Shaban Murati: Katër faktorë pse në Shqipëri ka interes për zgjedhjet presidenciale amerikane dhe një objektiv i qendrave diversive anti-shqiptare

October 30, 2020 09:55

Shaban Murati: Katër faktorë pse në Shqipëri ka interes për zgjedhjet presidenciale amerikane dhe një objektiv i qendrave diversive anti-shqiptare

Shaban Murati

Një interes krejt i veçantë i publikut dhe i popullit shqiptar po shihet për zgjedhjet presidenciale në SHBA, i pakrahasueshëm me asnjë popull tjetër.

Në Shqipëri nuk ka interes për zgjedhjet në Kinë apo në Rusi, as për zgjedhjet në Francë apo zgjedhjet në Britaninë e Madhe, por ka interes masiv, konstant dhe në rritje për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Janë disa faktorë apo elementë, që ndikojnë për këtë. Së pari është faktori historik: SHBA është fuqia e madhe dhe e vetme, me të cilën populli shqiptar, kombi shqiptar, ka një përvojë pozitive në historinë e tij, që s’e ka me asnjë shtet të madh, as nga Lindja as nga Perëndimi. Kjo përvojë historike fillon që me përkrahjen e famshme të presidentit Uillson për Pavarësinë e Shqipërisë për të ardhur tek akti i madh i pashoq i çlirimit të Kosovës dhe i krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Shqipëria ka parë dhe sheh te SHBA aleatin real strategjik dhe jo një aleat të përkohshëm koniunktural, të cilin e lidh ndonjë koniunkturë politike ndërkombëtare.

Kjo është një aleancë konstante historike dhe interesant është se që në fillimet e shekullit të kaluar disa vizionarë të vërtetë intelektualë shqiptarë kanë kërkuar aleancën me SHBA.

Ne kemi p.sh. poetin e shquar dhe një nga patriotët më të mëdhenj shqiptarë, Hafiz Ibrahim Dalliu, i cili që në vitet e para të shekullit të kaluar kërkonte aleancë me Amerikën dhe në poemat e tij shkruante: “Amerikë të qofshim falë / Të kemi nënë e të na kesh për djalë…”.

Ky ishte një vizion, i cili tek elita reale politike, krijuese, largpamëse, ka qenë një prirje, e cila u justifikua gjatë 100 vjetëve deri në ditët e sotme. Pra, ky është elementi historik.

Elementi i dytë është aktualiteti i Ballkanit, i cili është një rajon ku janë shtuar ndikimet dhe ndërhyrjet e fuqive të tjera të huaja. Janë fuqi si Rusia apo Kina, të cilët bastin e tyre diplomatik dhe aleancën strategjike e kanë vënë te Serbia, e cila është kundërshtare historike e kombit shqiptar. Ky element i ri gjeopolitik e drejton vetvetiu popullin shqiptar tek aleati i tij real, të cilit i beson, tek SHBA, sepse beson se janë SHBA-të, të cilët do ta neutralizojnë këtë ndërhyrje të fuqive të huaja, kushdo qofshin ato, në rajonin e Ballkanit.

Elementi i tretë është çështja e Kosovës. Ka një komplikim të çështjes së Kosovës tani. Komplikimi është që BE, megjithëse ka mandatin e OKB-së për të ndërmjetësuar bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, u tregua e paaftë të çonte në një zgjidhje politike, për arsyet e saj të brendshme, për interesa të kundërta që përplaseshin brenda gjirit të diplomacisë evropiane, të cilët një pjesë e mirë e shteteve ishin hapur pro Serbisë.

Kjo koniunkturë e re bëri që BE të tregohet, si prej disa vitesh, edhe në ditët e sotme, e paaftë të zgjidhë çështjen e njohjes reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Ky opinion i imi mbështetet edhe në vetë qëndrimet e fundit të të dërguarit të posaçëm të BE për Kosovën, Lajçak, i cili në mënyrë të habitshme, edhe pse një ndërmjetës, mori anën e një pale, të Serbisë.

Shqiptarët, duke e ndjerë këtë rrezik të çështjes së tyre, çështjes së shtetit të pavarur të Kosovës, natyrisht kanë shpresën dhe besimin vetëm tek aleati i tyre i sprovuar historik: SHBA.

Edhe një element i katërt është vonesa apo zvarritja, ose neglizhenca që BE po tregon ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i integruar, ose për t’i anëtarësuar ato.

BE ia ka bërë të qartë opinionit publik në Shqipëri, që Europa është një perspektivë shumë e largët.

Europa, duke qenë tepër e përçarë mes vetes, duke mos pasur një strategji të qartë për rajonin e Ballkanit, e bën popullin shqiptar ta përqafojë akoma më shumë aleancën me SHBA, sepse ai shpreson dhe beson, që perspektiva shqiptare është te aleanca me SHBA.

Kjo prirje historike apo gjenetike e ndjenjës së mirënjohjes dhe dashurisë historike, që shqiptarët kanë ndaj SHBA, ka krijuar në kampet e tjera të influencave jashtë-Atlantike xhelozi dhe përpjekje për të krijuar ca çarje apo humnera në marrëdhëniet midis popullit shqiptar dhe SHBA.

Ka një përpjekje të disa forcave në Ballkan, shteteve jomiqësore ballkanike ndaj Shqipërisë dhe të shteteve jomiqësore ndaj Shqipërisë jashtë Ballkanit, të cilët përpiqen me çdo kusht të krijojnë një çarje midis SHBA dhe Shqipërisë, si dhe midis SHBA dhe kombit shqiptar.

Pse e bëjnë këtë? Sepse faktori shqiptar është faktori më i rëndësishëm gjeopolitik rajonal, që përputhet me strategjinë amerikane në rajonin e Ballkanit.

Pavarësisht se kush do të zgjidhet President në Amerikë, shqiptarët duhet të tregohen shumë të vëmendshëm, që në situata të tilla të mos bien pre e diversioneve, që krijohen në Ballkan nga qendra antishqiptare. Nuk është çështje më të cilën duhen marrë shqiptarët se kush po fiton në Amerikë, sepse kush fiton atje është çështje e amerikanëve, që votojnë. Shqiptarët duhet të merren me Amerikën.

Konstatohet nga rrjetet sociale e mediatike në Shqipëri një përpjekje për t’i parë zgjedhjet në Amerikë në optikën e një skemë idiote të Luftës së Dytë Botërore për të ndarë dhe Amerikën në partizanë dhe ballistë, ose në komunistë dhe antikomunistë. Në pamjen e parë është vërtet një skemë idiote, të shohësh zgjedhjet presidenciale amerikane nga prizmi i një skeme politike rurale shqiptare. Por çështja është që ka një përhapje ky diversion politik. Objektivi i qendrave diversive antishqiptare është që të krijojnë një çarje te faktori shqiptar në lidhjet e tij strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kemi pra një sërë faktorësh esencialë, që e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët t’i ndjekin me shumë vëmendje dhe me shumë dashuri zgjedhjet në Amerikë.

Shqiptarët kanë interes jetik të bashkëpunojnë me Amerikën, pavarësisht se cili president apo cila parti do të fitojë atje. Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në Ballkan, kanë një rrugë strategjike dhe historike për të përshkuar sëbashku me Amerikën. Në shkrimin tim me titull “Një shans historik për kombin shqiptar”, të botuar në datën 17 mars 1991 me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA në 15 mars 1991, kam shkruar: ”Duke rishikuar prioritetet strategjike dhe duke kapur shansin historik, që ofron rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, nuk mund të mos shkosh, pas një analize të kujdesshme e gjakftohtë të të tërë faktorëve dhe alternativave, tek ngritja e këtyre marrëdhënieve në një prioritet strategjik të politikës së jashtme të shtetit tonë. Këtu të çon përvoja e hidhur historike, këtu të çon përllogaritja e gjithë hapësirës së problemeve të mëdha të sotme dhe e të panjohurave të ardhme në të cilat noton vendi ynë”.(“Hije në diplomacinë shqiptare”, 2012, fq.12).

 

**Ndalohet ribotimi i pjesshëm, ose i plotë pa lejen me shkrim të redaksisë

 

October 30, 2020 09:55
Komento

20 Komente

  1. anticensurë25642654 October 30, 11:13

    Shaban Murati
    pas fillimit,pra “elementit të parë”që është një furrçë që do të të ket mbetur nga koha kur shkruaje në diktaturë,ku gjithçka kishte “partinë” si bazë!!pra dhe pordhët dilnin sepse partia ishte në themel të tyre!
    shabe na interesojnë thjeshtë e thjesht se varen shumë gjëra direkte prej tyre,prej atij që është në krye të shba-së!lër pordhët e ndjenjave shekullore që nuk të lidhin as deri tek thonjt e këmbëve,kur e krahason me
    britaninë e madhe,gjat L2B,kur,për fatin tonë dhe gjithë botës,shba u vu kundër gjermanëve!!para se të ndodhte ky ndryshim!?ata gati i harruan lidhjet direkte të gjakut me anglezë,skocezë,irlandezë dhe e bllokuan,pa luftë,britaninë e madhe!!
    lëri këto pordhë se amerikanëve nuk u hyjnë në punë!e dinë fare mirë takatin tën(shqipërisë)dhe e dinë fare mirë se të gjitha këto që thuhen janë vetëm bythëlëpirje!!
    “elementi i dytë” e ke shumë të drejtë!
    duke qënë se idioti bjond me flokë të lyera ka tërëhequr tërë fuqinë nga europa e pothuasje nga bota,si rusia dhe kina do të zënë vëndin e tij!!duke qënë se rusia historikisht,me shkëputje të vogël,është aleat i njohur i sërbisë,duke qënë se kina nga mesi i viteve ’70 kur filloi ta projektonte si aleat jugosllavinë e atëherëshme,atëherë ne mbetemi bythë zbuluar!!
    një ndryshim politike,pra ikja e këtij idioti,do të na jepte mundësinë të riktheheshim në vëmëndjen e tyre!!
    por kjo nuk është gjithçka!!
    me këtë politikë që bëhet në trojet shqiptare,si atje ku ka shtete dhe atje ku ka vetëm shqiptarë!?
    asnjëherë nuk mund të ndërtosh gjë!!
    trevat shqiptare janë të paparashikueshëm në çdo gjë!!janë si një fushë me gjethe të rëna gjat një tornadoje!pra janë aq të çorientuar sa dhe pordh nëpër brekë është më e parashikueshme!!
    pra ne kemi një mungesë drejtimi,të rrugës tonë!kemi një amulli që askush nuk të do të të ket afër e jo më të të ketë në krah!sidomos në rast nevoje!!
    pa vendosur një dejtim politik stabël,me një politikë të jashtëme e të brëndëshme të qartë!?nuk kemi për të pasur asnjëherë miq!kemi për të pasur vetëm agresorë!!
    “eleminti i tretë”,ti si gjithë raca tonë,ajo shqiptare,nuk pranon asnjëherë të kesh faj!!gjithnjë fajin ta kanë të tjerët!!nuk ta ka europa e as amerika!
    e ke në gjak o shaban!!dy karikatura dolën në francë dhe gjithë arabët vendosën të bojkotojnë mallrat franceze!100 e kusur vjet gjak shqiptari të derdhur nga sërbi,dhe ditën që çlirohesh TI merr pashaportë sërbe,blen mallra sërbe,kalon nëpër sërbi,dhe kur dikush të thotë mos i ble mallrat e armikut tënd!?
    ti e pështyn e përçudnon!!para se të shash BEnë që të njohu pothuajse unanimisht si shtet,pështy gjithë politikën shqiptare sidomos atë të kosovës,që për 5 lek rryshfete shkelin gjekun e vëllezërve të tyre,të mijve e të tuve!!
    “elementi i katërt”vazhdim i budallallëkut të tretë!
    o shaban o analist!!
    o shaban o të pjerdhça analizën tënde!!çdo element e kam komnetuar pasi e kam lexuar,do të të kisha shkruar vetëm rreshtat e fundit po ta kisha lexuar të tërin në fillim!
    më armiqsor se të gjithë me shqiptarët,JANË VETËM SHQIPTARËT!!
    duke filluar nga ata që zgjedhim të na drejtojnë,duke vazhduar me ju që na tregoni “të vërtetën”,analistët e tredhur në tru,provincialë që kujtoni se njëlloj si funksionon haleja juaj funksionon gjithë bota,e duke vazhduar me shumicën dërrmuese të shqiptarëve!!
    jemi ne problemi,jemi ne e keqja jonë,është primitivizmi ynë që nuk na bashkon asnjëherë,ai primitivizëm që na bën të themi dhe idiotësitë më të mëdha vetëm e vetëm të kemi të drejtë!!
    të pjerdhça në analizë!
    analizë,prej çobani që dhe në fshatin e tij zbret dy herë në vit!!

    Reply to this comment
  2. Rruga e Elbasanit October 30, 11:16

    SH.M e hap shkrimin me fjaline :
    Nje interes krejt i vecante i publikut dhe popullit shqiptar per zgjedhjet presidenciale ne USA, i pakrahasueshem me asnje popull tjeter!
    Te jete publiku shqiptar valle me i zgjuar se c’do popull tjeter qe zgjedhjet presidenciale amerikane i percjell me stoicizem?
    Apo ky publiku shqiptar (se populli besoj se eshte si gjithe bota), akoma nuk do te shohe realitetin e qarte se per politiken amerikane Shqiperia ka patur e ka rendesine e niveleve te ndihmes-zevendes-Sekretareve te Shtetit?
    Nje President amerikan qe ne tavolinen e Zyres Ovale mba harten e Shqiperise eshte nje enderr e disa shqiptareve, por kurrsesi perceptimi i atij qe quhet popull shqiptar. Dhe kete perceptim e ka tashme nga ambasadoret ne Rrugen e Elbasanit qe ne Shqiperi “kane gjetur Ameriken”!

    Reply to this comment
    • GOD BLESS USA!!! October 30, 14:49

      Ambasadoret amerikane te Rruga e Elbasanit jane sigurisht perfaqesues te shtetit te madh USA (SHBA), te shtetit mik dhe aleat strategjik i Shqiperise.

      Ti shqipshkrues me emrin rruga e Elbasanit, nuk ke asnje lidhje me perfaqesine mike USA te shqiptareve, te rruga e Elbasanit.

      Ti shqipshkrues qe i perket nje populli tjeter, si emer te shkon shume rruga Ulica Gospodara Vuçiça, ose rruga Athinaqis Monastiraqis Palikaraqis.

      Reply to this comment
      • nje komshi i "Ashraf-3" October 30, 17:34

        O Amerikano te bekofte zoti!
        Aleati strategjik e shpalos aleancen me strategji zhvillimi, me strategji bashkepunimi ekonomik dhe ndihme ekonomike….
        …kurse aleanca strategjike e USA (SHBA) duket vetem ne Manze dhe konsiston vetem ne rrasjen ne Shqiperi te disa mijra Muxhahedinesh Iraniane qe nuk i mban as vete!

        Reply to this comment
        • GOD BLESS USA!!! October 31, 13:02

          ASHTU ESHTE.

          Per kete duhet te nxirrni ne krye te Shqiperise ato parti dhe ata njerez qe punojne me ndershmeri per te miren, per nevojat, per interesat e popullit shqiptar.

          Dhe te hidhni sa me shpejt ne koshin e pleherave te historise: hipokritet, te korruptuarit, antishqiptaret qe lobojne, paguajne dhe vijne ne USA vetem per nje, dy, tre fotografi, ata qe objektiv kane vetem per te mbajtur ose per te marre pushtetin, pra ata qe punojne per interesat e veta personale dhe te kastes oligarkike qe i rrethon.

          Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi October 30, 14:13

    Perpiqet i shkreti Shabe ta mbylle shkrimin, mirpo ai nuk i mbyllet dhe vazhdon me carcafin e tij; hidhu ne nje dege, e kalo tek tjetra, ca fuce aty, nje llustra fino me tej, dy thumba nga lart, mbathi kepucet, ndonese te vrasin pak! Nuk e kap demin prej briresh Shaba, se nuk e ka kapur as nga bishti ndonjehere! Nuk di te kape gabimet e Kosoves dhe kosovarve ne dekada te tera, ne keto 150 vjetet e fundit, ndaj dhe sorollatet si kali ne leme! Po nejse, ka kohe te evoloje, duke medituar me tespije ne duar!

    Reply to this comment
  4. xxx October 30, 14:28

    Ndersa politikat ballkanike e europiane kundrejt shqiperise i qellon ne koke politiken amerikane jo.
    Amerika eshte komplekse ndersa konkluzioni i ketushem vjen i thjeshtuar.

    Reply to this comment
  5. mirel October 30, 14:29

    O Shabe c’pate?

    Reply to this comment
  6. Arber iliri October 30, 22:17

    Gjithsesi Joe Biden do te ishte zgjidhja me e mire per Shqiperine e Kosoven.

    Reply to this comment
  7. !!! October 30, 23:23

    Mbetën shqiptarët çdo 4 v. tu pritë zgjedhjet e USA a do të kthehen një herë te vet-vehtja apo alla Ibrahim Rugovçe nëse humb ky dhe nëse fiton ai

    Reply to this comment
  8. Ish votuesi demokrat. November 1, 06:39

    Sh. Murati I vetmi analist politik qe kemi

    Reply to this comment
  9. Shqiponja November 1, 19:38

    Mafia Komuniste Shqiptare janë të interesuar të fitojë estabilishmenti i korrupsionit dhe lobingjeve Mafioze, por amerikanët janë të zgjuar dhe dijnë të zgjellin. Amerikanët nuk janë popull idiot të zgjellin mostrat e Edi Ramës e Sali Berishës!

    Reply to this comment
  10. Pano Hallko November 1, 21:24

    Kjo Analizë, si dhe e gjithë vepra e madhe e Diplomatit tonë të shquar, e vendos theksin në një fenomen tipik shqiptaro-ballkanik:-Te pozicionimi shqiptar, në “llogoret partizano-balliste”. E me këtë mendësi, shqiptarët diskutojnë edhe për….zgjedhjet në Amerikë.
    Në pamje të parë, duket sikur autori u drejtohet shqiptarëve në përgjiithësi(edhe këtë e bën).
    Por më së pari “daullja bie për ata që kanë veshë”. Pra, i drejtohet një spektri më të lartë. Domethënë, është Apel për klasën politike shqiptare(aq sa është kjo klasë: edhe politike, edhe shqiptare).
    Sepse është vërtetuar ndër vite, që njerëz të cilët krahas bizneseve të tyre(gjithmonë të suksesshme), merren edhe me… politikën e madhe; ballkanike, europiane, apo edhe matanë Atlantikut!!!
    Ajo që e nderon autorin, është fakti se qysh më 17 Mars të vitit 1991, ka thënë të njëjtat gjëra. Dhe mendoni që deri edhe dy vite pas atij 17 Marsi, partitë e mëdha i përtypnin fjalët nëpër gojë kur vinte puna për të përcaktuar hapur Amerikën si Aleat Strategjik.
    Kjo e nderon në mënyrë të veçantë autorin, por na nderon edhe ne, gjithë shqiptarëve.
    Tani, në vend ta falënderojmë Diplomatin tonë të Shquar, rrimë dhe… bëjmë “analiza”, mbi Analizën e Tij!!!

    Reply to this comment
  11. ME EMER November 1, 22:55

    Jam I bindu se dhe vete amerikanet do ta pelqenin komeentin tim..!

    Reply to this comment
  12. DinPak November 2, 03:40

    Zoti Shaban Murati! Te kene interes kaq te madh shqiptaret ne Shqiperi per zgjedhjet ne Amerike, do te thote qe jane shume te interesuar per te fituar njeri apo tjetri kandidat dhe jo, sic analizon ti qe nuk cajne koke se kush do fitoje, me demek, se ata duan Ameriken, pavaresisht cili president do te jete ne Shtepine e Bardhe. Kesaj I thone mosinteresim per zgjedhjet dhe jo interesim.
    Ne vend qe te shkruash qe shqiptareve u intereson te zhduket nje ore e me pare ky klloun qe drejton tani Shtepine e Bardhe, sepse jo se eshte kunder shqiptareve por eshte akoma me keq, sepse as nuk e di se ku kullosin shqiptaret, dhe as qe e di se c’kane bere paraardhesit e tij per Shqiperine dhe Kosoven, sepse e ka mendjen tjeterkund, te shkaterroje NATO-n dhe BE, te terheqi Ameriken nga arena nderkombetare dhe ta beje ate, jo Great again, por ta bej te shikoje vetem bythen e vet, sic ka qene para me shume se nje shekulli me pare.
    Pse nuk e analizon kete dhe te shprehesh qarte se per cilin kandidat duhet te jene te interesuar shqiptaret. Ti analist je nuk je kryeminister apo president, atyre nuk u lejohet te shprehen pro njerit apo tjetrit ne keto zgjedhje, apo e mban vehten per analist te rangut kryeministror?

    Reply to this comment
    • DinShum November 2, 13:32

      @(Din Pak)

      Une per opinionin tim si shqiptar, midis Joe Biden dhe Donald Trump, do te votoja konkretisht kandidatin demokrat Joe Biden.

      Une per opinionin tim si shqiptar, midis Donald Trump te USA, Vladimir Putinit te Rusise dhe Xi Jingping te Kines, do te zgjidhja si Mik Strategjik Donald Trump te USA.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim