Sfidat e shtatorit

August 13, 2013 09:37

Sfidat e shtatorit

Kur një qeveri e financon ekonominë e saj me rritje borxhi, ajo ia merr apo ia vjedh, (praktikisht i keqpërdor) taksat brezit të ardhshëm, pra fëmijëve tanë. Vetëm në qershor 2013 janë mbledhur rreth 23 për qind më pak taksa. Qeveria e re e ka detyrë madhore të njohë defiçitin e rritur të Buxhetit të Shtetit dhe të miratojë një kufi të ri të tij

 

Më 10 shtator, kur qeveria e re të marrë drejtimin e vendit, do të gjejë një situatë ekonomike dramatike. Keqpërdorimi i financave publike për qëllime elektorale në periudhën janar-qershor 2013 arriti në nivele të papara, alarmante dhe kritike. Në mënyrë të veçantë huamarrja. Është tejkaluar që në 6 muajt e parë të vitit rreth 85 për qind e kufirit vjetor të huamarrjes, çka do të thotë që pjesa e mbetur e vitit do të jetë më e vështirë. Nga mosrealizimi i të ardhurave dhe në veçanti i të ardhurave nga taksat dhe tatimet rezultojnë rreth 11 miliardë lekë të paarkëtuara. Është gati e pamundur që me bllokimin e shpenzimeve operative dhe investimeve për 6- mujorin e dytë të arrish të respektosh kufirin ligjor të defiçitit të Buxhetit të Shtetit. Bllokimi është i pamjaftueshëm dhe i dëmshëm, sepse dëmton disa shërbime bazë në shëndetësi, arsim, rend publik dhe investime buxhetore që do të zvarriten akoma më shumë. Po ashtu, qeveria e re ka detyre të paguajë biznesin për mallrat, shërbimet dhe investimet publike të tyre për buxhetin. Disa përllogaritje të para flasin për rreth 280 milionë euro borxhe ndaj biznesit. Të ngrish pagesat ndaj biznesit nënkupton thellimin e krizës se tyre të likuiditeteve dhe vret rritjen ekonomike të vendit. Po ashtu, ky bllokim rrit papunësinë dhe kreditë e këqija. Shkrehja nga zgjedhjet dhe periudha postzgjedhore është po ashtu dramatike.

Vetëm në qershor 2013 janë mbledhur rreth 23 për qind më pak taksa. Qeveria e re e ka detyrë madhore të njohë defiçitin e rritur të Buxhetit të Shtetit dhe të miratojë një kufi të ri më të lartë të tij, që përputhet me realitetin e thellimit të tij, pavarësisht nga fakti që kështu rritet përkohësisht edhe borxhi publik i vendit. Elementët kryesore, struktura dhe përmasat e reformave të konsolidimit fiskal, duhet të jenë pjesë e paketës fiskale të buxhetit të vitit 2014 dhe programit afatmesëm 2014-2017. Qeveria do të duhet të mos rrisë borxhet ndaj biznesit, të mos dëmtojë shërbimet jetike dhe investimet në proces, duhet të përmirësojë administrimin fiskal…

Pse presioni për masa radikale, apo përmirësime nëpërmjet drejtimit me dorë të fortë janë mjete vetëm të përkohshme dhe krijojnë efekte negative në zhvillimin afatmesëm ekonomik të vendit.

Një analizë në shifra e situatës në të cilën ndodhet vendi, nesër në DITA.

 

August 13, 2013 09:37
Komento

3 Komente

  1. Santana August 12, 19:58

    TOLERANCE ZERO! TOLERANCE ZERO OSE SHKATERIM I PLOTE !

    Reply to this comment
  2. DREJTESIA August 13, 12:25

    Si ka goje A.Fullani e flet…sa vite ka me ba nje restaurim godines se bankes se Shqiperise,apo te paguaje qera te majme tek firmat Halili karshi viles Gold…me sa shohin me sy shqiptaret sa kohe ka qe i bleu qeverise Guvernatori hotel Dajtin,cfare fshihet prapa ketij korrupsioni se me shum e eshte rrenuar kjo godine see sa eshte vendosur ne eficence e te ju sherbente si hotel turisteve dhe banka te kishte te ardhurat e veta..
    Sa garant eshte ne popull z.Fullani qe ja kane mbledhur parat popullit duke shitur bono thesari,qe jane piramidat e vitit 1997,realisht ne vitin 2009-2013,kush do tju ktheje parat.apo pret saliserbi nje krim i perseritur si1997 tani ne vitin 2013= me nje revolte popullore vetem per tu fshehur ne babezine e palckitjes…
    Z.Edi mos u genje e mos u keshillo me mashtrues qe kane qene dhe jane e do te jene…por ,beje transparence e rikontrukturim,te gjithe financave…perpara popullit se do te VLERSOJE POPULLI,QE SYTE JANE VETEM TEK JU…
    Ky guvernator duhet derguar ne prokorori e jo t’ja ndigjosh fjalen…se populli i Tiranes i din edhe bemat e tij qe me kohen e ish”Beun e Saukut” qe ishte per tu burgosur e jo tja dorezosh celsat e bankes se shqiperise, ???
    Kush eshte ekonomist ,edhe pse nuk ka kurajon profesionale te flasi…eshte ky qe ka dhene shkas berishbodes e topalles end co kompani ,te zhvillojne korrupsionin….urgjent duhet nje denancim para drejtesise …ky te japi llogari,por jo te miratoje propozimet e Edit… dhe ju z.Edi,duhet te jeni me kopetent e me transparent,jepi vendimin gjithsecilit dhe sipas asaj qe meriton..ose populli thote bukur….vendosja fesen=kapelen,ne koke sipas mases qe ka,pra me fjale tjera denoji sipas shkeljeve ligjore,i kane kryer me dashje se jane shprehur….”ska asnje audit me kaq shifrat tona marramendese…”.por prandaj ndryshuan edhe sistemin financiar te thesarit dhe fshehet transfertat….por prape si serveri i k/min istrise ,idem si me 21 janar 2011,qe u fshi.,. e po,po z.Edi do te .na duhet te vije FBI TE NXJERRI LAKRAT E SALISERBIT….OH SA KA…????pafundesi…qe eshte ulje te shikosh ne foto me Boden duke u konsultuar me Fullanin,qe te dy duhen dergu per ndjekje penale e hesht drejtesia?,
    z.Edi Rama me detyren e k/ministrit ..duhet ti kerkoje llogari ne emrin e votes se popullit dhe ta denacoje per ndjekje penale…kete pret populli nga Edvin Rama…

    Reply to this comment
  3. Vrenozi August 13, 14:09

    Ridvan (Bode) Baçi ka privatizuar Leshpunuesen e Fierit per nje cop buke duhet te hetohet e ka mare ne menyre abuzive me ndihmen e Shpetim Baçit aktualisht Drejtor i policis se Burgjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*