimsat dhe fakti qe ne heshtem ne 90-ten,tregon se ato e kane realizuar qellimin qe i kishin vene vetes:
        -NA ZBUTEN!
        -“Populli yne gjithmone e ka care rroten e historise me palle ne dore”!

        Reply to this comment
  15. Atdhetar ne gjak e ne gen December 28, 14:29

    Nje mesazh fisnik qe te ngjall admirim per kete Zonje te rralle shqiptare.
    Krahasojeni me zhgarravinat mizantrope rrugacerore te “intelektualit properendimor”. Cdiference kolosale e kuptimplote!!!
    Urime zonje, nga atdhetaret shqiptare, qe vene Shqiperine mbi cdo gje, qe kuptojne rolin historik e te pazevendesueshem te viganit Enver per konsolidimin e shtetit shqiptar per gjysem shekulli deri ne ate shkalle, sa qe sot nuk e cben dot asnje komplot antishqiptar grek a serb a rusofil, megjithe kaosin ne te cilin e ka futur Shqiperine sot kjo klase e PAPERGJEGJSHME politike..
    Gezuar te gjithe shqiptaret!

    Reply to this comment
  16. MH December 28, 14:41

    Cfare doni ti njihni ma shume ato qe i kundervihen Nexhmijes dhe gjigandit historik te pavdekshem deri diten kur do shuhet dhe vete historia e planetit.Dhe bashke me keto do te shuhen te mundurit shpifesit mjerane me ne krye Liljana e Sokol Hoxha.
    Shpifesit dhe mjeranat jo te cekuilibruar po te catrafiluar qe ne palcin e trunit e nuk ka zot qe i sheron vec vdekjes.Infeksioni i ketyre ka hyre edhe ne shtyllen kurrizore te psikopates Liljana e Sokolit pjelle nga qifti Hoxha.Kjo asht e vetmja fatekeqesi e ciftit Hoxha.Po c’ti bash natyres qe nuk e ka ne dore vete njeriu.Tashti mbetet qe te ndigjojme zerin dhe penden e Liljanes qe te na informoje qe vdiq Nexhmija.E te vashdoj, Nexhmija i shkruan nga vorri pershendetjet dhe urimet per veteranet dhe dashamiresit shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, nji urim me gjithë zemër: Gëzuar Vitin e Ri 2018!
    Jetojme ne demokracin ma qesharake ne planet ushqim i kombit te mos shuhet me te ashtuquajturen PLURALIZEM.Ky pluralizmi ma shume se cka tregon bindshem me sa me pasion e deshire ekziston ne kokat shqiptare dashuria per pushtet.Sa kemi nji lulzim vegjetativ partishe sa bota cuditet,si mo,keto 2-3 miljon kane gjithe keto parti.Dhe cdo dite gellihen me rritjen e numrit te partive si te ishin paseardhes te barishteve me rrenje adventive si grami.
    Gezohemi qe e veja e E.Hoxhes ne moshen 97 vjece deklaron te verteten shume e shume kohe para se te vdesin.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 28, 15:20

      Beji te fala Mehmet Shehut qe Nexhmija e vrau me Sulo Gradecin ne gjumin e nates per te gezuar jeten e saj gjakatare deri 97 vjet dhe qe nuk kujtohet asnjehere t’i kerkoje falje viktimave te saj te panumerta,

      Po mund t’i besh te fala edhe Ermal Hoxhes, BOSIT te kokaines se Xibrakes, nipit te dashur te Enverit dhe Nexhmijes qe Taualnt Balla i kishte besuar Laboratorin e tij famoz me lidhje te sigurta nga Kuba Komuniste.

      Po mund t’i besh te fala edhe krushkut te Nexhmijes, Luan Bregasit BOSIT te Biznes Albania qe drejton LEKAT e vjedhura nga e Enveri dhe Nexhmija, te depozituara ne banka te sigurta ne dhe te huaj si nje krushk nikoqir i vertete

      Reply to this comment
    • Na myten kaqolat... December 28, 15:28

      Procesi i indoktrimit tek “veterinere” trushkulur si puna jote duket se ka perfunduar 100% me sukses. Shkak i forte per te te uruar dhe ty: “Gezuar koke me koke me Nexhon !”

      Reply to this comment
  17. Plaku Xhuxhumaku December 28, 15:10

    Pse s’e dime ne çishte Enver Hoxha, një mut muti!

    Reply to this comment
  18. Kasandra December 28, 15:16

    Mahana për trahana!
    Artikuj pa fund përtypin pa pushim të njejtat të thëna dhe opinione si lopa kashtën me shpresë se titujt e tyre bombastik komercialë do të lenë ndonjë gjurmë në favor të politikanëve të tyre historikë dhe aktualë. Po ja që lexuesi nuk është aq naivë sa të besojë hamendjet dhe komentet e shtypit për socializmin shqiptar para përvojës së vet jetësore dhe fakteve ndërtimtare të asaj kohe.
    Si u shua Enver Hoxha dhe mosmarrëveshjet në familjen e tij për këtë çështje nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë interes për publikun e gjerë. Pse?
    1. Sepse populli e ka bërë të veten, e ndoqi me dashuri dhe e përcolli me nderime Enver Hoxhën. Sido që të jetë ndarë nga jeta nuk ndryshon asgjë në figurën e tij. Historia është bërë. Nëse uniteti i familjes Hoxha është dëmtuar nga kjo çështje prapë nuk ia vlenë të diskutohet sepse nuk e ndryshon as historinë e kohës së Enver Hoxhës as figurën e tij prej udhëheqësi dhe atdhetari të madh.
    2. Sepse familja Hoxha ashtu si shumë të tjera nuk i ka shpëtuar me kohë gjurmimit dhe goditjes së hallkës më delikate në familje, deri sa e theu atë ashtu siç ra edhe Shqipëria si dominoja e fundit. Këto janë të lidhura ngushtë. Shumë familje kanë probleme, ndoshta shumë më të forta, por do të dalin njerëz me kurajo që të zbërthejnë tragjedinë që ndërroi drejtimin e zhvillimit të Shqipërisë nga majat më të larta drejtë greminës për ta shpallur socializmin shqiptar të falimentuar, atëhere do të kuptojnë se janë mashtruar e keqpërdorur nga forca të errëta të maskuara të cilat vazhdojnë akoma për të thelluar përçarjet ku të mundin, për t’i vënë shqiptarët kundër njëri tjetrin. Dhe atëhere ata të gjithë do të ndjejnë nevojën që të bëjnë paqe me veten dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes.
    3. Sepse kundërshtarët e sistemit socialist ose agjentë të tyre, si dje edhe sot, janë të interesuar vetëm për mirëqenien dhe pasurimin e tyre me çdo mjet, për një sistem klasor të quajtur demokratik ku pakica sundon dhe shfrytëzon shumicën madje dhe popuj të tjerë, për një sistem që pjellë pasuri për 1% të popullsisë, konkurrencë të egër dhe falimentime për borgjezinë e mesme dhe varfëri e plagë të rënda për shumicën. Këtë e shikon kudo, në Lindje e në Perëndim. Sistemi socialist i kishte mbyllur shtigjet e shfrytëzimit e të pasurimit në kurriz të tjerëve dhe vendosi barazinë sociale, përmirësimin e jetës për të gjithë krahas forcimit të ekonomisë dhe të shtetit të popullit. Ligji ishte i njejtë për të gjithë. Kush përbuz atë kohë përbuz publikun e gjerë dhe udhëheqësit e tij. Kush është atdhetar e respekton historinë për vlerat e saj që na nderojnë të themi “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar.” Gëzuar Vitin e Ri 2018! Kasandra.

    Reply to this comment
  19. intelektuali December 28, 16:38

    PO PSE ME VRASTAREN GJAKATARE NEXHMIJE HOXHA TE PANDESHKUAR NGA DREJTESIA DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Po kjo kriminele, antare e Partise Fashiste mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni?

    Si mund te pranoje BE-ja ne gjirin e vet nje shtet plot me kriminele, killera vrastare qe u dergojne kartolina urrimi xhelateve te tyre dhe fanatikeve te Partise se Punes si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore?

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE + intelektual December 28, 22:47

      PO PSE MORE PROSTITUTA MODERNO-DHJEROKRATIKE, (intelektuali apo xhuxhmaxhuxhi, qe u mungon gjithesesi ylli dhe jo ti qe shkruan me siper se ti qenke me mut se kaka por Mark Muti uk-u) QE JENI USHQYER ME MUT E VADITUR ME SPERME MERRENI ME KETE GRUA PLAKE? NUK ME THONI? C’KA BERE ME PAK E ME MIRE SALICOVIC & CO NE 27 VJET KERMOKRACI SE ENVER HOXHA NE 40 VJET DIKTATURE?

      Reply to this comment
  20. Gjorku December 28, 17:25

    Tè dashur shokè e shoqe veteranè, miq e dashamirès……- Uron zonja Nènè ! Jam veç njè dashamirès qè e pèlqej dhe pranoj urimin ! Mbi tè gjitha respekt si njè vajzè dibrane e ish partizane, me pushkè nè krah i dole zot Atdheut ! Ishe me fat pèr bashkshortin tènd por dhe vetè e fortè. Keni provuar nè jetè nga toka nè yje dhe mè pas nè stallè, por kurdoherè me dinjitet. Kètè e demostron mè sè miri kthjelltèsia, urtèsia si pjesè e karakterit tè njè gruaje me njè pèrvojè tè jashtèzakonshme. Gèzuar zonja Nexhmie dhe pèr shumè vite tè tjera !

    Reply to this comment
  21. fteri December 28, 18:50

    Për Intelektual pa intelekt -mavrinë !..Turp !

    Sulmon një grua të vjetër në prag të 100-tave ,ti bë polemik me një njeri të nivelit tëndë kafshëror ,jo me një poliglote të nivelit lartë ,të pa përkulur të luftës ,të punës të besnikrisë,patërjotizmit atdhetar Shqipëtar.
    1-Ti je një hajvan i blogjove të gazetave,që lëshon helmë urrejtje e tullumbace mallkimi kundër legjendarit Enver Hoxhës dhe gazeta Dita e pasqyron pa vonesë çorbën tënde helmuese që ke hëngër në burg ,dhe ti i hedhë si nëperka helmin në vend që gazeta ti hedhi në koshin e mbeturinave.
    POPULLI I TROPOJËS i këndon me çifteli e sharki këngën :

    LUM SI SHQIPJA QË E PATË DJALË

    Polt pes’ shekuj nana priti,
    Skandërbeut nji vlla ja rriti,
    legjendar n’luft’ e n’liri,
    Enver Hoxha emri i tij.
    Nji gjys’ shekulli kombi n’ ballë,
    lum si shqipja që e pat djal !

    Kënga tjetër që vjen nga -Puka:
    Mbi Shqipni nënë e dashtun ,
    drita e ndezun prej Enverit ,
    brez pas brezit do t’ zbardhërojë .
    do t’ ndriçoj’ si drita e diellit .

    Po tregëtarët sharlatan ku i morën floririn ?.. që e fshehën mbas çlirimit nëpër gropa në tokë ?..,

    …kur populli vuante nga uria për bukën e gojës , dhe këta tregëtar -katila kishin mbushur dyqanet plot.e përplot , përveç se nga grabitja nga xhepat e popullit , ku do ti merrnin tjetër kundë ?..

    Populli vuante në varfëri Migjenjane mbas lufte dhe tregëtarët hidhënin valle me florijë e grabitur ,kurse mallrat ja shisnin 10 fishë më lartë nëpër dyqane tyre.

    *****Po kushë mendoi për popullin ?…
    Por për popullin mendoi Enver djali , j’u a’ sekuestroi dhe e ktheu pasurinë te i zoti, te POPULLI Sovranë .

    *********Po kush ishte ENVER-DJALI ?…*************

    Që ti faqe zi e merë nëpër gojë ,si dhe shumë shurraqë dhe burra të tjerë me dy lëkurë e dy kokë që pëllisni tërë ditën kundër legjendarit E.Hoxha , mbitë pas 90-tës si kërpurdhat pas shiut sot ,se dje ishit përkrahsit e tijë ,e bënit shurrën në brekë para E.Hoxhës.

    Tani janë “trimëruar” !!!!!!!

    Keni ndërruar karakterin dhe lëkurën si kameloni , kulturën që u dha Enveri Hoxha e përdorët për të sulmuar pikërisht atë udhëheqës me shpirtë të madhë që hapi shkollat për tërë popullin shqiptar pa dallim feje ideje ,kombësie . Ju ndihmoi të bëheni njerëz në shërbim të atdheut e kombit ,të shkëputeni nga bota e kafshëve,por kafsha ,kafshë mbetet !…

    E.Hoxha shqiptarët i mori si fise të egëra të zhveshur e të zbathur ,lakuriq e në mjerim , Shqipërinë e mori të djegur të zhuritur ,populli në konflikt e në anarki.

    Enver Hoxha ishte ai udhëheqës i madhë historik , e bashkoi vendin të përçarë veri-jug ,shuajti konfliktet shekullore të shqipëtarve që rridhnin e nxitej nga regjimi satrp Zogist ,nga feudalët ,bajrektarët dhe zagarët , nga prona private etj .

    Vrasjet , hasmëritë dhe konfliktet ishin plagë shekullore në vendin tonë , kishin gërryer jetën e shqipëtarit , populli kullonte gjak.!

    Shqipëria ishte vazhdimishtë në mjerim shekullor si pasojë e politikës shfrytëzuese e të mbrapësht që ndiqej nga klasave borgjeze,çifligare ,bajrektar e pasanik e që kërkonin të mbanin shqipërin nën zgjedhë ta shfrytëzonin ta skllavronin pa fundë .
    Por me ardhjen e E.Hoxhës vuajtjet morën fundë.!!!!

    ***** PËRSE ?

    Sepse : E.Hoxha shqiptarëve ju ndërtoi qytetet,rrugët .fshatrat ,fabrikat,uzinat modrne ,Hekurudhat Trenat, Hidocantralet madhështore që po i shfrytëzojm edhe sot.Siguroi rendë e qetësi ,arsim e shërbim shëndetsor dhe shtëpi falas ose me një pagesë simbolikë =me një ditë pune .

    E.Hoxha :
    Modernizoi bujqësinë ,thau moçalet e kënetat, zhduku përmbytjet e lumejve që mbillnin vdekjen, zhduku malarjen dhe sëmundjet tjera vdekje prurëse, vendosi biblotekat në çdo fshat që rinija të mësonte e të kulturohej ,dërgoi filmin në çdo fshat .

    Depot e armatimit i vendosi afër popullit që në rastë sulmi të armiqve pushtues, shqiptari të kishte gishtin në këmbëz. !

    Kurr E.Hoxha dhe politika e tijë nuk e tradhëtoi popullin shqiptar si e kan tradhëtuar : Ballistët,Zogistët,Çifligarët ,bajrektarët e zagarët si puna juaj.

    Oficerët zogistë,doktorët e juristët ,nënpunësit e administratës borgjeze të vënë vetëm në shërbim të interesit e xhepit tyre si sot kjo klasë e re e degjeneruar politike që shkatërrioi pasurinë marramendëse të shqiptarve .

    Reply to this comment
    • Firma 2K December 29, 07:48

      O mileeeet, nigjoni dhe majeni n’vesh…

      Firma “Kermut Kermutaj” kerkon urgjentisht nje VETERINER KASAP per festat e fundvitit.

      Pagesa variabel nga 1 deri ne 3 ZOLLOTA ne dite, ne varesi te rendimentit te punes. I interesumi duhet te kene kryer te pakten dy klase fillore, te kete rojtur akoma te pa zhubrosur teseren e partise komuniste, te kete kryer stazhin e partise ne zona te thella malore, dhe te dije ta perdore me profesionalizem llapen dhe kycin e dores.

      KASAPI qe permbush kushtet paraprake eshte i lutur te plotesoje formularin perkates, dhe te paraqitet personalisht ke “zyrat” (halete) e akademise se karteve.

      Reply to this comment
  22. Lili December 28, 19:21

    Tash presin kur te na tregoje per idete e saj fashiste,te cileve iu bashkue kur vendi u pushtuar.
    Edhe ka njereze qe nderojne kete mute..qe burgosin enverin per se gjalli me Ramiz Aline.

    Reply to this comment
  23. fteri December 28, 20:14

    Gèzuar zonja Nexhmie dhe pèr shumè vite tè tjera !

    Reply to this comment
  24. fteri December 28, 20:16

    *****Gèzuar zonja Nexhmie dhe pèr shumè vite tè tjera !

    Reply to this comment
  25. Intelektuali nastradin eshte bythelepiresi i Enverit. December 28, 20:59

    Qenkan mbledhur gjithe mbeturinat e fekaleve ballisto-zogiste dhe po çirren e po nduken virtualisht kush dhe kush te shaje me pare nje te supermoshuar, qe te pakten logjiken e trajtimit e ka me mijra here se keta derdimene zgjebarak. Ashtu si keta, megjithese nuk kam qene dhe as jam simpatizant as i Enverit, as i Nexhmijes dhe ca me pak i atij sistemi qe deshtoi, po u drejtohem ketyre zbytharakeve, ketyre qe nuk lane bythe komunisti pa lepyer, ketyre muterve qe ju shqye gumazi nga te bertiturat per Enverin, ketyre bastardeve qe nena u dihet se baballaret mund te jene me teper se nje se ishin miqte fashiste te baballareve te tyre te gjendjes civile, ketyre llapaqenerve spiune dhe bij spiunesh. Nuk desha ta ndyj muhabetin por kur qente e terbuar leshohen me ulerime, natyrisht qe zhurma e tyre te shqeteson edhe sikur ti te jesh brenda dhe ata te jene diku ne ndonje qoshe apo prane nje koshi plehrash. Nexhmija 97 vjeçare, eshte ajo qe eshte, qe ndoshta beri burg jo per ato qe duhej denuar, por beri burg dhe ne Bemçe, ne burgun e sigurise se larte te Berishoviçit. Por sot eshte nje plake e zakonshme, qe di te pergjigjet edhe per ato qe nuk pergjigjen dhe ata qe u duket vetja se jane dikushi dhe ne moshe shume me te rinj. T’i sulesh nje plake, vetem se ajo paska qene e shoqja e ish udheheqesit komunist, por dhe sepse ajo ka qene pjese e luftes nacional-çlirimtare dhe pjese e rindertimit te vendit analfabet dhe te shkaterruar, eshte me shume se kanibalizem, eshte terbim dhe terbimi kerkon te njejten monedhe.
    Del ketu dhe komenton nje bashibuzuk, nje bythelepires i bllokut, nje dopio servil I Jashar Mezenxhiut, nje llapaqen dhe spiun i policise se fshehte, nje frankofoles qe perkthente me deshire ne te ashtuquajturin vend denimi te veprave jo te Enverit, se ai ishte vete frankofoles, por te Hysniut, Mehmetit dhe te vete Nexhmijes, spiuni i ndeshkimit mne pushkatim te L.A,, frekuentuesi i “Taivanit”, nje fare toptanisti, pinjoll fajdexhinjsh, “Intelektuali” dhe plot nofka te tjera, alias Uran Kos..traveci, nje 90 vjeçar qe e ka harruar perendia, qe e ka vendin te rezervuar ne rrethin e nente te Ferrit. Se çjane pastaj ca kastraveca te tjere , por nga ata qe nuk bejne tua hedhesh as pulave, se jane jo vetem te hidhur por dhe te mykur si nje fare “Tartufi” nje brigadier i kohes se Enverit diku andej nga Kanina, apo nje zorre qorre qe del me nofken “Plaku Xhuxhumaku”, pa lene menjane nje qe nenshkruan me mbiemrin e tij, te gjiyhe keta te pamoraleshem qe kerkojne te shesin moral. Do ta mbyllja kete koment me ate qe ka nofken “na myten kaqolat”, por qe eshte nje kaqol e ndryshkur: Thenia e Bertolt Brehtit, o idiot 24 karakesh, nuk eshte ashtu si e intrerpreton ti, por “Nacionalizmi (dhe ai ka aluduar per Hitlerin dhe gjithe pasuesit e tij deri keta qe komentojne sot” eshte streha e fundit e maskarenjeve”. Se atdhetarizmi nuk eshte baraz me nacionalizmin. Njerzilleku e kerkon qe urimit duhet t’i pergjigjesh me urim, nese nuk je skllav i luftes klasore, kancerit monstruoz te shoqerise njerzore.

    Reply to this comment
  26. alphade December 29, 01:06

    Zonje e MADHE e Shqiperise e shekullit te kaluar dhe
    ketij shekulli, Nexhmie Hoxha ,GEZUAR VITIN E RI
    2018 ! Shendet e lumuturi ne familje. Te njejtin urim edhe
    per Ilirin ! Besoj se e kujton Karbunaren e Barit ne vitin
    1998, ne mos gaboj . Edhe nje here Gezuar Vitin e Ri !
    Ti, Ilir vije nga Lece dhe u strehove ne shtepine e Pietro
    Skavos.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*