Sfidat e Mikrofinancës dhe rëndësia e saj për ekonominë shqiptare

June 29, 2016 09:30

Sfidat e Mikrofinancës dhe rëndësia e  saj për ekonominë shqiptare

Fundjavën e kaluar në kryeqytet u zhvillua Konferenca Europiane e Mikrofinancës, një aktivitet që mblodhi në Tiranë përfaqësuesit më të rëndësishëm të mikrofinancës nga e gjithë Europa. Qëllimi i eventit ishte lobimi për tërheqje financimesh nga Bashkimi Europian dhe mbështetja me kredi e zonave rurale dhe bizneseve të vogla. DITA intervistoi një nga organizatorët e konferencës, znj. Eneida Dadaj, Presidente e FAF, Shoqata e Parë Financiare e Zhvillimit në Shqipëri.

Konferenca Europiane e Mikrofinancës ka mbyllur punimet e saj. Për herë të parë, krerët e mikrofinancës europiane u mblodhën në  Tiranë. Ku konsistonin kryesisht punimet e Asamblesë?

Këtë vit Asambleja e Përgjithshme e MFC-se zhvilloi konferencën e saj vjetore në Tiranë, gjë e cila pa dyshim që përbën një eveniment shume të rëndësishëm për sektorin financiar shqiptar në përgjithësi, dhe për atë të mikrofinancës në veccanti. Punimet e Asamblesë konsistonin në intensifikimin e marrëdhënieve, shtimin e kontakteve, zgjerimin e network-ut, shkëmbimin e eksperiencave si edhe shpalosjen e praktikave më të mira të rrjetit të Mikrofinancës Europiane dhe Azisë Qendrore. Për vendin tonë, kjo është hera e parë e zhvillimit të një konference të nivelit kaq të lartë për fushën e mikrofinancës, dhe si e tillë tërhoqi vëmendjen e mjaft mediave, donatorëve dhe operatorëve të ndryshëm financiar që operojnë në këtë sektor.

Cilat ishin risitë që solli Konferenca Europiane e Mikrofinancës në Shqipëri?

Zhvillimi i sektorit të bujqësisë, i cili zë rreth 20% të GDP-së është ngushtësisht i lidhur me fushën e Mikrofinancës, e cila krediton më së shumti këtë sektor, duke patur parasysh faktin që pjesa më e madhe e institucioneve të mikrofinancës operojnë në zona malore, rurale dhe përgjithësisht me fokus agrikulturën, siç është institucioni që unë drejtoj, FAF sh.a, i cili rreth 50% të portofolit e ka në bujqësi dhe blegtori. Si i tillë, një prej komponentëve të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë është zhvillimi i sektorit të bujqësisë, ku mikrofinanca, si treg në të cilin ne operojmë ka një rol shumë të rëndësishëm. U prezantuan një mori eksperiencash të vendeve anëtare të MFC-së, të cilat përbëjnë zërin avangard të zhvillimeve në mikrofinancë, si edhe shumë praktika bashkëkohore, si “Branchless banking”, apo “Digital Microfinance”, të cilat mund dhe duhet të jenë një zë ndryshe edhe në tregun shqiptar.

 

Çfarë ndikimi ka kjo konferencë për Shqipërinë?

Përmes mediave pati interpretime të ndryshme, si p.sh, lobim i MFI-ve shqiptare për fonde të Bashkimit Europian, njohje ndërkombëtare e tregut të mikrofinancës, etj. Por përveç këtyre impakteve, unë mendoj se transferimi i “know how” përmes shkëmbimit të eksperiencave midis institucioneve të mikrofinancës ishte një prej përfitimeve kryesore, së bashku me vendosjen dhe intensifikimin e urave të bashkëpunimit midis MFI-ve që operojnë në vende dhe rajone të ndryshme që mbulon MFC, të cilat patën mundësinë të shpalosin praktikat më të mira midis tyre. Sigurisht që kjo do të ndikojë në rritjen e interesit të shumë institucioneve financiare ndërkombëtare për të investuar në Shqipëri në fushën e mikrofinancës.

Cila është rëndësia dhe sfidat e mikrofinancës në vendin tonë?

Sektori i Mikrofinancës ka një rëndësi shumë të madhe në Shqipëri, pasi mundëson aksesin në shërbimet financiare në rajone, zona, apo sektorë të cilët janë të përjashtuar nga sektori formal bankar, dhe si i tillë zë një peshë të konsiderueshme në kreditimin e ekonomisë së vendit.

Sektorë të ekonomisë shqiptare si bujqësia, blegtoria, turizmi malor, rural, etj, vazhdojnë të jenë larg mundësive reale të kreditimit nga bankat, dhe si të tillë, përbëjnë zërat kryesorë të portofolit të institucioneve të mikrofinancës. Po ashtu rajone rurale, malore dhe periferike të Shqipërisë, si Tropoja, 713def6b-a267-46b6-8cb4-c9340cb747a4Puka, Hasi, Skrapari, Bulqiza, etj, janë zonë kryesisht të shërbyera nga sektori i mikrofinancës, ku MFI-të shqiptare japin një kontribut të konsiderueshëm.

Çfarë pritet të ndodhë me këtë sektor në të ardhmen?

Mikrofinanca është një sektor me një stad gradual zhvillimi në Shqipëri ku ushtrojnë aktivitetin rreth 6 institucione financiare jo-bankare, MFI dhe Unione të Kursim Kreditit të konsoliduara, dhe shume institucione të tjera të kapaciteteve më të vogla, por me tendencë të shpejtë rritje dhe zhvillimi.

Shumë prej koncepteve bashkëkohore të diskutuara në Konferencën Vjetore të MFC-së që u mbajt në Tiranë kanë filluar të studiohen dhe implementohen edhe në Shqipëri, duke sjellë risi dhe dinamizëm të këtij sektori për të qenë më pranë klientit me shërbimet financiare për të cilat ai ka nevojë.

Cilat janë objektivat  për  këtë vit për zgjerimin e aktivitetit në kreditim dhe shtrirje gjeografike?

Misioni i Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit, FAF-Sh.a është: “Të kontribuojë në rritjen ekonomike të zonave malore në Shqipëri, kryesisht atyre të varfra, duke ju siguruar klientëve të synuar, hyrje në shërbimet e duhura financiare dhe mbështetje në përputhje me nevojat e tyre investuese, si dhe me qëllimet e veprimtarisë së tyre”.

Për të realizuar Misionin e saj, Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit, FAF-Sh.a  do të fokusohet në mbështetjen zhvillimin e ekonomisë lokale duke ofruar shërbime financiare si dhe përgjigjet ndaj kërkesave për kredi të mikrobizneseve dhe të investimeve të nivelit të vogël dhe të mesëm. Gjithashtu do të fokusohet në nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja dhe fuqizimin e bizneseve ekzistuese. Unë jam tërësisht e bindur se arsyet kryesore për një sukses të madh qëndrojnë në angazhimin e plotë, bazuar në parimet tona, si dhe në një orientim të vazhdueshëm dhe pa kompromis në përmbushjen e vlerave tona themelore, vizionit, dhe misionit për të cilin jemi krijuar dhe vazhdojmë të operojmë në tregun e mikrofinancës. Gjithashtu, perspektiva jonë e biznesit është shumë premtuese, duke qenë të vendosur për të ofruar vlera superiore konsumatore. FAF sh.a do të përshtatë gjithnjë e më shumë ofertën e saj me nevojat dhe mundësitë e klientëve të shërbimeve mikrofinanciare dhe do të punojë për të mbështetur bizneset e reja fitimprurëse, duke ndikuar kështu në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

June 29, 2016 09:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim