Shaban Zereci, një luftëtar i rrallë në bankën e të akuzuarve

August 27, 2017 13:31

Shaban Zereci, një luftëtar i rrallë në bankën e të akuzuarve

 

Gaqo Veshi

Qershori i vitit 1947 kishte filluar me një mot të freskët. Aty ku ishte salla e Gjyqit Ushtarak, rojet e Ministrisë së Brendshme po sillnin të lidhur me pranga një ish-kapiten të parë të lënë në dispozicion. Njerëzit, tek shikonin atë burrë të pakët në trup, që çalonte nga njëra këmbë, atë që nuk e kishin lidhur dot armiqtë, veç nëna e tij në djep, pëshpëritnin me zë të heshtur: “Edhe komandantin trim Shaban Zerecin po e dënojnë!?”

Nga ana tjetër, tek rrinte përpara bankës së të akuzuarve, i ruajtur nga ushtarë të armatosur, ky luftëtar i regjur, dëgjonte me indiferencë prokurorin që e akuzonte të “pandehurin” për tradhti të lartë ndaj Partisë dhe popullit, nëpër mend po i kalonte një jetë e tërë me armë në dorë dhe me vete thoshte: “Sa i çmendur paskam qenë! Po luftën që bëra për çlirimin e atdheut, ku ma çuan, apo ia hodhën qenit”!…Në pak sekonda, si në një film, iu përshfaq e tërë e kaluara e tij, nga fëmijëria e deri në këto momente.

Rinia dhe shkollimi

Shkollën e thjeshtë të Dusharit e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Më pas vazhdoi Liceun e Korçës, por e la atë në mes, pasi nuk i dhanë bursë dhe udhëtimi nga Zereci në Korçë ishte i pamundur. Por Shabani vërtet u nda nga liceu dhe filloi punë në bujqësi, po nuk u nda nga librat. Këndoi Naimin, Çajupin, Asdrenin e ç’t’i binte në dorë. U krijua një rast, u hap një kurs për xhandar në Vlorë, dhe Shabani shkoi me vrap atje. Pa përfundimi të kursit u vesh xhandar dhe shërbeu në fillim në Kolonjë e më pas në prefekturën e Dibrës.

Nëpunës shteti, kundër shtetit

Duket se Shaban Zereci nuk ishte prerë për xhandar. Ai ishte i etur për dije dhe kulturë, prandaj në vitin 1929, filloi një kurs 9-mujor për nëpunës administrate. Pas mbarimit të kursit, me dekret mbretëror emërohet kryetar komune në Muhur të prefekturës së Dibrës dhe më pas në Vrakë të Shkodrës. Në Muhur njihet më patriotin Dine Hoxha dhe në Vrakë me Migjenin, me të cilët u bë “miq për kokë”.

Kur ishte kryetar komune në Tunjë të Gramshit, bie në kontakt me Riza Cerovën. Me porosi të tij, Shabani dhe komandanti i xhandarmërisë Muhamet Koprëncka nga Skrapari, krijojnë “Organizatën e fshehtë” në Gramsh, kryetar i të cilit u zgjodh kryetari komunës, Shaban Zereci. Me të marrë sinjalin nga Riza Cerova, Shabani me `30 burra niset drejtë Myzeqesë, ku dhe do të fillonte ajo që është quajtur Kryengritja e Fierit e vitit 1935. Në përpjekje me forcat Zogiste, në Manastirin e Ardenicës plagoset në çapokun e djathtë. I ndihmuar nga fshatarët e Libofshës, pa u kuptuar nga qeveria, u kthye përsëri në krye të detyrës në Tunjë. Por nuk vazhdoi shumë dhe pas disa ditësh u rrethua në zyrën e komunës nga forca të shumta xhandarësh. Natyrisht, përfundoi në qeli dhe u dënua me 101 vite burg. Shpëtoi nga një amnisti që bëri mbreti pas presionit ndërkombëtar. Pas rehabilitimit, pushtimi fashist e gjeti kryetar të komunës së Kucakës në Opar. Në vitet e pushtimit italian, të gjitha ndihmat që vinin në këtë komunë nga pushtuesi shkonin për në Bofnjë të Dusharit për partizanët. Italianët e kuptuan dhe dërguan milicët për ta arrestuar Shabanin, por, të rrethuar nga të katër anët nga partizanët, u detyruan të ktheheshin nga kishin ardhur, ndërsa Shabani që nga ai moment la zyrën komunës dhe u hodh në ilegalitet.

Në luftën e madhe

Si u takua me partizanët në Bofnjë të Dusharit, i dha karar punës, dhe më 17 nëntor të vitit 1942 krijoi me djem nga Opari i Poshtëm dhe Gora çetën e tretë në Shqipëri pas asaj të Babë Myslimit në Pezë dhe të Mestan Ujanikut në Skrapar. Aksioni i parë i çetës bëri bujë të madhe. Kuestura e Korçës njoftonte Tiranën ato ditë se në fshatin Strelcë, një çetë rebelësh prej 200 vetësh, e komanduar nga Shaban Zereci, ka hapur depot dhe 150 kv grurë ua ka shpërndarë fshatarëve.

Pas këtij aksioni të suksesshëm, çeta e tij, bashkë me ato që u krijuan më vonë në Opar e në Gorë, siç ishte ajo e Xume Protopapës, Koçi Brozdovecit, Teki Kolanecit, Hasan Moglicës si dhe çeta e nacionalistit Musa Moglica, u hodhën në aksione të tjera, si ai për çarmatosjen marrjen e postës së xhandarmërisë të Snosmës së Gramshit bashkë me çetën e Mokrës etj.

Një nga aksionet më të rëndësishme ka qenë ai për çlirimin e Voskopojës. Aty u bashkuan të gjitha çetat e rrethit të Korçës. Veç atyre që janë përmendur më sipër, edhe ato të Rrahman Vinçanit  dhe Zalo e Rrahman Zvarishtit. Komandant i të gjitha çetave u zgjodh Shaban Zereci, nënkomandant Teki Kolaneci dhe komisarë Kristo Mushi e Kiço Shamblli.

Aksioni i Voskopojës dhe më pas edhe ai çlirimit të Leskovikut, ishte një demonstrim i shkëlqyer i artit ushtarak, që e vendosi Shaban Zerecin ndër drejtuesit e parë më të zotë të çetave që ishin formuar deri në atë kohë.

Ishte fundi i korrikut, kur nga gjiri i çetës së Shaban Zerecit, që tani ishte bërë batalion dhe kishte marrë emrin “Çlirimi”, u shkëputën 20-25 luftëtarët më trima, të cilët mbushën radhët e Brigadës së Parë Sulmuese. Për Shabanin kjo qe e dhimbshme, por boshllëku u mbush shpejt, radhët e batalionit të tij u dyfishuan me luftëtarë të rinj. Batalioni mori emër tjetër, atë të dëshmorit Skënder Çaçi.

Kështu, në përpjekje të vazhdueshme kaloi kapitullimi i Italisë fashiste, dy operacionet (i Dimrit dhe i Qershorit 1944) deri sa luftës i erdhi fundi.

“Damka” e Kongresi i Përmetit

Më 22 maj 1944, së bashku me delegatë të tjerë nga qarku i Korçës, Shabani mori rrugën e gjatë nga Opari për në Përmet. Në Kongres ai do të tregonte kontributin që kishte dhënë krahina e tij malore me 36 fshatra që nuk kishin më shumë se 7 mijë banorë, por kishin nxjerrë gjashtë çeta partizane dhe një batalion. Gjatë diskutimit, si një njeri i drejtë, kritikoi edhe gabimet që ishin bërë gjatë luftës.  Por kjo nuk i pëlqeu udhëheqjes që drejtonte mbledhjen. Siç doli më vonë, Kongresi i Përmetit shërbeu edhe për një seleksionim të luftëtarëve “kokëfortë” e “të pabindur”. Ndaj si për shumë të tjerë, edhe për Shabanin u vu damka, si ajo që i vihet drurëve të pyllit për t’u prerë. Megjithëse u gradua kapiten i parë, pas kësaj do të lihej në harresë. “Përmeti” e ndiqte pas si një hije.

Çlirimi e gjeti në qytetin e Korçës, pastaj e emëruan në Ministrinë e Brendshme, por nuk e lanë në atë post as të ngryste vitin, e vunë në dispozicion. Ndërkohë disa nga shokët e tij të luftës që ishin damkosur që në Përmet si, ish-komandantët e çetave, Islam Radovicka, Mestan Mestan Ujaniku, Hasn Reçi e të tjerë, ishin futur në burg. Si duket edhe Shabanit po i vinte radha.

Nën pranga!..

Ishte një ditë maji e vitit 1947, kur i vunë prangat teksa kthehej nga zyra në shtëpi. Në qeli, gjithë ai burrë, ai trim me nam, që s’i ishte trembur plumbit, iu nënshtrua torturave çnjerëzore, pa e ditur se pse, në një kohë që ende nuk ishin tharë plagët e luftës dhe vendi mbante erë tym nga shtëpitë e djegura.

Ende pa dalë në gjyq, ia marrin familjen, gruan shtatzënë, vajzën dhe dy djemtë nga Tirana dhe ia çojnë në Zerec. I fusin në një ashef që kishte mbetur në fund të oborrit të shtëpisë së tij, pasi shtëpitë dykatëshe ia kishte djegur gjermani në kohën luftës. Fshatarët e Zerecit dhe të të gjithë zonës i qëndruan pranë kësaj familjeje, ashtu siç u kishte qëndruar dikur Shabani.

Shqiponja del nga kafazi e dëmtuar

Gjyqi farsë, pa asnjë provë, e dënoi 43-vjeçarin Shaban Zereci me 15 vjet burg. Pas dy vjetësh, më 29 prill 1949, me një dekret të veçantë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, lirohet nga vuajtja e dënimit. Lirimi i tij i ngjet një shqiponje që e nxjerrin nga kafazi me krahë të thyer, që të mos luftojë dot. Ai doli nga burgu, duke mos gëzuar as të drejtat më minimale. Madje i detyruar të paraqitej herë pas here në Degën e Brendshme të Korçës. Varfërisë, jetesës së vështirë në ashefin e vjetër, iu shtua edhe sëmundja e së shoqes, e cila nuk i rezistoi dot vdekjes, duke lënë fëmijët jetim dhe duke ia bërë edhe më të zezë jetën Shabanit.

Pritat

Por armiqtë e tij dhe Sigurimi i Shtetit nuk ngopeshin. Ata donin me çdo kusht kokën e tij. Dhe për këtë ata përdorën metodën e vjetër të hasmërive e të gjakmarrjeve. Në kohën e luftës, kur Shabani komandonte çetën e Gorë-Oparit, në një fshat të Gorës kishin ndodhur një sërë vrasjesh për shkak të një femre. Shabani kishte shkuar te familjet që ishin në hasmëri dhe e kishte mbyllur sherrin. Tani që Shabani kishte marrë të tatëpjetën, dikush i kishte hedhur benzinë zjarrit, sikur vrasjet kishin ndodhur për shkak të Shabanit. Për këtë i zënë prit për ta vrarë, por falë nuhatjes dhe shkathtësisë së tij shpëtoi.

Një herë tjetër e thërresin në Tiranë. E kishin ftuar në një lokal për një kafe. Sa kishte kthyer filxhanin, kishte filluar të zverdhej e t’i merrej fryma. E çuan në spital, ku, për fatin e tij, qëlloi aty doktor Shiroka me të cilin njihej që kur kishte qenë në Vrakë. Doktori i bëri shpejtë e shpejt një operacion në ezofag, duke ia pastruar për të izoluar helmin.

Një fund fatal

Një ditë prej ditësh, Shabanit i erdhi një telegram nga Tirana, që të paraqitej sa më parë në kryeqytet . Se cila zyrë drejtorie apo individ e bënte atë telegram misterioz, edhe sot ka mbetur enigmë. I dërrmuar, në pritje se një ditë do të dilte e drejta e tij, Shabani mendoi se e kishin thirrur për këtë.

U nis herët nga Korça. Edhe pse i sëmurë, në Tiranë vizitoi me radhë miqtë dhe shokët e luftës, pyeti për telegramin se kush e kishte bërë, por asnjëri nuk e dinte. Si ndenji disa ditë në Tiranë, natën e fundit shkoi për të fjetur te nipi, oficer në Ministrinë e Brendshme që e kishte shtëpinë te Shallvaret. Këtë nip ai e kishte marrë me vet në që në ditët e para të luftës, kur ishte komandant i çetës së Gorë-Oparit dhe  batalionit “Çlirimi”.

Nuk dihet me siguri pse u grindën xhaxha e nip në shtëpinë e këtij të fundit. Në grindje e sipër, Shanbani doli në mes të natës nga shtëpia e nipit për të shkuar te një nga miqtë e tij në Rrugën e Dibrës. Pas, si hije e ndoqi nipi. Te Farmacia 10, nipi e qëllon me pistoletë nga prapa. Në krismëne paraë Shabani nxori nagantin, që nuk e hiqte kurrë nga brezi, por për çudi, mulliri i armës me shtatë fishekë ishte bosh! Gjakësori qëlloi për të dytën herë, dhe trimi dhe luftëtari i orëve të para që nuk e kishte marrë plumbi i armikut, bie për tokë nga nipi që e kishte dashur dhe kishte bërë për të aq shumë. Të nesërmen, miqtë e tij e varrosën në varrezat e Tiranës, larg varrit të gruas dhe të prindërve të vetë.

Vrasja e Shaban Zerecit nga i nipi përmbante dhe përmban edhe sot shumë pikëpyetje që nuk u dha përgjigje asnjeri. “Kush e bëri telegramin që e ftonte të vinte nga Korça në Tiranë”?! “Kush ia hoqi fishekët nagantit të tij që rrinte gjithmonë mbushur”!? “Kush e shtyri nipin të bëhej kriminel dhe të vriste xhaxhanë”?!…

Nuk  do shumë mend, ishte Sigurimi i Shtetit ai, që, pas dy atentateve të dështuara, organizoi të tretin, një grindje artificiale me nipin, që ai më në fund ta vriste. E vërteton këtë edhe ecuria e mëtejshme e nipit vrasës: Në fillim u dënua nga gjykata me vdekje. Pastaj iu kthye dënimi me 25 vjet burg. Si njeriu i Sigurimit, në burg ai ishte i privilegjuar, pasi spiunonte shokët. Madje aty ai merrte edhe rrogë. Nuk bëri as gjysmën e dënimit, dhe doli.

Kjo ishte historia e luftëtarit trim, Shaban Zerecit, që u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Dhe pikërisht këtë jetë ai po kalonte mendërisht, ndërsa ishte para gjykatësve në gjyqin e inskenuar.

 

 

August 27, 2017 13:31
Komento

11 Komente

  1. ELIOT August 27, 17:39

    DHE pastaj disa cuditen qe e krahasojme sigurimin e ENVERIT ME GESTAPON … NJESOJ ISHIN SE EDHE SIGURIMI BENTE CMOS PER TE HAQUR QAFE KOT ..ME PRETEKSE BOSHE …. ME ENVERIN CDO DTE KISHTE NJE PARTIZAN NJE KOMANDANT TE VRARE E NGA 44 E DERI DITEN E VDEKJES SE DIKTATORIT ..KY ISHTE HITLERI I BALLKANIT … JO PER QE TI MBUSHET MENDJA DISVE KATUNARVE TE HUMBUR ..

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. August 27, 18:56

    Cudija,etrit e diktatures komuniste qe bene mijra krime makabre ndaj bashkeluftetareve dhe martireve te popullit shkuan,por lane pas bijte e mostrat e tyre qe nuke kane te ndalur ne ligesi,aqe shume sa ja kaluan dhe eterve te tyre deri me sot,mbi 30 mije te vrare dhe mijra te gjymtyer,nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,dhe nuke kane te ndalur,qe keron drejtesi.Mjaft me,o sot o kurre patriotet shqiptare duhen ta ngrejne me force fjanen e ty,MJAFT ME.MJAFT.Pa u denuar krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutort ne to si dje dhe sot,ne Shqiperi nuke ka as liri dhe as demokraci,por riciklim te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet nen moton,”nga eterit e diktatures komuniste,tek bijte,niperi,mbesat dhe mostrat e tyre qe mbi supe i rendojne mijra krime e superkorrupsione si autore apo bashkepuntore ne to.Vullkani popullore po vlon,ai pret vetem reformen ne drejtesi dhe vettingun te vendose pikat mbi I-ne,ndysh do te shpertheje dhe do te shkule nga rrejet keto djaj me fytyre njeriu qe ja nxine jeten shqiptareve.Besoni,drejtesia do te behet,duan apo nuke duan bijte e terve dhe mostrat e tyre,futbollit me dy porta brenda bandave kriminale korruptive roze-blu i mbaroje vaji i kandilit.Dita e gjykimit po afron.

    Reply to this comment
  3. Lisi August 27, 19:50

    Autori I shkrimit flet rramba për tamba , pa asnjë referencë në ndonjë dokument apo dëshmi të njerëzve të gjallë .
    Unë jam I paanshëm por , me sa lexova , sigurimi s’ka lidhje me vrasjen e Shabanit . Telegramin ja ka bèrë I nipi që edhe e vrau . Sigurimi , siç thotë Gaqua , e dënoi nipin me 25 vjet burg . Krimi është brënda familjes .
    Ka një mani për të nxjerrë martirë edhe atje ku s’ka .
    Sigurimi ka bërë plot pisllëqe por , këtu kemi tjetër gjë .
    Gestapo , e kanë majë gjuhës , disa !
    Gestapo janë edhe krimet e Saliut me SHIKUN e tij .
    Ka dhe të tjerë shtete , gjoja demokratike , që I përdorim metodat e Gestapos , fshehur nga opinioni publik !

    Reply to this comment
    • ELIOT April 20, 19:58

      PO LIS PO EDHE KAFEN NIPI JA HELMOI EDHE NE BURG NIPI E FUTI SE KRITIKOI DISA GJERA JO TE RREGULLTA … NUK E DI JE NAIVE APO BUDALLAQEH .POR QE S E KE KUPTUAR NJE GJE KAQ TE THJESHTE …. DHE SALIU ESHTE NGA SHKOLA E ENVERIT …QE TE VRET NATEN DHE TE QAN DITEN ..DHE KENAQEM SE CDO DITE QE LEXOJ GAZETA NGA SHQIPERIA ….DALIN SA ME SHUME KRIMET E BOLSHEVIKEVE …TE UDHEHEQUR NGA ENVERI …. SI NE KAMPET E TEPELENES ..AS QE KISHA DEGJUAR NDONJEHRE NE TIRONE ..SE ZERI I POPULLIT ..E KISHTE MENDJEN ME NA RREJTE …DHE PER GESTAPON …KA SHUME KRAHASIME TOTURASH QE JANE NJESOJ SI TE GESTAPOS …LISI …

      Reply to this comment
  4. hë për hë.... August 27, 20:57

    Gaqke, paske marre edhe ti dhe po e valvit nje flamur te leckosur, thjeshte per mode te antikomunisitit te thekur te hyske borobojkes qe çante malet dikur neper faqet e hostenkes breeee. Ce moooo. Jepi hyske jepiiii. Je kujtuar vone

    Reply to this comment
  5. demo August 27, 21:56

    Nipi ketij Shaban Zerecit,mos ka qene Ibrahim Zereci,punonte tek rruga-ura,nje spiun i deklaruar,jeton edhe sot shitet per veteran?

    Reply to this comment
  6. Bari August 28, 04:32

    A eshte e vertete kjo histori? A ka egzistuar me te vertete Shaban Zereçi? Dy fashiste komuniste qe kane marre pjese ne krime dallohen si tifoze te thekur.
    Çfar mendojne fashistet komunistet e tjere?

    Reply to this comment
  7. Arben August 28, 07:16

    VDEKJE SLLAVO-KOMUNIZMIT

    VDEKJE SIGURIMIT TE SHTETIT.

    Reply to this comment
  8. neseba August 30, 01:15

    Mbroçkulla. Përveç kontributit të tij të padiskutueshëm gjatë luftës Nac-çlirimtare asgjë tjetër nuk është e vërtetë. Fëmijët e tij janë trajtuar më së miri. Ju është dhënë e drejta në arsim Ushtri dhe sot janë rreshtuar në krahun e majtëtë forcave politike.

    Reply to this comment
  9. astrit gora August 30, 03:53

    e vetmja cete ne korce ka qene e shaban zerecit . shabani rinte ne fshatin poceste se aty kishte dhe prona , kur u krijua brigada e pare ne maker te vithkuqit u krjua nga luftetaret e shaban zerecit te skraparit te kolonjes dhe devollit shume luftetare se donin mehmetin komandant dhe nje skrapalli xhelal staravecka ka qene komandant i kompanise se pare ka thene me qe korca skrapari devolli dhe kolonja spaska nje burre te na udheheqe por u dashka nje laluc del nga reshti me arme ne krah dhe ju thote se une do kaloj me ballin pas tij shkuan dhe disa te tjere qe ketu filluan debatet dhe me shabane. kur luftonte shaban zereci lebrit dhe lalucet ishin ne gjume se po te ishin luftetare le ta krijonin brigaden e pare ne vlore apo fier por e beri korca

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim