Meta: Qeveria e re do të lërë gjurmë në modernizimin e vendit

Redaksia Online August 5, 2013 14:50

Meta: Qeveria e re do të lërë gjurmë në modernizimin e vendit

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka folur sot për herë të parë pas shpalljes së kabinetit të ri që do të nisë punën në shtator. Meta tha se qeveria e majtë do të lërë gjurmë në historinë e vendit. Ai vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të femrave në kabinetin “Rama”, ndërsa shtoi se qeverinë e sheh si një ekip të tërë, i cili do të nisë reformat në shtator.

“Kjo qeveri, e cila ka sfida shumë të mëdha dhe vjen me ambicie dhe energji shumë të mëdha, do lërë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes në vend në mënyrë substanciale në efikasitetin e realizimit të të gjitha objektivave dhe në ato kryesore për integrimin europian të Shqipërisë”, tha ai para mediave.

Ndërsa në lidhje me akuzat e kryeministrit të detyrë për kabinetin e ri, Meta tha se Berisha ka nevojë për pushime. .

“Zoti Berisha ka nevojë për pushime malore. Janë më relaksuese. Dhe vetë bëra disa pushime malore javën e kaluar, që nuk jemi parë bashkë”.

Duke u ndalur në administratën e re, Meta tha se në të nuk do të ketë spastrime, por vetëm reforma.

 

Sfidat e qeverisjes, Meta mbledh ministrat e LSI

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka mbledhur sot në një takim 5 ministrat që përfaqësojnë këtë forcë politike në kabinetin “Rama”. Takimi ka nisur rreth orës 12:30 dhe temë kryesore janë idetë që ministrat e rinj do të paraqesin për dikasteret që do drejtojnë.
Në mbledhje morën pjesë ministrat e rinj: Edmond Haxhinasto, Klajda Gjosha, Nasip Naço, Edmond Panariti dhe Lefter

Koka. Ndërkohë, më herët, Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me deputetin e PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima.

 

 

Redaksia Online August 5, 2013 14:50
Komento

5 Komente

  1. TIRONCI August 5, 12:17

    Ha,ha,ha. Pyetje 1 milion dollareshe. Sa Kryeministra do drejtojne kete legjislature Shqiperine ?
    1 apo 2 ?.

    Reply to this comment
  2. Ardhmeria e vertet... August 5, 12:37

    Kujdes me Kokedhimen!Eshte emisar i Mehmet Elezit,armiku numer nje i Azem Hajdarit(kujtoni grindjen e madhe nga ku shpertheu gjakderdhja me dore te Saliut) qe drejton ende Berishën me celular…Mos harroni se Meta dhe Kokedhima kane qene armiq te deklaruar dhe me sa kam njoftim, Meta e ka share me nene Kokedhimen ne Uznove te Beratit,kur inspektoi dikur rrugen qe Kokedhima e kish bere shume keq!Nuk kam inat asnjerin,por faktet e kaluara te” luftes” mbeten,megjithse nuk dihet afrimi i te dyve,kur vetem kasandrat mund ta parashikonin! kokedhima,njeriu enigmatik qe loz me disa porta!Rama gabon rende,por e ardhmja nuk mund te devijohet për Sovranin edhe pse Meta-Kokedhima kane gjetur gjuhen qe do coje tek busti i rrezuar Berisha!Sovrani mban shënim!

    Reply to this comment
  3. TIGER August 5, 14:23

    Po Min. Drejtesise ce deshe o kokevic. S’beje dot leke diku tjeter

    Reply to this comment
  4. T'ka sali shpirt August 5, 15:03

    ku je o “luani i Janines” ku je

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*