BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike, ndaj qeveria duhet të nxjerrë mësime

October 19, 2020 10:40

BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike, ndaj qeveria duhet të nxjerrë mësime

Nga Shaban Murati

BE nuk i njeh pretendimet e Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike në hapësirat detare midis Greqisë dhe Turqisë.

Ky qendrim zyrtar diplomatik i nivelit më të lartë është shprehur në mënyrën më të qartë në komunikatën përfundimtare të samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE, i zhvilluar në datën 1-2 tetor 2020 në Bruksel.

Në konkluzionet e samitit për marrëdhëniet e jashtëme, në kapitullin për Mesdheun Lindor, për konfliktin midis Greqisë dhe Turqisë në këtë rajon të Mesdhut, në pikën 16 deklarohet tekstualisht: “BE përshëndet njoftimin që Greqia dhe Turqia do të fillojnë bisedimet e tyre direkte eksploruese, që synojnë delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive midis dy vendeve”.

Pra BE nuk i njeh pretendimet e shpallura të Greqisë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor dhe i cilëson ato si të papërcaktuara midis dy vendeve, delimitimi i të cilave sipas samitit të BE është objekti, që synojnë bisedimet direkte eksploruese midis dy vendeve. Kjo don të thotë që për të kuptuar tensionet në Mesdheun Lindor duhet lexuar se çfarë thotë samiti i BE dhe diplomacia e nivelit më të lartë të BE edhe jo se çfarë thotë kryeministri Micotaqis apo ministri i jashtëm Dendias.

Konkluzionet e samitit të BE, jo nuk e përshëndesin, por as e zënë me gojë të drejtën të Greqisë për të zgjeruar ujrat territoriale greke në 12 milje në detin Jon dhe në detin Mesdhe, akt për të cilin në vend që të alarmohesh, qeveria shqiptare u mallëngjye dhe i lexonte publikut Konventën e Detit si zbulim dhe si letër dashurie nga Akropoli.

Injorimi i samitit të BE për të futur në konkluzionet e veta të drejtën e Greqisë për të ndryshuar hapësirën e ujrave territoriale në 12 miljë është shenjë e qartë diplomatike e nivelit më të lartë e mosaprovimit nga BE të ambicjeve greke për të kthyer Mesdheun në një det grek.

Shpresa ime është që qeveria e Shqipërisë të gjejë kohë në pushimet midis dy çfaqjeve televizive dhe të lexojë komunikatën e samitit të BE për mosnjohjen e pretendimeve greke për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në Mesdheun Lindor.

Kjo do ta ndihmojë të nxjerrë mësimet e duhura për të ruajtur interesat e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë përballë opiumit të ri detar, që dyshja Micotaqis-Dendias po i servir me nxitim qeverisë shqiptare.

 

——-

Nga profili në Facebook i autorit

October 19, 2020 10:40
Komento

24 Komente

  1. Gertruda October 19, 11:25

    Nuk ekziston qeveri ne Shqiperi,por nje kryeminister diktator dhe te tjeret sherbetore te tij!
    Do thoni ju se ata quhen “ministra”!
    Ha ha ha haaaa!
    Po edhe une quhem “bashkeqeverises”,por Rama as tek wc-ja e tij nuk me pranon e jo me bashkeqeveris me ate!
    Ke degjuar ndonjehere zotrote,qe te flasin te ashtuquajturit ministra per ndonje ide apo propozim te ri perpara Rames?
    KURRE!
    Ke degjuar zotrote qe keta ministra te kene bere ndonje kritike per kryeministrin apo koleget e tyre?
    KURRE!
    Edhe Bushati,qe mermeriti pak ne surdine,mori valixhet dhe nuk ben hajer me sa te jete Rama ne PS!

    Ke degjuar ndonjehere zotrote,qe te kete pranuar ndonje kritike,pale akuze jo e jo vete Rama apo per qeverisjen e tij?
    KURRE!
    Ke degjuar zotrote qe Rama te kete pyetur njeri apo te bej transparence ne popull,kur vendosi te hedhe 1 miliard euro per tunelin e Llogarase ndersa 100 mije njerez kane nje vit,qe jetojne ne cadra,ne te ftohte,vape,me femije te vegjel,te semure,mte moshuar,pa drita,uje,pa bere dush,pa ushqime etj,etj?
    Ky qendrim kriminal i Rames eshte i njejte sikur nje prind te kete femijet te semure me temperature 40 grade dhe ai te shkoje me pushime ne plazh me shoket!
    Ja kete ka bere edhe ky zadrazemi yne,qe mos e paste as hasmi!

    Reply to this comment
    • mirel October 19, 16:35

      Nuk ka kryeminister diktator, por nje felliqesire tradhetar i shitur te greke e serbe. Ato qe nuk ekzistojne ne Shqiperi jane populli, protestat. Prandaj luan si diktator ky legeni i Dules
      Dilni ne protesta o popull, cfare prisni, tju shesi te gjithe me dete e toka te greket? Doni te ktheheni si camet e kosovaret qe u bene pre e genocidit greko serb?
      Tuafe njerez. Ujku ka nxjerre dhembet, keta gajasen kafeneve

      Reply to this comment
    • Juli October 19, 16:56

      O ku i ke trut(gertruda)
      Ty sikur të ka shkër..er mamin apo motrën Rama !!!!
      Qënke mërzitur shumë, sa spo le artikull pa sharë !!!!
      Ai po ban aq sa ka mundësi, ne sjemi Monako,Finladë…..
      Ai atë buxhet ka trashëguar nga Pd (që la një gropë të zezë)
      Ai nuk po vret as në shesh e as me piramida. Nuk ka futur në luftë njerzit,që atëherë u vranë 3mijë vetë.
      Yhyyy ka shumë për të krahasuar me të mëparshmit.
      Një gabim ka që spo fut në burg Sali,Like,Lulush,….
      Hajt dhe thuaj mamit dhe motrës hera e parë është pa e vështirë ,të dhemb. Kur e provon ,pastaj do gjithë kohës.

      Reply to this comment
    • Remo October 19, 17:16

      Na doli prape Turkoshaku Shaban,i sponcorizuar nga si dihet kush!? S’ka per te luajtur asgje,e askush nuk perveteson dot gje me force! Ky eshte vetem diversion kunder qeverise se Shqiperise(Jo se me plas per Ramen)dhe ky “ish diplomati” na e gjeti zgjidhjen! Kush ja ka pregatitur shkrimin: Balliu apo Meta?!

      Reply to this comment
      • mirel October 19, 18:34

        Remo graqiri i Dules

        Reply to this comment
        • Remo October 19, 19:17

          mirel… Vazhdon me te njejtin fjalor tipik te nje njeriu qe vjen nga nje familje e perdale!
          Grua nuk kam, dhe mbi te gjitha asgje personale me askend ne kete forum,qe ti permend dike nga familja!
          Dikush si Dulja apo ku ta di une duhet te ta kete palluar keq ate qe ke ne krahe(Gruan), prandaj e vuan perdite kete. Mjere kush te ka ne lagje o skizofren!

          Reply to this comment
          • mirel October 19, 22:50

            Ou, Remo paska burre

  2. PO ÇËSHTJET SHQIPTARE - JO SHANTAZHIT GREK October 19, 11:50

    Shqiperia dhe Shqiptaret kane dhjetera probleme te tjera shume te akumuluara, shume te rendesishme per tu zgjidhur prej kohesh me Greqine, por pushtat pushtetare qe mendojne çdo moment vetem per pushtetin e interesat e veta, as qe mendojne t’i hapin, as qe guxojne t’i shtrojne seriozisht, vetem bejne batuta facebooku dhe qytetari dixhital per t’i hedhur hi syve Popullit Shqiptar, ndersa ne realitet zbatojne me perpikmeri prej 30 vjetesh Axhenten e Planifikuar te Shovinizmit Grek.

    Reply to this comment
  3. Marjo October 19, 13:34

    Nuk ka rendesi se cfare paraqesin Micotakis dhe Dendias perpara qeverise shqiptare. Padyshim qe resioni grek eshte i madh mbi qeverine. Por gjithsesi nuk duhet harruar qe kuderpesha e kerkeses greke per te pershpejtuar marreveshjen me shqiperine nuk eshte e paperfillshme. Ajo nuk eshte se prish balancen e brishte me peshen e nje puple, por me nje krah te rende tullash
    Ana tjeter e peshores flet turqisht, dhe ka me vete peshen e rende te investimeve turke ne shqiperi, marreveshjeve ushtarake shumevjecare, ndihmave te medha humanitare, ultimatumet rezultatdhenese ndaj fqinjeve tane jugore e veriore ne kohe te ndryshme, pa permendur flirtet e vogla te drejtuesve shqiptare me presidentin turk.
    Keshtu qe sado qe mundohet diplomacia greke, me qeverine qe iku dhe me te tashmen, nuk ka asnje shans te perfitoje me shume se nje pritje te ngrohte dhe miqesore

    Reply to this comment
  4. PLATFORMA KONTINENTALE [SHELFI KONTINENTAL] dhe (zee) October 19, 13:56

    Turqia me te drejten e dominimit te Shelfit Kontinental mbi ishujt dhe mikroishujt ne detin Egje dhe Mesdhe, jo vetem nuk eshte dakord per asnje vije mesi, jo vetem u eshte afruar ishujve dhe mikroishujve greke matane vijes se mesit, por po i kapercen ata dhe po u del ishujve dhe mikroishujve greke edhe nga pas, nga ana tjeter.

    Shqiperia megjithese ka te drejten e dominimit te Shelfit Kontinental mbi ishujt dhe mikroishujt ne detin Jon, qeverite servile dhe shitura shqiptare te djathta & te majta i binden Diktatit te Shtetit Shovinist Grek per te vene vije mesi dinake midis Shqiperise Kontinentale – ishullit grek korfuz, midis Shqiperise Kontinentale – mikroishujve grek dhiapontiqia.

    Reply to this comment
  5. George October 19, 16:41

    O Shaban, “Mos i fol shoferit!”

    Reply to this comment
  6. Erdogan October 19, 17:26

    Edhe nje here te dashur nxenes gimnaziste qe pergatiteni te dilni “specialitet” e ardhshem te Arnautise myslimane (keshtu jua vuri posullen Bushi),vetem po ju mori mendjen Llotua amerikane.2+2=4
    Shelfi continental dhe zona Escluzive ekonomike kerkojne bisedime,kurseeeeeeeeeeee Deti Territorial per cdo Shtet eshte 12 milje.
    Ne vitin 1990 qe Albania u zgjerua ne 12 Milje pa u marre vesh,me ke ishte ne kufi,me Argjentinen?
    O Shaban Mavria.
    Nuk fillohet Alfa-Betan nga Delta o Mavrinj.
    Ju te Allahut qe mbajtet Osmanet ne Perandori nuk lejoni as sot ta quajne Polisin dhe Qendren tone Stambollin ne Kostantinopol ashtu sic quhej para “pushtimit” Osmane.
    As Perandoret Ilyre Megas Kostantinos nuk nderoni?
    Per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos ne mesin e shekullit te 4ert ACE dhe te kthyer ne Xhami pse nuk reaguart o turq te felliqur mo boje?
    Evropianet barbare nuk do kishin Influence ne qofte se do mbeshtetnin Greqine dhe te Drejten e Saj,por duan nje Turqi sa me te forte dhe te Madhe.

    Reply to this comment
    • Kulla October 19, 18:15

      nuk e dija qe per t’u kuptuar konkluzionet e samitit të BE, paskeshin nevoje per nje perkthyes e per me teper nje perkthyes turkoshak! Pra sipas tij, ne rast se nuk permendet nje detaj (12 miljet), do te thote qe BE nuk eshte dakort … 12 miljet jane te vlefshme sipas ligjit te te drejtes nderkombetare, aty ku eshte e mundur, po sipas atij ligji e jo sipas Muratit, Hysenit apo Hasanit me gjithe taboret e jenicereve! Shteti yne e ka fare te lehte zgjidhjen e ketij problemi, ne rast se orjentohet plotesisht sipas te drejtes nderkombetare per ujrat detare e jo nga Hasanet Hysenat, Erdoganet apo Micotaqet …

      Reply to this comment
      • mirel October 19, 18:38

        Po ti moj shkerdhate nga ke dale ti qe na sqaron cfare thote BE. Y larve dhiare e qelbur. Duken vrromat e Ramut Dules nje mga nje. Po flasin per te drejtat greke keta, tipike si ministrat e Ramut Kakes

        Reply to this comment
        • Kulla October 19, 18:54

          e ke me shkerdhaten e sat’eme ti mor dobic ferrash? Po lexo deri ne fund komentin e pastaj jepi gaz atij trurit debil qe ke ne kafke!

          Reply to this comment
    • Erdoganaqi October 20, 16:39

      Nuk ke gabuar shume, vetem me nje shekull per Justinianin.. Po ky eshte gabim shume me i vogel se sa 7 x 7=42

      Reply to this comment
  7. PLATFORMA KONTINENTALE [SHELFI KONTINENTAL] dhe (zee) October 19, 18:44

    Shihni me vemendje hartat & distancat, ne tre hartat e publikuara, eshte 1 harte shqiptare dhe 2 harta greke, madje harta e pare ne Link konkretisht eshte e vegles se Timonierit, eshte e perfaqesuesit aktual te MPJ te Shqiperise, qe po zbaton Axhenten e Greqise ne Detin Jon, duke i dhene prioritet ishullit Korfuz e mikroishujve, mbi Shelfin Kontinental te Shqiperise.

    https://lapsi.al/2020/08/27/levizja-vetevendosje-shqiperi-duhet-transparence-e-qendrim-i-prere-ne-mbrojtje-te-integritetit-territorial-detar-shqiptar/

    Reply to this comment
  8. SHIHNI HARTAT GREKE! October 19, 18:46

    Harten aktuale greke qe ne drejtimin lindje – perendim barazon Shelfin Kontinental Shqiptar padrejtesisht me ishullin e Korfuzit, duhet qe qeveria shqiptare ta hedhe direkt ne koshin e pleherave.

    Harten aktuale greke qe ne drejtimin verilindje – jugperendim barazon Shelfin Kontinental Shqiptar shume padrejtesisht me mikroishujt Othonoi e Erikousa, duhet qe qeveria shqiptare ta hedhe direkt ne koshin e pleherave.

    Harten greke me zgjerimin 12 milje ne dukje, ne aparence te Greqise drejt Ujerave Nderkombetare ose edhe drejt Italise ( e para Italia dhe Greqia jane shume me larg nga njera-tjetra se Shqiperia, e dyta Kompanite Italiane te Naftes e Gazit kane interesat e tyre ne egje, jon e mesdhe); pra nqs zgjerimi 12 milje ose 6 milje i Greqise nga mikroishujt ne detin Jon i afrohet Brigjeve Kontinentale Shqiptare dhe cenon e prek nendet Shelfin Kontinental Shqiptar, duhet qe qeveria shqiptare ta hedhe direkt ne koshin e pleherave.

    https://lapsi.al/2020/08/27/levizja-vetevendosje-shqiperi-duhet-transparence-e-qendrim-i-prere-ne-mbrojtje-te-integritetit-territorial-detar-shqiptar/

    Reply to this comment
  9. demo October 19, 19:27

    Ty te lumte penda o Shaban Murati!
    E degjon zerin tend lartesia e tij?

    Reply to this comment
  10. Luan October 20, 07:13

    Na kënaqën këta grekët e Evgjitërisë.

    Reply to this comment
  11. mirel October 20, 15:01

    Ore popull legen. Tradhetia u krye sot ne Tirane. Rama e shiti Shqiperine te Greqia. Rama delegon Sovranitetin e Shqiperise ne organizma nderkombetare. Rama zhberi Shtetin Shqiptar. Rama mohoi Pavaresine e Shqiperise dhe e ktheu ne shtet me status te papercaktuar. Sot e tutje ne jemi nen ndryshimin e vazhdueshem te territorit sipas pretendimeve greke e ne mos dhe serbe.
    Me aktin e sotem Ramuti krijoi mundesine juridike qe greket te copetojne Shqiperine nepee gjyqe Nderkometare sa here qe jua do qefi.
    Ky eshte fundi jone si shtet.
    Maskara Ramuti u tall dhe me shqiptaret, mos u trembni nuk ka pushtim, do marrin detin ary ku nuk shkojne anijet shqiptare, sepse Ramut qelbesira si dhe Berisha e shkaterruan Floten shqiptare. As peshkarexhat nuk do lejohen me.
    Popull vemje shqiptar, Ti nuk meriton Atdhe.
    Popull pa Atdhe. Popull pa taban. Vemje me keq nga evgjitet. Ne zjarr u pervelofshi te gjithe, tradhetare te ndyre

    Reply to this comment
  12. maks October 20, 23:13

    Dalengadale po vjene behari.Greqia pas nje pauze ne kohen e te madhit Enver Hoxha e vazhoi misionin e vete me ardhjen ne pushtete te klikes serbogreke.E filloi me okupimin e keshes ortodokse ,me ndertim memorialesh dhe varreza greke,me hapje shkolla dhe kisha grekortodokse me greqizimin e jugut,tash e merren detin,pastaj Epirin e veriut.Plani serbo greke eshte,Greqia te mberri deri ne Shkumbin dhe nje pjese e Kosoves ti bashkohet Shqiperise se mbetur.Krejte kjo do te behet ne menyre paqesore nga grekofilet qe qeverisin Shqiperin dhe shqipot e zene me peshke ne dore per ti shpetuar drejtesise.Ndjenjat kombetae shqiptare jane zhdukur ne menyre sistematike keto 30 vjetet e fundit.Shqiptaret tash me njofhn vetem paran dhe pfrofitin personal dhe asgje tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim