Sfidat e 2014-s që ndërmori qeveria Rama dhe beteja e afërt: Zgjedhjet 2015

January 4, 2015 15:14

Sfidat e 2014-s që ndërmori qeveria Rama dhe beteja e afërt: Zgjedhjet 2015

Për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama viti 2014 është viti i parë i plotë dhe përtej çdo tentative mes kantierësh ndëtimi, betejash ligjore, përplasjesh brenda vedit, 2014 shumicës do i mbahet mend një arritje madhore për të cilën shqiptarët pritën për shumë vite: Marrja e statusit të vendit kandidat.

Por 2014 nuk ishte vit i lehtë.

Politika u përfshi në debate të ashpra për ngjarje si rrëzimi i avonit në Divjakë me të cilën dyshohej se do të transportohej drogë drejt Italisë.

Më pas vjen përplasja fizike në Parlament, ku demokrati Gent Strazimi u sulmua nga deputetët socialisë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu.

Opozita bojkoton Parlametin.

Qeveria vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, apo kundër vjedhjes së energjisë elektrike të cilin Rama e quan si kancer që duhet shërurar përmes një terapie intensive radikale që ishte ndëshkimi me burg kush shkel ligjin

Më pas vjen vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd për të cilën mori një mbështetje të gjerë popullore duke i kërkuar kryeministrit serb të pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Në dhjetor opozita me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ndërpret bojkotin.

Me siguri në 2015 bilanci i qeverisë dhe i opozitës do të vihet përballë në zgjedhjet lokale të 21 qeshorit.

Një provë e fortë për politikën shqiptare, raporton Ora News.

January 4, 2015 15:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*