Sfida e përditshme, saldatorja punon prej 38 vitesh tek Metalurgjiku

October 13, 2018 19:29

Sfida e përditshme, saldatorja punon prej 38 vitesh tek Metalurgjiku

Kjo është një histori njerëzore. Profesioni saldator është parë gjithë si një profesion mashkullor, por në Shqipëri duket se ka ende gra që e zotërojnë. Një prej tyre është edhe Hamide Glaceri.

60-vjeçarja është ndër saldatoret më të vjetra të Metalurgjikut të Elbasanit. Ndonëse sot shumica e uzinave janë privatizuar, Hamideja nuk ka hequr dorë nga profesioni.

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, Hamideja tregon se prej 38 vitesh jeta e saj është një sfidë e përditshme për të përkulur hekurin.

“Çdo gjë që shikoni ju këtu në lidhje me rezervuarët, hyrja dhe dalja e tubacioneve është bërë nga unë. Saldimi i tubave, saldimi i fllanxhave dhe çdo gjë tjetër është bërë nga unë dhe jam shumë krenare. Këtë proces pune unë e kam filluar që në vitin 1975. Kam punuar në montim për 16 vjet, pastaj në nikel-kobalt, remont dhe pasi u mbyll gjithçka kalova në një firmë private ku vazhdoj akoma.

Gra që merren me këtë punë ka pasur shumë, por punimet me oksigjen rrallë i bëjnë sepse ka presion. Të gjithë luftojnë të kenë një punë të mirë nëpër zyra, por mua më pëlqen ky profesion. Kujdesem shumë për veglat e punës dhe i dua. Gjatë gjithë jetës profesionale nuk më ka ndodhur asnjë aksident. Edhe pse sot jam pensioniste unë vazhdoj të punoj në lartësi pa asnjë problem. Të jesh saldatore është profesion shumë i vështirë, nuk është profesion për femra”, tha Hamide Glaceri.

 

 

v.l/Dita

October 13, 2018 19:29
Komento

6 Komente

  1. Arben October 13, 20:35

    Per njerezit e punes, vetem respekt, per krahetharet we ushqen edkokaina ne kurriz te njerezve te punes, 0 meshire, ne te se emes ata bashke me edkokainen.

    Reply to this comment
  2. . October 13, 21:33

    s’e njohin respekin salistet
    as per punen as per nderin
    vec vjedhin cka te mire ne njerez, per vete, per tju len gropa haleje me mutra pasi ikin

    Reply to this comment
  3. Një emigrant që ka shpresë ta shohë Shqipërinë zonjë October 13, 21:45

    Më fund pamë një shkrim që ta ka ënda ta lexosh se u mbytëm 24 orë në 24 orë me vrasje, vjedhje, babale, xhisiela…
    Kështu duhet të shkruhet, për ata që punojnë dhe e nxjerin bukën e ditës me djersën e ballit, për ata që i kanë vënë shpatullat Shqipërisë e jo për ata që i kanë vënë duart dhe çdo ditë bërtasi…”Shqipëria s’bëhet”…

    Reply to this comment
  4. demo October 14, 03:08

    Shqiperia eshte kjo qe eshte sepse nderohen njerezit fallco dhe jo kjo ZONJE.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit October 14, 09:23

    mjaft me lajme vip-ash ordinere dhe biznesmenesh kokerruar qe vriten per hesape droge, nderoni njeriun e punes! Paste shendet zonja dhe gezime ne familje!

    Reply to this comment
  6. DRENICA E KUQE October 14, 14:48

    Qeveria shqiptare duhet ta akordoje nje çmim pune e nderi me titullin “Hero(inë) i (e) punës shqiptare” dhe gjithsesi duhet t’ia akordoje kesaj heroine te punes e te vepres shqiptare, sepse ta kryesh punen e saldatores per afer gjysme shekulli, eshte sacrifice dhe pune qe gjithsesi e do nje çmim Shqiperie e nje çmim nderi shqiptar… Qofsh faqebardhe moj burrneshe shqiptare!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*