Sfidon ligjet e probabilitetit, del dy herë fitues i lotarisë

June 6, 2018 13:29

Sfidon ligjet e probabilitetit, del dy herë fitues i lotarisë

 

Të fitosh një milion euro në lotari është fat i madh.

Por, të fitosh dy herë në të njëjtën lotari brenda një periudhe kohe prej vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë të sfidosh ligjet e probabilitetit.

E megjithatë, një gjë e tillë ka ndodhur në Evian të Francës, ku një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, do të fusë në xhep edhe një çmim të dytë, megjithëse mundësitë për këtë ishin një në gati 16 trilionë.

Gazeta “Le Parisien” thotë se personi nga rajoni Haute-Savoie, ka pasur bileta fituese të lotarisë “My Million” më 11 nëntor 2016 dhe më 18 maj të këtij viti.

Lotaria është e lidhur me “Euro Millions”, e cila ofrohet në 12 vende europiane, dy herë në javë, me një çmim të madh prej 100 milionë eurosh.

Francezët që blejnë një biletë të “Euro Millions” hyjnë automatikisht në shortin “My Million”, ku mund të fitohet edhe shuma një milion euro.

Në këtë rast, ndryshe nga “Euro Millions”, lojtarët nuk i zgjedhin dot numrat në biletë. Ato përcaktohen rastësisht.

Fati i lojtarit francez i ngjason atij të një australiani, që fitoi muajin e kaluar dy herë në një lotari lokale, duke rrëmbyer gati 2.5 milionë dollarë.

a.s/dita

June 6, 2018 13:29
Komento

3 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku June 6, 16:10

    C’ia fusni kot me kete punen e sfides. Nuk ka ligj probabiliteti qe thote se eshte e pamundur te fitosh te njejten llotari brenda 18 muajsh. Kjo ngjarje eshte me probabilitet shume te vogel, por jo zero. Ne te gjitha llotarite qe luhen ne bote dhe me shpeshtesine qe luhen llotarira gjithandej, edhe nje ngjarje me probabilitet shume te ulet si puna e kesaj mund te ndodhe dhe nuk ka asgje per t’u habitur. Se pa shih na paska ndidhur edhe ne Australi, edhe aty e paskan sfiduar keq probabilitetin.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 7, 09:52

      qënje këta që shkruajnë janë “kristalistë”,prandaj mos e vraj fare!!
      këta budallallëkun e lëshojnë më shkujdesur se lopa bajgën!!
      probabilitet=mundësi!!pra këta flasin për pamundësi dhe jo për mundësi!!

      tashti për Adih
      në europë nuk janë të njëjtat llotari si në amerikë!!nuk luhet aq shumë si në amerikë,por është ajo që quhet EUROMILIONS,pra një llotari,jo e gjithë europës por që luhet në disa shtete,dhe është fituar disa herë në maksimumin e saj!300 mln!!
      nuk di si funksionon sistemi amerikan,mund të jetë një grumbullim vjetor dhe në fund kush e fiton,fiton shumë!euromilions është ndryshe!fillon me një shumë prej 20 milionësh,dhe sa herë nuk fitohet,shuma shtohet!deri në 300 mln!!që është kufiri i fundit!!
      pra që të arrish 300 mln duhet të mos fitohet,më duket 5-8 herë!!gjë që ndodh rrallë!!

      Reply to this comment
  2. Adih June 6, 16:43

    Genjeshtra me bisht . E para Evropa nuk i ndan shumat e medhaja ,dhe me kryesorja eshte edhe ata qe fitojne shuma te vogla ,matematikisht ne europe i japin nje te dhjeten e fitimit ,pra matematikisht ka abuzim . Ne qofte se udhetoni ne Amerike ,mund te provoni fatin tuaj . Amerika eshte me e zgjuar,duke mos , bere hilera amerikanet luajne me shume dhe fitimet jane me te medhaja . ,ku per cdo fitues e nxjer me ze e figure dhe me emer tamam si vidioja e Priftit ,kurse Europa ,jep vetem fituesin ,pa emer dhe vetem thuhet eshte Parisjen ,ose Wienez ???Matematikisht ne amerike edhe per shumat e vogla ,Amerika ndan 10 here me shume se ne Europe ,pra nuk abuzojne .Se dihet cdo gje shkon paralel ,plus nje e minus nje .Plus ne Europe genjehet edhe shuma ,as edhe nje here nuk eshte e sakte ,e thojne se kesaj jave eshte 100 mil euro qe te kojne peshqit qorra .Kohet e fundit ne europe ,ka rene leverdia e xhiros se llotarive ,te rinjte jane me te zgjuar ,luajne vetem pensionistet qe marin pensionet e larta ,e nuk i harxhojne dot se ju kane rene dhembet e takati.Mos me gjykoj njeri per politike ,keu nuk ka te beje politika fare.
    PS :::Nuk ja fal sa te kem jeten Sali Berishes qe i dha llotarine shqiptare ,AUSTRIAKVE .Pamvaresisht ryshfetit qe i kane dhene Austriaket ,dhe per keto pislleqe e kane te ligjeruar me ligj RYSHFETIN :.Ku austria vete llotarine e saj , e ka shteterore .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*